Babai i Anaidit: Lidhja me Joanën, shoqërore, dikush tjetër e pret jashtë

0
165

Intervistoi: Gestjana Musha

aaaa

Riza Kaloti, babai i Anaidit, në intervistë për “Standard”, tregon të fshehtat e të birit si dhe jep detaje për lidhjen serioze që ka me një vajzë jashtë shtëpisë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Reality show “Big Brother 6” është kthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm të publikut, por edhe të medias. Përqendrimi ynë këtë herë është bërë mbi personazhin më të shkathët, të zhurmshëm të këtij kompeticioni, Anaidin. Për suplementin e “Standard” foli z. Riza Kaloti, babai i Anaidit. Një zotëri fisnik, i respektuar dhe mjaft i sjellshëm. Një person tepër i komunikueshëm dhe mjaft transparent në mendimet e veta. Babai i Anaidit ndihet mjaft krenar për djalin e vet, ai nuk bën diferencime këtu, pasi për të fëmijët janë të gjithë të barabartë. Z. Riza flet se është për frymën e dashurisë me fëmijët. Për më tepër ai thekson faktin që Anaidi nuk ka asgjë përveç miqësisë me Joanën, ashtu siç mund të spekulohet. Ai zbulon se Anaidi ka një vajzë që e pret jashtë shtëpisë së “Big Brother”-it, që e do shumë. Për sa i përket sekretit, babai i Anaidit pohon se sekreti nuk është ai i pirjes së duhanit qysh në vogëli, por një tjetër. Ai kërkon që një gjë e tillë të ngelet sekret, pavarësisht spekulimeve të shumta që media ka bërë lidhur me këtë fakt, i vetmi detaj që na bëhet i ditur është që sekreti i tij lidhet me ndjenjën e humanizmit.

 

1-    Z. Riza, si ju duket Anaidi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother”?

Më duket mirë. Ai përpiqet të jetë sa më realist. Unë brenda atij subjektivitetit do të tregohem objektiv, sepse duke qenë prind, mund të mos jem shumë i saktë. Më duket një djalë i cili nuk hiqet, por përpiqet të bindë veten dhe të tjerët me ndërhyrjet, debatet, dialogët që krijon me njerëzit. Është djalë shumë social, djalë i mirë, më pëlqen.

 

2-    Jeni të kënaqur nga sjellja e tij?

Përgjithësisht po, jemi të kënaqur, nuk shoh ndonjë gjë të tepruar. Marrëdhënien me atë vajzën e shoh si diçka që nuk do të vazhdojë, nuk shoh që ka ndonjë marrëdhënie, më tepër e shoh si një ndjenjë shoqërore sesa marrëdhënie tjetër.

 

3-    Si mendoni, sjellja e tij aty brenda është njësoj si jashtë, në jetën reale?

Aty po shohim vlera të cilat ne nuk i kemi hasur në jetën reale, për faktin që pjesën më të madhe të kohës ai e kalon jashtë. Në shtëpi ai kalon një pjesë të kohës, atë pjesën familjare. Në atë pjesën familjare Anaidi është shfaqur si çdo i ri i zakonshëm, me impulsivitetin e vet, herë i qetë dhe herë impulsiv. Përgjithësisht mendojmë që do na pëlqente po të jetë kështu dhe jashtë.

 

4-    Cila është strategjia e Anaidit, sipas jush?

Strategjia e Anaidit është që të shkojë derisa të shkojë, duke mos u tjetërsuar në funksione të marrëdhënieve me të tjerët. Ky është mendimi ynë. Ne i urojmë qëndrim sa më gjatë në “Big Brother”.

 

5-    Mendoni se Anaidi ka filluar të ndjejë për ndonjë vajzë aty brenda?

Nuk më duket. Ai është tip shumë shoqëror, megjithëse i tërhequr ndonjëherë nga femrat, kjo pasi femra është shumë më e shfaqur dhe provokuese. Këtu kam parasysh lidhjen me Joanën, e cila mbase dhe ndien për Anaidin. Nga ana ime nuk shoh ndjenja tek Anaidi.

 

6-    Po relacioni me Joanën si ju duket?

Më duket një marrëdhënie kalimtare, e jo marrëdhënie shumë serioze dhe shumë e shfaqur. Nuk shoh nga Anaidi ndonjë shfaqje ndjeshmërie tejet të lartë për Joanën. Më shumë më duket sikur po u përgjigjet pasioneve të Joanës, për të mos e fyer atë vajzë. Po me ç’kam dëgjuar nga ekrani tek dhoma e fshehtë ai thotë: “Hyj singëll dhe dal singëll” dhe këtë e besoj.

 

7-    Është miqësi apo diçka tjetër?

Të them 100% e vërtetë s’e vë në dyshim, mendoj që është vetëm miqësi. Pasi Anaidin e pret dikush jashtë që e do shumë. Ai ka një lidhje serioze me një vajzë.

 

8-    Ju pohoni që Anaidi ka një lidhje serioze jashtë. Mund të ndodhë që ai të lidhet brenda?

Nuk dua ta besoj që të ndodhë dhe nuk më pëlqen që të ndodhë, sepse ajo është një vajzë që mund të meritoj më shumë sesa Anaidi.

 

9-    Si ju duken relatat e tij me banorët e tjerë?

Me uljet dhe ngritjet e veta. Shoh ndonjëherë që në një moment krijon konflikt me ndonjë nga banorët, jo për arsye taktike por sepse ashtu e mendon dhe e ndjen. Në ndonjë rast tjetër i del mbrojtje duke treguar prapë vlerat e veta. Më ka pëlqyer rasti me nominimin që Anaidi gjatë gjithë periudhës megjithëse e di sekretin nuk e ka nominuar. Kjo tregon që ai nuk është hakmarrës, por spontan.

 

10- Anaidi është një nga djemtë më të shkathët aty brenda, i tillë është gjithmonë? Apo është një taktikë e tij?

Ky është karakteri i tij, gjithmonë kështu është djalë i shkathët. Gjenialiteti i Anaidit mendoj unë si prind, është që në një periudhë shumë të shkurtër kohe merr vendime të sakta. Kjo është një karakteristikë që nuk e kanë shumë njerëz jo brenda por as jashtë.

 

11- Me kë është më i lidhur Anaidi, me ju apo nënën e tij?

Ai më i lidhur ndihet me mamanë dhe konfliktet më të mëdha me atë i ndërton. Me mua është pak më larg dhe për shkak të kohës që jam i zënë. Pastaj unë dhe gruaja jemi pak të ndryshëm, unë i përkas asaj pjesës shumë liberale, ndërsa ajo pjesës më kërkuese në familje. Kjo krijon dhe atë lidhjen, me atë shfaqet për çdo gjë ndërsa me mua është më i rezervuar.

 

12- Mësuam se sekreti i tij ishte pirja e duhanit qysh në moshën 4-vjeçare. I vërtetë është ky informacion?

Jo kjo nuk është e vërtetë, sekreti i tij nuk ka aspak lidhje me këtë. Anaidi s’ka qenë kurrë mik me duhanin, atë e përdor në situata të veçanta, nuk është i varur nga duhani. Në sezonin e plazhit për të mbajtur trupin në formë dhe për t’u dukur bukur ai nuk e përdor fare duhanin. Nuk ka asnjë lloj varësie ndaj tij.

 

13- Ndiheni krenar për djalin tuaj? Çfarë do të donit që ai të ndryshonte në sjelljen e tij?

Unë për vete ndihem krenar për djalin tim që kur është lindur, unë jam për frymën me fëmijët dhe nuk jam për marrëdhëniet materialiste, interesi. Me fëmijët unë jam i mendimit që nuk turpërohesh dhe nuk nderohesh. Nëse i do, i do, nëse nuk i do, u gjen defekte dhe të këqija sa të duash. Unë jam shumë i kënaqur me fëmijët e mi, shyqyr që i kam fëmijët e mi, jo se janë më të mirët në botë, porse janë të mitë. Kjo lloj fryme nuk më pengon të shoh defektet që ata mund të kenë. Brenda Anaidi më duket shumë mirë, pak i shpërqendruar nga kjo lidhja me Joanën, çka është e vërteta. Ishte më mirë javën e parë, por nuk e di si do të vazhdojë.

 

14- Një mesazh për të…

I uroj atë që ai pretendon. Dëshira e tij është dhe dëshira ime. Ky është urimi dhe mesazhi im.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency