Debat për 7 dhe 8 marsin

0

fugaArtan

Loading...

(Facebook Artan Fuga)

 

Edhe me festën e 8 marsit ndodh sikurse me të gjitha festat e tjera qytetare, tradicionale, fetare apo politike. Ruhet data e një feste të vjetër, por çdo shoqëri i jep një vlerë dhe përmbajtje tjetër nga sa ajo ka qenë në formën e vet fillestare.

Dita e 8 marsit fillimisht në Amerikë dhe pastaj në vende të tjera perëndimore simbolizonte një ditë që lidhej me përpjekjet e emancipimit politik dhe social të grave dhe të vajzave. E drejta për votën, për t’u përfaqësuar e zgjedhur në funksione publike, për barazi në familje e profesion etj.

Mirëpo përgjatë viteve të monizmit në vendet e lindjes dhe kështu edhe në Shqipëri interesi politik ishte që të ruhej dita, sepse ajo përkujtohej në të gjithë botën, por të ndryshonte përmbajtje. Kështu gradualisht kuptimi i ngjarjes dhe i simbolit nisi të ndryshojë. Ishte e qartë që politika e kohës nuk pranonte që te drejtat e grave të vinin nëpërmjet luftës së pavarur nga ana e vet grave, por si të dhuruara nga partia në fuqi.

Dy ishin ndryshimet e mëdha.

E para, që nga një ditë përkujtimore dhe simboli të konsiderohej si një ditë feste. Pra, si një ditë që kujtonte arritjet dhe nuk rivendikonte asgjë.

Festë.

Ndryshimi i dytë vinte sepse ngjarja simbolike përkujtohej tani në forma nostalgjike, jo si një dite për të drejtat e femrave, por si ditë e vlerësimit dhe e dashurisë e respektit të burrit ndaj gruas së vet, e fëmijës ndaj nënës së vet, e burrave në qendrat e punës ndaj punonjëseve femra, gra a vajza. Gjithçka bëhej për ta zhveshur ngjarjen nga përmasat e veta politike dhe për ta trajtuar atë në planin e ndjenjave humane, të dashurisë e vlerësimit sentimental, gati në një festë familjare me disa zgjatime edhe në qendrat e punës. Ngatërrohej simboli me ndjenja ndaj nënës dhe gruas si bashkëshorte.

Sigurisht nuk ka asgjë të keqe edhe kjo, por, nuk është rasti i mirëfilltë i simbolit të ditës.

Me ndryshimeve e rendeve politike dhe shoqërore, përsëri kuptimi i festës ndryshoi, dhe brenda një shoqërie konsumi, 8 marsi mori edhe pamjen e një dite ku konsumohet në restorante, bizhuteri, etj, për dreka dhe dhurata për gratë, etj.

Në të gjitha rastet ajo që ka munguar dhe mungon është pikërisht mobilizimi nga gratë dhe vajzat, nga poshtë, nga organizatat politike dhe sociale a kulturore të grave, për të formuluar saktë kërkesa për të zbutur dallimet sociale, politike, kulturore që e nënvleftësojnë femrën në një shoqëri maskiliste.

Ditës së 8 marsit i ka ndodhur ajo gjë që i ndodh çdo ditë simbolike me kalimin e kohës. Festat fetare krishtere bien në një pjesë të rëndësishme në ditë festash hebraike, por kuptimi i tyre i brendshëm ka ndryshuar.

 

—————————————————————————

Dita e grave apo festa e nënës, nuses, e zyshës kujdestare etj?

Sms nga Qenan K.:

—————————————————-

“8 marsi është edhe ditë për gratë që janë nëna, por jo si nëna, në fakt si femra. Eshtë dita për të drejtat e femrave, ndërsa ideologjia leninisto-staliniste e ktheu nga një ditë simbolike në “festë” (hajde kërcejmë “danz” gra me gra), dhe nga ditë politike për të drejta e barazi në festë dashurie të fëmijve për nënën, të burrit ndaj nuses së vet, pra e devijoi drejt një marrëdhënie sentimentale, shumë të rëndësishme, por pa lidhje me këtë ditë.

Urojeni nënën se meriton cdo gjë, cdo gjë është pak për të bërë për të, por jo si nënë, si femër që ka nevojë për shumë të drejtaHaut du formulaire

  •  Admand: Bukur

Edmond: e drejta e kerkuar e mohuar eshte e mohuar, ndersa e drejta e pa kerkuar e mohuar nuk eshte kerkuar per tu mohuar.

Rezarta: o sa bukur e keni thene profesor. A mund t’i bej share?

Gledis: Femrat mezi e presin kete dite, jo per te kerkuar te drejtat e mohuara (qe per mendimin tim nuk u mohohet asgje ne kete kohe) por per ta pasur pushim e per te festuar, pa harruar dhe marrjen e ndonje dhurate. Pra, kjo tregon qe tashme femrat kane te drejta te barabarta e s’kane me asnje kerkese

Eridon: Po vertet,madje disa akoma se ndajne kte lidhje…

Ridvan: 8 Marsi ka lidhje si ngjarje me djegien ne nje fabrike te grave ne Cikago …e gjithe bota perendimore proteston per te drejtat e grave ndersa ne bota lindore filloj me festime kete date se grate ne lindje e sidomos ne Shqiperi nuk kane asnje problem dhe i ” gezojne tere te drejtat “…..Nuk e di mire por grate sot a duhet te festojne duke mbushur klubet apo duhet te protestojne per te drejtat e tyre , etj????

Iv E Ns: Rreth 500 vjet nen osmanet, rreth 50 vjet nen ideologjine qe ju e perbuzni,mbi 20 vjet nen grykesine qe polli ajo ideologji…jepini kohe edhe fasades per te drejtat te grave.Ato jane fituar me kohe,por zbatimi ne realitet deshton per shume e shume arsye.Ta gezojne 8 marsin femrat e Shqiperise.

Megi Megii / SAKTE

Eda:Eshte i drejte perdorimi i fjales “femer” Profesor?

Artan Fuga: Pse jo Eda?

SMS nga Qenan K.

Rezistoni! Mos u bëni zyshave dhurata sot dhe asnjëherë!

As grave sot!

A të fejuarave sot!

Kanë nevojë për të drejta, jo për buzëkuqë sot!

(Nënave bëjuni dhurata mundësisht çdo ditë, edhe sot, po fshehurazi, nën dorë!)

Haut du formulaire

  •  Dorela : Epo ne ato te drejtat eshte dhe e drejta per te pas nje buzekuq dhurate nga te dashurit e zemres

Gledis : Te sillesh mire e ta puthesh cdo dite, a quhet dhurate?

Artan Fuga: Ashtu kanë mësuar Dorela, që në vogli transformojmë të drejtat politike që shiten e blihen me buzëkuqa. Nuk kanë asnjë lidhje, biles është e kundërta.

Eri: Jo vetem sot…por ne cdo feste…me kap nje trishtim qe s.e spjegoj dot

Gledis: Buzëkuq thote Dorela por t’i blesh te dashures buzekuq ta perplas ne surrat e te thote: me nje buzekuq 300 leksh do me te mashtrosh ti mua? (e censuruar)
Edmond : Më shume se te drejta femra kerkon ilizionin qe i jep pasqyra magjike. ilizioni: me mire 1 dite ne vit ne qender te vemendje se sa perdit larg pasqyres.

Artan Fuga: Eri, ja ta shpjegoj une qe ta heq pak merzine, nuk ke faj, i kane hequr kuptimin festes. Keshtu ndodh me cdo feste, i heqin kuptimin. Na nji buzekuq dhe ik shko fshih buzet, shko edhe ne danz e kerce lme shoqet. Cfare mos merzitesh.

Eri: Kte shkruajta dje ne status dhe mu versulen hahaaaa, e fshiva…. Megjithate, une jam nga ato femra qe s,kam pritur asgje nga askush, dhe marrja persiper e cdo gjeje ne jete, me le vetem ne shume raste….

Dorela : Nuk ka lidhje buzekuqi apo dhuratat e tjera une fola ne aspektin personal nuk kam cti kerkoj djalit tim te drejta politike apo babait … une jetoj e lumtur ne ate boten e vogel timen personale …

Artan Fuga: Nuk ka gje me te rrezikshme Eri, sa te hedhesh ne erë stereotipin dhe paragjykimin një njeriu. Ti e cliron, ai të hidhet në fyt: Pse më prishe qetësinë time shekullore? Liberatorët e mëdhenj ja pse urrrehen shumë edhe nga ata të cilët kanë çliruar! Ruaju nga ai të cilit i jep lirinë në mënyrë menjëhershme!

Anjeza: Sikur te flitej per te drejtat me shpesh ndoshta do mundnim ta festonim 8 marsin pa bere politike. Vjen nje moment qe duhet te vendosesh te gezohesh dhe ti gezohesh dites dhe te jesh mironjohes. Ti shpetosh mocalit te pakenaqesise, inatit dhe iluzioneve boshe. Sot ato gra qe shkojne te kercejne dans qe hane nga Liqeni dhe qe marrin nje buzkuq per dhurate ndihen te lumtura e sot une sdua tua prish Kete kenaqesi duke ua zhvleresuar edhe ate buzkuq te qelbur. Neser kur ato Jane aty dhe Jo me me qender te vemendjes, aty mund te flas. Po jam nje e thjesht, ju profesor keni ze, apo jo?! Kjo dite edhe pse e zhvleresuar nga ata qe duhet te japin nje urim e blere nga dhurata boshe smund te rregullohet me cinizmin Tim dhe as pak me te tuajin prof.

Artan Fuga: Ideja ime eshte te drejtat duhet te permenden ne kete dite, sociale, politike, ekonomike, familjare, dhe jo te kthehet ne nje festë thjesht dëfryese , ku gra dalin krah per krah me njera tjetren apo kercejne me njera tjetrën.

Une ngre zërin për te vleresuar femren ne ate qe bota e emancipuar na ka dhene shansin ne 8 mars dhe jo ta kthehjme kete dite ne nje feste me buzekuqe dhe ironi mashkullore pas krahëve.

——————————————————————

Dhuratat për zyshat kujdestare forma e parë e korrupsionit infantil:
—————————————————————

SMS nga Qenan K.:

“Mua më ka mbetur si ëndërr e keqe 7 marsi kur mblidheshim çuna goca për të blerë dhuratën e zyshës kujdestare për 8 marsin. Mirë për 7-ën, por për 8?

Se na kishin thënë se është edhe dita kur urohet zysha kujdestare.

Prapë.

Mblidheshim ne më servilat se donim nota të mira. Dikush nga ne që ishte më afër zyshës e kishte pyetur më parë se cfarë donte për dhuratë: Livando? vathë, apo lekë në dorë? Pastaj ja jepnim ditën e gabuar. Dhe ajo na përkëdhelte kokën me dashuri. Aty e mësova për herë të parë korrupsionin që e përdor në formë bakshishi tani. Zanat i bukur.

Dhe pastaj na thoshte bëni një hartim për nënat, ku nëna e tretë ishte zysha kujdestare. Nëna e parë partia (tani kemi shumë nëna), nëna e dytë (ajo që çunat e lagjes i thoshin “plaka m’shpi” dhe nëna e tretë – zysha). Nuk e di pse hartimet i bënim të gjithë për ditë sëmundjesh, bajamesh, rrufe, sëmundje të lehta që shëroheshin shpejt ose i shpiknim vetë për të mos vajt në shkollë. “Balli më digjej nga temperatura dhe nëna e dytë më vinte kompresa, i kishte thënë nënës së tretë të mos më vinte mungesa, se ajo, sipas udhëzimeve të nënës së parë kishte ndejtur në shtëpi me mua.”

Nuk e di pse na fusnin në kokë idenë se kishim shumë nëna.

Eh kujtimet e vjetra!”

Haut du formulaire

  •  Edmond : Hahahahahaaa hartimi i 3 nenave ne te vertet nuk egziston, i krijuari

Darina: I papare Q. K ..i papare

Artan Fuga: Nuk ka gje me te rrezikshme sesa te hedhesh ne erë stereotipin dhe paragjykimin një njeriu.

Ti e cliron, ai të hidhet në fyt: Pse më prishe qetësinë time shekullore? Liberatorët e mëdhenj ja pse urrrehen shumë edhe nga ata të cilët kanë çliruar!

Ruaju nga ai të cilit i jep lirinë në mënyrë menjëhershme!

Është njësoj si t’i hapësh derën e kafazit të robërisë luanit.

Hapja dhe ik!Haut du formulaire

  •  Alisa: Hahahaha shume interesante dhe e vertete, por cfare mund te ndodhe nese rri?

Eda : Cdo fjale tjeter do ishte e tepert.

Eduart : Eshte kjo arsyeja pse Shqiptaret moren liri te kushtezuar nga europa.

Ardian: “Kasollja e xha Tomit”

Klejvi : Kur i jep Lirine dikujt ne menyre te menjehershme , ai do kerkoje te rekuperoje kohen e humbur ne nje kohe te shkurter, kjo rrit shpejtesine e veprimit dhe veprimet e shpejtuara sjellin ne gabime trashanike. Pastaj mirnjohja per ate qe te jep lirine lidhet pak me Reciprocitetin….

Migen: shume e mprehte prof.

Ylli: Kjo eshte shume e bukur, per mua, eshte vertetuar gjate gjithe viteve te eksperiences time jetesore. Nje energji e tere komunikimi konsumohet shpesh ketu.

Bas du formulaire

Bas du formulaire

Bas du formulaire

Bas du formulaire

 

Loading...