Info/kult 14 mars 2013

0
158

mozaikHadrianopolis, të rejat nga qyteti romak

Rezultatet e kërkimeve arkeologjike 2005-2010 në Hadrianopolis do të paraqiten në volumin Hadrianopolis II, nën kujdesin e Roberto Perna, Dhimiter Çondi.

Të shtunën në mjediset e Institutit Italian të kulturës ky volum do të ketë prezantimin ku do të jenë të pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka dhe Dok. Shpresa Gjongecaj, drejtoreshë e Institutit Arkeologjik në Tiranë. Në vitin 2005, Universiteti i Macerata-s dhe Instituti Arkeologjik i Tiranës kanë filluar një bashkëpunim shkencor, të mbështetur edhe nga dy Protokollet e bashkëpunimit të nënshkruar midis dy Instituteve në vitet 2006 dhe 2009. Ky bashkëpunim është bërë efektiv falë realizimit, nën drejtimin e R. Perna dhe Dh. Condi, të gërmimeve në qytetin romak të Hadrianopolis-t (Sofratikë) si dhe në komplet luginën e Drinos. Ne fakt kemi të bëjmë me një sit të ri arkeologjik, pasi deri tani njihej vetëm Teatri, i nxjerrë në dritë gjatë kërkimeve të kryera në fillim të viteve ‘80, përveç nekropolit, i gjetur rastësisht. Sot, pas shtatë vitesh kërkimi dhe në pritje të publikimit të detajeve të hetimeve stratigrafike, puna, që paraqitet këtu, synon të propozojë një përmbledhje të parë të të dhënave kryesore dhe të shumta të fituara nga viti 2005 deri në 2010, në mënyrë që të kontribuojë edhe në një botim paraprak i cili do të jetë objekt ndryshimesh dhe thellimesh, për rindërtimin historik të territorit.

 

 

Akademia “Marubi”, çfarë bën një ekip gazetarësh!

Një ekip gazetaresh nga televizioni i Katalanës arritën që me filmimet e tyre arritën të çlironin fatin e disa familjeve kubaneze. Bëhet fjalë për filmin spanjoll “Balseros”, që shfaqet të premten në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, produksion i vitit 2002 me regji të Carles Bosch, Josep Maria Doménech. I nominuar për çmimin Oscar për dokumentarin më të mirë 2004, gjithashtu fitoi kandidaturën Goya për dokumentarin më të mirë duke u pasuar dhe me çmime kombëtare filmi bën fjalë për një ekip gazetarësh nga televizioni i Katalanës të cilët në verën e vitit 1994, filmuan dhe intervistuan shtatë kubanë dhe familjet e tyre. Disa kohë më vonë, në kampin e refugjatëve të gjirit të Guantanamo, gazetarët ishin në gjendje të gjenin ata që ishin shpëtuar në det. Familjet e tyre ende në Kubë pa asnjë lajm prej tyre, përveç në rastin e një gruaje që kishte qenë e detyruar të kthehej në territorin kuban. Shtatë vjet më vonë pasi ishte nisur në ujërat e ngushticës së Florida në kërkim të një ekipi ëndërr, Balseros bashkohet me këto personazhe për të zbuluar se cili ka qenë fati i tyre.

 

Elmaze Nura, drejtorja e re e Teatrit Kombëtar

Elmaze Nura është emëruar dje zyrtarisht drejtore e re e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Mandati që do të nënshkruajë me Ministrinë e Kulturës është katërvjeçar, meqenëse Zyra ligjore e Ministrisë së Kulturës i ka dhënë Nurës dritën e gjelbër për drejtimin e TKK-së.

Ndërkohë, Agjencia Kundër Korrupsionit ende nuk ka publikuar ndonjë ndaj ankesës së ushtruar nga ish-drejtoresha e TKK, Burbuqe Berisha, e cila është ankuar për konflikt të interesi gjatë përzgjedhjes së Nurës në krye të TKK-së, me arsyetimin se ata që e përzgjodhën janë vartës së saj në Akademinë e Arteve, ku Nura ligjëron. Sipas mediat kosovare, sekretari i përhershëm në Ministrinë e Kulturës, Veton Firzit, Ministria mund të përballet me një situatë të re vetëm nëse Agjencia kundër Korrupsionit konstaton ekzistimin e konfliktit të interesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency