Qyteti i parë në botë që ndalon çamçakëzët

0
128

qytettiMilton Keynes u shndërrua në qytetin e parë në Britaninë e Madhe, i cili ndalon me ligj konsumimin e çamçakëz. Në bazë të këtij ligji vendor, të imponuar nga bashkia e qytetit, kushdo që do të kapet duke u mbllaçitur do të gjobitet. Vendimi u mor pasi çamçakëzët e hedhur në rrugë u shndërruan në një shqetësim madhor për qytetarët. Në shëtitoren kryesore të qytetit, të ndodhur pranë Uimbëlldonit, në Bakingemshajër, në rrugën e shtruar me pllaka me dimensione 30×30 cm secila, gjenden mesatarisht 22 çamçakëzë të ngjitur për pllakë. Mbështetësit e heqjes së çamçakëzëve nga qarkullimi argumentuan ndalimin me shqetësimin që i krijon qytetarëve dhe koston që duhet të përballojnë kompanitë e pastrimit të qytetit, për të pastruar në mënyrë të vazhdueshme pllakat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency