Jonilda e BB6 i nënshtrohet operacionit

0
162

jonilda Konkurrentja e Big Brother Albania 6, Jonilda, ka lënë shtëpinë e Biog Brotherit, ditën e shtunë në mbrëmje, për t’iu nënshtruar një operacioni plastik. Të gjithë banorët nuk janë në dijeni të këtij fakti, duke besuar largimin përfundimtar të konkurrentes. Madje, ky largim ka shkaktuar dhe pakënaqësi tek banorët e fakt ky që u bë i ditur nga emisioni “Fan Club”. Operacioni u realizua në një ndër klinikat private të kryeqytetit, me sukses. Jonilda tashmë ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore dhe ndihet mjaft e lumtur që iu nënshtrua një operacioni të tillë. Tani pritet të shohim kthimin e Jonildës brenda shtëpisë si dhe reagimin e banorëve të tjerë. Kjo ndërhyrje për të gjithë ata që nuk e dinë, u bë në gjoks për të rritur përmasat e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency