Importi, Mediu pro vendimit të gjykatës: OK referendumit

0

Blerta Mrishaj

Loading...

mediuMinistri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ka reaguar në lidhje me vendimin e Kushtetueses për mbajtjen e referendumit për mbetjet

 

Dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbajtjen e referendumit për mbetjet, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu deklaroi mbështetjen teksa theksoi se “qeveria dëgjon me vëmendje opinionin e shoqërisë civile”. “Kjo praktikë ka frenuar dhe ka mbyllur derën e importit të mbetjeve mjafton t’i referohemi statistikave. Në Shqipëri kanë qenë 346 lloje mbetjesh dhe tani janë bërë vetëm 6 importe, 4 prej të cilave kanë qenë për skrap metalik”, – theksoi Mediu. “Nuk mund të diskutoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk kam qenë kundër zhvillimit të referendumit për importin e mbetjeve”, – tha ministri.

Lista

Sipas kreut të mjedisit liberalizohen vetëm 25 mbetje nga 500 mbetje, ndërkohë që është përcaktuar se ky referendum mund të mbahet pas zgjedhjeve. “Nëse ne si qeveri do të marrim në konsideratë liberalizimin tërësisht të importit të mbetjeve të rrezikshme e të parrezikshme në Shqipëri, është përgjegjësia ime si ministër dhe i qeverisë për të frenuar importin e mbetjeve dhe për të parë mundësinë në mënyrë absolute vetëm për atë pjesë të mbetjeve, që janë brenda listës së gjelbër. Nëse do reduktohet le të reduktohet më tej, por në mënyrë absolute siç e kërkon ligji, që mbetjet e rrezikshme të mos importohen në Shqipëri”, – tha Mediu. Sipas tij, kërkesa e heqjes së dy neneve krijon nje precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për mënyrën e trajtimit të kësaj çështje, sepse kompani të regjistruara të licencuara për marrëdhënie me mbetjet mund të importojnë pa asnjë lloj procedure nëse ne do të heqim ato dy nene. Gjykata Kushtetuese i ka hapur dritën jeshile mbajtjes së një referendumi kundër importit të mbetjeve, pas kërkesës së paraqitur nga një grup ambientalistësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile. Teksti së bashku me argumentet pritet të bëhet publik javën e ardhshme. Vendimi u përshëndet edhe nga Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve.

Aleanca

Aleanca kundër importit të plehrave përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për t’i hapur rrugë referendumit të përgjithshëm mbi importin e mbetjeve. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, AKIP e konsideron vendimin e Kushtetueses si një nga momentet më pozitive të historisë së demokracisë shqiptare. “Jemi para një momenti historik sepse për herë të parë në historinë 100-vjeçare të shtetit shqiptar një iniciativë referendare qytetare shkon e sigurt drejt kryerjes së një referendumi kombëtar. Mbi 64 mijë qytetarët firmëtarë mund të ndjehen krenarë se ne të gjithë ia dolëm. Grupi nismëtar e ka të vështirë të harrojë përpjekjet dhe këmbënguljen e të gjithë firmëtarëve për të dhënë firmën e tyre në përputhje me kushtet torturuese të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë muajve të parë të vitit 2012. Për secilin prej atyre që firmosën, një falënderim i veçantë në emër të të gjithë shqiptarëve. Secili prej tyre duhet të ndihet sot krenar sepse ka kontribuar jo vetëm në forcimin e demokracisë por edhe në mbrojtjen e vendit dhe të jetës sonë nga rreziku i importimit të plehrave”.

 

Ndëshkon

AKU: Gjoba për 513 furrat e bukës

Pas problemeve me disa produkte të qumështit, qytetarët duhet të kenë kujdes edhe për bukën që konsumojnë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur dhe pezulluar aktivitetin e disa furrave të bukës në 12 qarqe të vendit për mungesën e higjienës dhe përdorimit të ambalazhit qese. Inspektorët kanë kryer kontrolle në 513 furra, gjatë periudhës 13 shkurt – 1 mars 2013, ku janë konstatuar më së shumti probleme me mungesën e higjienës në Qarkun e Lezhës, Kukësit, Dibrës dhe Fierit. Ndërkaq, shqetësimit të qytetarëve nëse buka e zezë është apo jo me ngjyrues Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i përgjigjet se deri më tani nuk ka rezultuar asnjë rast i tillë. AKU shpjegon se edhe kur rezulton bukë me ngjyrues, ky i fundit është i certifikuar dhe bimor. Shqetësimi për ngjyruesin që përdoret në furrat e bukës është ngritur nga agjenci për mbrojtjen e konsumatorit, duke e cilësuar atë të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.

Loading...