Marselini, përgjegjësi prindërore

0
128

 

marseliniMarselini i tregon Elenës rreth sakrificave që ai ka bërë në jetë si edhe për mënyrën se si ka ikur në Itali. Më pas ai del në kopsht me Anaidin dhe Joanën për të pirë cigare. Ai pohon se i ha këmba e majtë dhe parandien daljen nga shtëpia këtë javë. Banorët qeshin, ndërsa Anaidi e këshillon që të mos i mendojë seriozisht këto gjëra. Ai u tregon banorëve për planin që ka për të filluar punë sapo të dalë nga shtëpia, duke thënë se djali e detyron që të marrë ca vendime, të cilat nuk do t’i merrte nëse do të ishte ende pa të. Anaidi e mbështet, duke thënë se fëmija kërkon përgjegjësi nga ana e prindit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency