Financimi i arsimi të lartë, universitetet private do të fitojnë miliona euro

0
142

Driçim Çaka

universitetSipas disa burimeve të “Standard”, skema e re e financimit është propozuar nga drejtuesit kryesorë të universiteteve private dhe janë këta drejtues institucionesh që do të tërheqin fondet e qeverisë.

 

Skema e paralajmëruar nga ministri i Arsimit Myqerem Tafaj pak ditë më parë ka hedhur pikëpyetje lidhur me të ardhmen e arsimit në vend. Në një kohë kur studentët turren pas dyerve të privatëve për të marrë një të ashtuquajtur diplomë, është gati një skemë që pritet t’u japë më shumë rëndësi universiteteve private sesa universiteteve publike, që për vite me radhë kanë nxjerrë elitën drejtuese të vendit. Thuhet se fondet publike do t’u japin vetë studentëve për të zgjedhur mes 2 alternativave: publik apo privat. Por pyetjet që shqetësojnë sot specialistët e arsimit në vend janë disa. Përse ky ndryshim radikal i sistemit arsimor? Ku është bazuar ky sistem për t’u zbatuar në Shqipëri dhe më e rëndësishmja, kush përfiton nga financimi i arsimit të lartë?

 

Financimi

 

Duke hedhur një sy në sistemet arsimore të vendeve të rajonit, si Kosova, Serbia, Greqia, Kroacia, Maqedonia dhe disa vende të tjera, pamë se asnjë prej tyre nuk e zbaton këtë sistem. Duke pyetur disa zyrtarë pranë Ministrisë së Arsimit, askush prej tyre nuk dëshironte të prononcohej duke thënë se “ende nuk është vendosur asgjë” dhe se “mënyra e financimit është ende në proces diskutimi”. Sipas disa burimeve të “Standard”, skema e re e financimit është propozuar nga drejtuesit kryesorë të universiteteve private dhe se janë këta pronarë universitetesh që do të tërheqin fondet e qeverisë. Burime të gazetës theksojnë se me këtë skemë rrezikohet seriozisht arsimi publik, pasi nuk do të kemi më të njëjtin interes që ka sot. Të gjitha vendet e rajonit i japin përparësi studimit në shtet, ndërkohë që arsimin privat e shikojnë si një mundësi shtesë. Me këtë ndryshim Shqipëria do të jetë një ndër vendet e para që merr rrezikun të rendisë universitetet private si parësore ndaj universiteteve publike.

 

Përfitimi

 

Shifrat e fitimit të universiteteve private në ditët e sotme kapin shifra stratosferike. Pavarësisht nga numri i studentëve, fitimet janë shumë të larta, pasi shuma që paguhet, llogaritet të jetë nga 2000-6000 euro për një vit studimi. Interesimi për privatët është gjithmonë në rritje pas publikimit të fituesve të Maturës Shtetërore, pasi të gjithë ata të rinj që nuk fitojnë, shkojnë për të studiuar në privat. Cilësia krahasuar privatët me universitetet publike ka një hendek të madh, hendek që është pranuar dhe nga vetë drejtuesit e Ministrisë së Arsimit. Me financimit që do t’u bëhet studentëve pjesa më e madhe e tyre pavarësisht nëse mësojnë ose jo do të zgjedhin universitete private, pasi kërkesa është shumë herë me e ulët krahasuar me shtetin dhe në një kohë kur paratë do t’i paguajë shteti atëherë do të ishte më e lehtë për të rinjtë. Një universitet privat me financimin e arsimit të lartë pritet të 10-fishojë fitimet në një kohë, kur diplomat në vendin tonë merren direkt nga Italia, në një kohë kur diplomat merren me 7 mijë euro pa shkuar në mësim, në një kohë diplomat në universitet më të mira private merren vetëm duke shkuar në klasë. Po cilësia ku do të jetë?

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency