Liga e Kampioneve Barça i ul “kreshtën” Milanit, Shalke 04 bën “harakiri” në Gelsenkirshen

0
98

 

this is barça

Tifozët vendas që asistuan në “Camp Nou” panë tymin e bardhë. Ndërkohë që për miqtë “flaka” e Barçës nuk doli as me ngjyrën gri. Kësaj radhe Milani, ndryshe nga kardinalët që do të mblidhen sërish për zgjedhur Papën, nuk ka më mundësi që të rikuperojë atë dramë që i ndodhi mbrëmë. Barcelona ka mbajtur premtimin që u kishte bërë tifozëve për një përmbysje historike, duke mundur 4-0 Milanin dhe duke kaluar në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Katalanasit kanë dominuar ndaj skuadrës italiane që ka menduar më shumë të mbrojë rezultatin 2-0 të ndeshjes së parë, por është ndëshkuar në mënyrë të pamëshirshme për çdo gabim që ka bërë. Pa filluar mirë ndeshja, që në minutën e 5-të është Mesi që ndez entuziazmin e vendasve me golin e tij pas kombinimit me Iniestan. Milani kthehet në mbrojtje dhe thuajse nuk arrin të dalë nga zona e vet falë një presingu të jashtëzakonshëm të katalanasve. Italianët humbin mundësinë e artë për të siguruar kualifikimin në minutën e 39-të dhe ndëshkohen përsëri nga Mesi. Niang përfiton nga një gabim i Maskerano dhe shfaqet para Valdes, por gjuajtja e tij ndalet nga shtylla. Topi kalon në anën tjetër të fushës, kur përsëri një kombinim Iniesta-Mesi sjell golin e radhës të argjentinasit, i 58-ti në Ligën e Kampioneve, duke u bërë golashënuesi më i mirë i këtij aktiviteti. Tani kualifikimi është plotësisht i hapur për të dy skuadrat, por Barcelona ka avantazhin e euforisë dhe përfiton më së miri nga gabimi i radhës i prapavijës kuqezi në minutën e 9-të të pjesës së dytë kur Vija dërgon topin në rrjetë për të çuar në tre numrin e golave.Reagimi i kuqezinjve është shumë i dobët dhe katalanasit arrijnë të administrojnë këtë rezultat falë lojës së tyre tipike me mbajtjen e gjatë të topit, ndërsa mbyllin gjithçka në minutat shtesë, kur Hordi Alba firmos golin e 4-0 që çon Barcelonën përfundimisht në çerekfinale. Katalanasit duket se kanë rifituar gjendjen e duhur shpirtërore për të mbyllur përsëri mirë sezonin, ndërsa Milani largohet kokulur nga “Camp Nou”, duke dhënë thuajse asgjë nga ajo që kishte shfaqur në ndeshjen e parë. Edhe takimi i dytë i mbrëmjes së djeshme dhuroi shumë surpriza. Në Gelsenkirshen, shalke bëri harakiri përballë Gallatasarait që u kualifikuar edhe pse në Turqi nuk mundi të marrë dot më shumë se një barazim 1-1 përballë “minatorëve”. Sa i përket takimit të mbrëmshëm ishin vendasit që nisën shumë mirë pasi gjetën avantazhin që në minutën e 16’ më anë të Roman Nojshtedeterit. Atëherë kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për ekipin e Kellerit (teknikut iu desh të improvizonte pasi në vend të Huntelirit të dëmtuar aktivizoi Pukin) ishte një gol i ishit të tmerrshëm, Hamit Altintop që rihapi gjithçka vetëm 8 minuta nga fundit i  pjesës së parë. kjo e fundit nuk do të ishte pozitive për gjermanët që në të 43’ minutë do të merrnin edhe golin e dytë. Ishte Byrak Ylmaz ai që ia bëri pothuaj se të pamundur kualifikimin vendasve që për të arritur çerekfinalet i duhej vetëm fitorja. Në fraksionin e dytë “blutë mbretërorë” u hodhën të tërë në sulm por gjetën vetëm një gol. shpresat e vendasve i mbajti gjallë Mishel Bastos që në minutën e 63’ riktheu ekuilibrat. Në minutat e fundit Shalke tentoi që të çante Gallatën me anë të harkimeve nga krahët por më kot. Skuadra e Fati Terim arriti që të me anë të një kundërsulmi mjeshtëror  të godiste “për vdekje” minatorët. Në minutën e  95’ Umut Bulut çoi në qiellin e shtatë turqit që tani janë pjesë e tetë skuadrave më të mira të Evropës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency