Pensionistët, dokumentet që vërtetojnë vitet e punës, formularët që duhen plotësuar

0
132

Për ata të moshuar që kanë punuar në vitet e komunizmit, kërkohet vjetërsia e punës që nga fillimi i punës e deri më 31.12.1993

 

pensionistetPër të njohur vitet e punës dhe vitet e kontributeve nuk mjafton vetëm libreza e punës, ku janë të renditura të gjitha vitet, por një sërë dokumentesh, të cilat vërtetojnë daljen në pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën më dije se formularët e mëposhtëm duhet të tërhiqen nga çdo individ që del në pension dhe duhet përgatitja e çdo dokumenti për marrjen e pensionit në kohë. Vetëm për kërkesën paraprake të pensionit duhen 13 dokumente, duke filluar nga deklarata për vitet e punës deri te diploma e shkollës së lartë (për gratë). Formularët e mëposhtëm kërkohen në zyrat përkatëse të sigurimeve shoqërore, gjithmonë në zyrën ku të moshuarit janë të regjistruar.

Formularët

Formularët plotësohen nga vetë të moshuarit, të cilët do të përfitojnë pensionin. Menjëherë pas plotësimit të dokumenteve, çdokush shkon e i dorëzon në zyrën përkatëse dhe më pas fillon procedura për vërtetimin e çdo dokumenti. Duhet theksuar se në vitet e fundit ka pasur disa persona, të cilët kërkonin të abuzonin me ligjin, por për shkak të kontrolleve të rregullta nuk kanë arritur të marrin përfitimin e palejuar. Për sa i përket formularit për caktimin e pensionit, të dhënat duhet të plotësohen me saktësi. Gjithashtu, është e rëndësishme që deklarimet të mbështeten me dokumentet që administron kërkuesi. Aplikuesit dorëzojnë në organet e sigurimeve shoqërore certifikatë lindjeje. Për çdo aplikues bëhet verifikimi i certifikatës së dërguar, me regjistrin e shtetasve të gjendjes civile. Për ata të moshuar që kanë punuar në vitet e komunizmit, kërkohet vjetërsia e punës që nga fillimi i punës e deri më 31.12.1993. Pas vitit 1993 dhe në ditët e sotme, janë në fuqi librezat e reja, ku janë të shënuara të gjitha të dhënat.

Dokumentet për kërkesë paraprake

-Deklaratë për vitet e punës

-Fotokopje e kartës së identitetit ose certifikatë lindjeje personale me fotografi

-Certifikatë martese (për mbiemrin para martese për kërkueset femra)

-Fotokopje e librezës së punës

Fotokopje e librezës së kontributeve (pas vitit 1993)

Vërtetim për pagat pas vitit 1993 (formulari tip)

Vërtetim nga arshiva e DRSSH-së për vjetërsi në punë

Vërtetim nga agjencia për derdhjet, si i vetëpunësuar në bujqësi

Vërtetim nga dega ushtarake për kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak

-Dëshmi penaliteti për të përndjekurit politikë

Vërtetim i kohës së vuajtjes së dënimit për të përndjekurit politikë

-Diplomën e shkollës së lartë (për gratë)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency