Shqipëria nën ujë, harta e zonave të rrezikuara

0
159

Driçim Çaka

PERMBYRTJEDurrës, bllokohet në det trageti i nisur nga Italia

Sarandë, trageti nga Korfuzi, 3 orë në det të hapur

 

 

Dje duhet të ishte një ditë feste, gjatë së cilës shqiptarët pritej të vizitonin qytete si Tirana dhe Elbasani për të festuar Ditën e Verës. Ndryshe nga sa pritej, pjesa më e madhe e vendit në mesditë ishte krejt e përmbytur. Rrugë të bllokuara, rrëshqitje dherash, deti 8 ballë bllokuan qytete si Durrësi, Vlora, Përmeti dhe Kamza. Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, shirat filluan pa pushim nga jugu në veri. Tri portet e vendit pezulluan punën për shkak të dallgëve që arrini 7 dhe 8 ballë. Sipas informacioneve nga Saranda, një traget që bënte linjën Korfuz – Sarandë është bllokuar për disa orë në mes të detit derisa fatmirësisht arrit në portin e jugut. Më kritike ka qenë situata në dy portet e tjera, atë të Vlorës dhe të Durrësit.

Vlora në kolaps

Deti 7 ballë ka detyruar drejtuesit e portit në Vlorë të pezullojnë totalisht punën. Asnjë traget nuk niset për në Itali si dhe portet e Brindisit dhe Barit nuk kanë lejuar nisjen e udhëtarëve për në vendin tonë. Vetëm era në det ka kapur shpejtësinë 65 km/orë, ndërsa dallgëzimi në gjirin e Vlorës arrinte 6 dhe 7 ballë. Në Vlorë janë bllokuar dhe anijet e peshkimit të cilat nuk janë lejuar nga autoritet vendase të dalin për peshk. Përveç situatës në det një gjendje e pazakontë ka përfshirë dhe qytetin ku moti i keq ka rrëzuar pemë dhe ndërprerje të energjisë. Po kështu janë ndërprerë sinjalet telefonike dhe transmetimet televizive. Në portin e Shëngjinit situata është më problematike. Të dhënat nga kapiteneria bëjnë të ditur se gatishmëria është në nivelin e alarmit të stuhisë. Forca e detit në portin e Shëngjinit është 8 ballë, ndërsa shpejtësia e erës 17 metër në sekondë. Për shkak të erës, asnjë anije nuk është lejuar të dalë në det që nga mbrëmja e ditës së mërkurë. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, lumi i Vjosës ka filluar të shkaktojë dëmet e para në banesa. Në Komunën Novosel të Vlorës rreth 30 banesa janë përmbytur, ndërsa ka filluar evakuimi i njerëzve. Deri në mbrëmje është mundësuar evakuimi i 10 familjeve dhe pritet që këtë fat të kenë edhe 20 familjet e tjera.

 

Durrësi i bllokuar

E njëjta situatë si në Vlorë ka përfshirë dhe portin e Durrësit, që për shkak të erërave të forta, ka ndalur lundrimin në det. Trageti i linjës Durrës – Brindisi i parashikuar për t’u nisur sot në mëngjes është ndalur nga kapiteneria duke mos lejuar nisjen drejt Italisë. Po kështu peshkarexhat nuk janë lejuar të dalin në det pasi shpejtësia e erës arrinte 60-65 km/orë. Dy tragetet e nisur nga Bari për në Durrës kanë hasur një situatë të pazakontë. Njëri prej tyre ka mbërritur në port pasi një lundrimi të rrezikshëm ku udhëtarët janë frikësuar jo. Trageti tjetër për shkak të kushteve tejet të vështira ka pritur disa orë në mes të detit për përmirësimin e kushteve atmosferike. Për shkak të kohës së keqe e bllokuar rezulton flota e peshkimit të Durrësit, e cila deri në mbrëmje ka qenë në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike. Kapiteneria e portit ka urdhëruar të gjitha anijet që janë në lundrim që të strehohen në gjire të sigurta deri në përmirësimin e motit. Përveç detit, rrëshqitjet në Kodrën e Currilave në Durrës kanë sjellë bllokimin e rrugës. Rruga qarkullon vetëm në njërin krah dhe policia rrugore është e pranishme në të gjithë zonën.

Përmbytje në Përmet dhe Korçë

Shirat e shumtë dhe pa pushim kanë shkaktuar rrëshqitjen e masiveve me inerte në segmentin rrugor Këlcyrë – Përmet. Për këtë arsye u paralizua për disa orë qarkullimi i automjeteve në këtë aks, deri në ndërhyrjen e fadromave që bënë të mundur lirimin e rrugës. Sipas policisë, në rrugët e Përmetit duhet bërë më shumë kujdes nga ana e shoferëve, pasi rrezikohen rrëshqitje në çdo moment. Ndërkohë, në Korçë fusha e Maliqit është përmbytur totalisht. Shiu ka përmbytur vatra të konsiderueshme toke, por më problematike paraqitet situata në tokat bujqësore pranë Pyllit të Fazanëve, ku kalon dhe lumi Devoll.

Kujdes

Situata në rrugët e Shqipërisë pritet të jetë në kushte të vështira gjatë ditës së sotme dhe nesër. Reshjet e shiut pritet të pushojnë mbrëmjen e sotme, ndërkohë që gjatë ditës pritet një rrebesh. Shoferët dhe shtëpitë që janë nën rrezik për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe duhet të kenë kujdes sidomos gjatë natës. Sipas Shërbimit Meteorologjik, moti i keq do të vazhdojë deri në fundjavë, ndërsa pas të dielës do të kemi përmirësim të kushteve atmosferike.

 

 

Kamëz, përmbyten 1 mijë banorë, fryhet Lana

Pellgjet e ujit janë gjendur ditën e djeshme në çdo qytet, por më kritike ka qenë situata në qytetin e Kamzës. Banesat e rreth 1 mijë banorëve u gjendën dje në një gjendje kritike, pasi uji ka hyrë në katet e para të banesave, duke dëmtuar, përveç oborreve, orenditë e shtëpive edhe mallrat e disa bizneseve. Situata më kritike është në Valias, aty ku përmbytjet janë më të përshkallëzuara.

Lana
Ditën e djeshme, edhe lumi i Lanës ka dalë nga shtrati. Në rrjedhën përgjatë Tiranës, Lana është fryrë në maksimum, aq sa ka kapur kufirin maksimal. Problemi më i madh me lumin u paraqit te “Pallatit me Shigjeta”, aty ku niveli i ujit është më i lartë. Ndërkohë, në Burrel, era e fortë ka rrëzuar dy shtylla të tensionit të lartë në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve, duke lënë pa energji një pjesë të qarkut të Dibrës. Momentalisht po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.

Fushe-Krujë

Në Fushë-Krujë lumi i Ishmit ka dalë nga shtrati duke rrezikuar fshatrat Mallkuq, Derven dhe Bubq. Për pasojë janë përmbytur toka bujqësore, ndërsa nëse reshjet vijojnë me intensitet rrezikohen të përmbyten edhe banesat.

Gjirokastër-Tepelenë

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi qarkullimi në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Rruga është mbushur me ujë dhe kalohet me vështirësi. Në aksin rrugor Gjirokastër-Këlcyrë ka rrjedhje të ujit nga mali.

 

PS reagon

Sa për objektet që Saliu i inauguron dy herë, veç shkollave janë dhe rrugët, këtë herë jo në fillim të punimeve dhe në fund të tyre, pak më ndryshe… Bëhet fjalë për urën Belin – Kallm në rrethin e Fierit, investim privat në fakt, të cilin Sala e inauguroi një herë nga Belina dhe pastaj nga Kallmi. Këtij nuk do t’i heqim vetëm gërshërët nga duart, po do t’i vëmë finishin përgjithmonë më 23 qershor!”, – shkruan deputetja e PS-së, Ermonela Felaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency