The Indipedent Ismail Kadare përballë nobelistit Orhan Pamuk për çmimin britanik

0

kadareIsmail Kadare për të dytën herë kandidat për çmimin britanik. Lista e shkurtër shpallet të enjten më 11 prill, ndërsa fituesit do të nderohet në Royal Institute of British Architects në Londër, në muajin maj 2013. Në garë, 16 shkrimtarë nga e gjithë bota, mes tyre nobelisti Orhan Pamuk

Loading...

 

Këtë vit, 16 libra, në 13 gjuhë të ndryshme të botës, mes tyre edhe shqipja, përbëjnë listën e gjatë të veprave më të mira të letërsisë së huaj të përkthyer në anglisht. I themeluar nga gazeta “The Indipendent”, më 1990 si Çmimi i Letërsisë së Huaj, “The Independent Foreign Fiction Prize”, është i vetmi çmim i madh britanik që jepet për letërsinë e përkthyer në anglisht. Lista e shkurtër prej 6 titujsh shpallet ditën e enjte më 11 prill dhe fituesi, i cili i paraprin kësaj liste, do të nderohet në Royal Institute of British Architects në Londër, në muajin maj 2013.

Midis emrave të shquar të letërsisë botërore është në këtë listë fituesi i çmimit të parë inaugural “Man Booker International 2005”, shkrimtari ynë Ismail Kadare me librin “The Fall of the Stone City“ (në shqip “Darka e gabuar”, Onufri, 2009) përkthyer nga origjinali prej përkthyesit të talentuar John Hodgson. Lajmi bëhet i ditur nga botuesi i tij ekskluziv botimet “Onufri”.

Ky libër ka pasur shumë vlerësime në shtypin britanik për Kadarenë, por edhe për cilësinë e përkthimit nga shqipja. Është hera e dytë që Kadare nominohet për këtë çmim. Herën e parë kryesoi listën “The Independent 2007” pothuaj deri në fund, me librin e suksesshëm “Pasardhësi”, përkthyer në anglisht, prej frëngjishtes nga përkthyesi tjetër i Kadaresë, profesori i Princeton University, David Bellos.

Po ashtu bie në sy në këtë listë edhe nobelisti Orhan Pamuk me veprën “Silent House”.

Juria përbëhet nga pesë personalitete të shquar të botës letrare, kryesuar nga editori letrar i gazetës “The Independent”, Boyd Tonkin. Në juri është gjithashtu edhe Gabriel Josipoviç, shkrimtarja dhe gazetarja e shquar turke Elif Shafak Elif Shafak

 

Lista

 

Lista e plotë e titujve dhe autorëve është: “A Death in the Family“ e Karl Ove Knausgaard, “Black Bazaar“ e Alain Mabanckou, “Bundu“ e Chris Barnard, “Cold Sea Stories“ e Pawel Huelle, “Dublinesque“ e Enrique Vila-Matas, “HHhH“ e Laurent Binet, “In Praise of Hatred“ e Khalid Khalifa, “The Detour“ e Gerrband Bakker, “The Last of the Vostyachs“ e Diego Marani, “The Sound of Things Falling“ e Juan Gabriel Vasquez, “Traveller of the Century“ e Andrés Neuman, “Trieste“ e Dasa Drndic, “Satantango“ e Laszlo Krasznahovkai, “Silent House“ e Orhan Pamuk, “The Fall of the Stone City“ e Ismail Kadaresë, “The Murder of Halland“ e Pia Juul.

“The Independent Foreign Prize” nderon veprën letrare më të mirë të një autori i cili jeton dhe është përkthyer në anglisht nga cilado gjuhë e botës dhe botuar në Britaninë e Madhe. Çmimi ka një vlerë prej 10.000 sterlinash, e cila ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit. Në vitin 1995 ky çmim shkoi te një familje, kur përkthimi prej gjermanishtes i Michael Hoffmann për librin “The Film Explainer”, shkruar nga babai i tij, Gert Hoffmann, u shpall fitues. I vetmi fitues joevropian i këtij çmimi është Bao Ninh, me librin gjysmautobiografik , gjatë dhe pas luftës në Vietnam, “The Sorrow of War”. Dy fitues të këtij çmimi më pas u bënë laureatë të “Nobelit”: në vitin 1993 José Saramago dhe fituesi inaugural Orhan Pamuk më 1990.

 

Thaçi: Jemi pranë marrëveshjes së plotë me Serbinë

Jemi duke shkuar drejt arritjes së marrëveshjes me Bashkimin Evropian dhe Serbia gjithashtu do të detyrohet të pranojë shpërbërjen e plotë të gjitha strukturave ilegale të sigurisë në veri të Kosovës

 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka informuar kabinetin qeveritar për takimin me Kryeministrin serb Ivica Daçiç në raundin e gjashtë të bisedimeve Kosovë-Serbi, duke thënë se është gati të arrihet marrëveshje për shpërbërjen e plotë të gjitha strukturave ilegale të sigurisë në veri të Kosovës dhe ndalimin e çdo elementi serb në atë pjesë. Ai ka thënë po ashtu se asociacioni i cili pritet të formohet nuk do të ketë kompetenca ekzekutive e as legjislative. Thaçi para kabinetit qeveritar ka pohuar se Kosova përfundimisht është duke shkuar drejt arritjes së një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian, që Serbia të largojë strukturat e saj nga veriu i Kosovës. “Ajo që është jashtëzakonisht me rëndësi, është që definitivisht jemi duke shkuar drejt arritjes së marrëveshjes me Bashkimin Evropian, dhe Serbia, gjithashtu do të detyrohet të pranojë shpërbërjen e plotë të gjitha strukturave ilegale të sigurisë në veri të Kosovës; ndalimin e plotë të këtyre strukturave nga Serbia; largimin e çdo elementi serb prezent aty, të shtetit të Serbisë. Gjithashtu, jemi duke lëvizur drejt dakordimit të plotë të sistemit të drejtësisë edhe në veri të Kosovës sipas ligjeve të Republikës së Kosovës”, – ka pohuar kreu i ekzekutivit kosovar. Ndërkaq, duke folur për formimin e një asociacioni të ri të komunave në Kosovë, të komunave me shumicë serbe, me qytetarë serbë, Thaçi tha se gjithmonë do të respektohet Kushtetuta e Kosovës, Ligji për Vetëqeverisje Lokale si dhe dokumenti i Presidentit Marti Ahtisari.

Vazhdimi

Kreu i qeverisë ka pohuar se së pari do të mbahen zgjedhjet dhe pastaj të formohet ky asociacion. “Bashkëngjitja apo largimi prej një mekanizmi të tillë në ndonjë komunë të veçantë, është krejt në baza vullnetare. Ky mekanizëm në asnjë rrethanë nuk do të ketë karakter apo mandat as legjislativ as ekzekutiv apo të ndonjë pushteti të mesëm apo të ndonjë pushteti të tretë. Në të njëjtën kohë, fillimisht do të mbahen zgjedhje të lira në veri në katër komuna; do të zgjidhen liderët në bazë të vullnetit nga qytetarët dhe më pas ata kryetarë do të mblidhen dhe do ta formojnë atë asociacion koordinues, konsultativ, në kuptimin e komunave, për të shkëmbyer përvojat për mirëqeverisjen”, – potencoi Thaçi. Kryeministri bëri të ditur se i është drejtuar edhe Parlamentit të Kosovës me një kërkesë për të raportuar dhe informuar në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që ky proces të ketë prezent transparencën tonë para qytetarëve dhe skenës politike. Më tej Kryeministri Thaçi tha se zërat skeptikë për republikë serbe, autonomi të serbëve, status special, ndarje të Kosovës, Ahtisari plus, thjesht janë opinione të prezantuara në shtypin e verdhë të Beogradit dhe që prezantohen aty këtu si zëra të dështuar. “Kështu që, gjërat e tilla as që ka ngritur dikush në takim, as që do të tolerojmë t’i ngrejë dikush, e lëre më që do të përfshihen në marrëveshje apo do të mund të implementohen në territorin e Republikës së Kosovës”, – theksoi Thaçi. Më tej ai tha se historia nuk mund të kthehet prapa, ato dokumente janë funksionale. “E di që nuk janë as Bibël, as Kuran, por punojmë me to dhe përderisa punojmë me to, derisa kanë fuqinë e plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ne do t’i respektojmë në tërësi”, – deklaroi Thaçi.

 

Loading...