Erleta Hoti revoltohet në Facebook

0

 

Loading...

erletahoti

Të qenët person publik nënkupton të ndash jetën private me të tjerët. E tillë është edhe Erleta Hoti, e komentuar për lidhjen me këngëtarin Kastro Zizo dhe për ekzistencën e vajzës së saj Nia nga kjo lidhje dashurie. Hoti ka rrëfyer në media fundin e lidhjes me Kastron dhe tani vazhdon jetën në Prishtinë, duke iu përkushtuar rritjes së vajzës. Jeta e saj private duket se preokupon shumë njerëz, e veçanërisht një djalë, i cili ka kërkuar sqarim lidhur me atësinë e Nias. Hoti është kundërpërgjigjur me fjalë fyese në Facebook. “Unë nuk po mundem me të shkru në publik, po pyetja ime është: a e din vajza jote kënd e ka babë?”, – është pyetja e bërë Erletës, e cila i është përgjigjur: “Pyetja ime është: a ke ndonjë kokërr mend në atë tru të djathtë, a veç ta ka bo familja sa për sy e faqe? Kur je rritë, a është përkujdes dikush për zhvillimin e inteligjencës dhe dijenisë tënde, apo të kanë lënë në livadh me e hangër dheun dhe gurin? Bashkë me pyetje ta dhashë dhe përgjigjen… Tash nëse je i mençur sa duhet e kupton, nëse jo, atëherë më dhemb shpirti përse gjendesh në këtë botë!” Këto kanë qenë komentet ofenduese dhe për më tepër agresive që Erleta ka bërë kundër një personi, të cilit mund t’i thoshte fare mirë vetëm emrin e babait të Nias së vogël.

Loading...