Japoni, kamionët lëvizin pa shofer

0
148

 

kamionw pa shofer

Google me partnerët e vet anembanë botës tashmë është duke zhvilluar sistemet të cilat do të drejtojnë automobilat në vend të njerëzve, ndërsa një organizatë shtetërore në Japoni tashmë është duke shfrytëzuar një teknologji të ngjashme për transport me kamionë të mëdhenj. New Energy and Industrial Technology Development Organization (NEDO) ka programuar konvojin e vet prej katër kamionësh të cilët qarkullojnë në distancë prej katër metrash njëri pas tjetrit. Në këtë mënyrë zvogëlohet dukshëm rezistenca e ajrit, dhe me këtë edhe shpenzimi i lëndës djegëse. Në vitin 2010 Organizata NEDO kishte prezantuar një sistem të ngjashëm me tre kamionë të larguar 15 metra larg njëri-tjetrit. Tri vite më vonë, ky karvan është bërë akoma më efikas. Televizioni japonez NHK thekson që ky plan mund të zvogëlojë shpenzimin e karburantit për 15 për qind. Në këtë karvan prej katër kamionësh, i pari vozitet nga njeriu, ndërsa tre të tjerët e përcjellin atë. Një teknologji të ngjashme shfrytëzon edhe ushtria amerikane, por kamionët që shfrytëzojnë teknologjinë e organizatës NEDO mund të voziten edhe vetë, sipas nevojës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency