Frika, fituesi i vërtetë i zgjedhjeve në Itali

0
163

Foreign Policy

 

berluskoniQë para 90 vjetësh, poeti italian Eugenio Montale, i cili ka fituar edhe çmimin “Nobel” për letërsinë, shkroi disa vargje magjike, por disi të hidhura. Në atë kohë, është lexuar si një deklaratë kundër fashizmit. Sot, shpreh gjendjen shpirtërore të italianëve, të ngecur keq në një baltinë postzgjedhore. Në Senat nuk ka ende një mazhorancë të fortë, madje as në parlament, ku Partia Demokratike e qendrës së majtë po shijon mazhorancën (edhe pse jo të kontrolluar) – ende nuk ka një koalicion politik për të krijuar qeverinë.

Ish kryeministri Silvio Berlusconi mbijetoi edhe në fushatën e tij të gjashtë që nga viti 1994: humbi miliona vota nga raundi i fundit, por premtimet e tij për shkurtimin e taksave edhe njëherë kënaqën klasën e mesme. Lideri i Partisë Demokratike, Pier-Luigi Bersani kryesoi në sondazhe: por ama dështoi, kur erdhi puna për të ndjekur të dhënat në faqen e internetit, në një kohë kur fushata e tij u duk se spërkati edhe jugun. Ndërkaq, të dëshpëruar nga papunësia, korrupsioni dhe krimi i organizuar, jugu nuk i dha aspak rëndësi Partisë Demokratike dhe i vuri veshin Sirenave që u ra Beppe Grillo, komediani dhe themeluesi i Lëvizjes 5 yjet. Grillo shkëlqeu vërtet, duke fituar 25% të votave, duke i vënë në gjumë ëndrrat e Mario Montit.

Votuesit në fakt arritën të lexonin manifestin donkishotesk të Grillos, që përfshin: daljen nga Eurozona, tërheqjen e trupave italiane nga misionet paqeruajtëse; ndalimin e punës në rrezik, që nevojitet shpesh në projektet e infrastrukturës, duke nisur nga trenat me shpejtësi marramendëse deri te autostradat; vendosjen e një moratoriumi në studimet bioteknike; dhe mohimin e shtetësisë për emigrantët. Për të qenë të qartë dhe të sinqertë duhet të themi se Grillo është një politikan i tmerrshëm dhe u bë partia numër 1 italiane (lëvizja me 5 yje). Po, i tillë ishte kaosi i këtyre zgjedhjeve, ky abstenim që ka ndodhur që nga viti 1946, kur italianët e lodhur nga lufta duhej të zgjidhnin mes Republikës dhe monarkisë.

Pra, kush fitoi dhe kush humbi realisht? Çfarë do të ndodhë më pas?

Fituesi i vërtetë ishte frika – frika nga globalizimi, tregjet e lira, ndryshimi, integrimi në Evropë dhe teknologjia e lartë. Si Berlusconi, edhe Grillo e kanë qortuar Angela Merkel për politikën e saj të rreptë karshi italianëve.

Berlusconi ka folur për shfuqizimin e taksave, asaj takse që është vendosur prej Montit. Ndërkaq, Grillo ka pohuar se ekonomisti që ka fituar çmimin “Nobel” Joseph Stiglitz do ta këshillojë atë për rritjen e qëndrueshme ekonomike. Ama, pa taksën doganore, kjo do jetë e vështirë.

Humbësi (përtej mendimit praktik) është projekti i qendrës së majtë italiane për një vend modern dhe që përqafon ndryshimin.

Montit iu desh të bënte kompromis me aleatët e tij zemërakë, ndërkohë që Bersani duhej të ruante krahun socialist pro-bashkimit. Zhurma politike i pështjelloi votuesit. Ata ose ngecën te Berlusconi, ose rrezikuan me Grillon.

Vetëm besnikët e partisë votuan për Bersanin, radhët e tyre ishin më të rralluara në veri, sesa në jug. Tashmë varet nga Presidenti Giorgio Napolitani nëse do zgjedhë një kryeministër dhe a do të sigurojë një mazhorancë e do të caktojë kabinetin. Bersani mund të formojë një kabinet dhe t’i lutet Grillos, për mbështetje. Kjo është “formula siciliane” ku qeveritari i qendrës së majtë Rosario Crocetta tashmë duhet të negociojë me Grillon. Për të siguruar votën e 5 yjeve për buxhetin, ata detyruan Crocettën të hidhte poshtë MUOS-in, sistemin radar strategjik të NATO-s.

A do të ndjekë të njëjtën rrugë edhe Bersani? A do t’i shkëmbejë ai shkurtimet kombëtare të buxhetit për të kundërshtuar projektet e mbrojtjes? Do t’i marrim shpejt këto përgjigje.

Bersani nuk ka shumë mundësi. Ai mund t’i afrohet armikut të rij Berlusconit dhe mund të formojë një koalicion të gjerë.

Berlusconi mund të kërkojë që Bersani t’i ndëshkojë italianët me taksa (për të mos përmendur edhe ndonjë bisedë lidhur me rrjetet e tij televizive) lëvizje që mund të shihen si hapa drejt së vjetrës, por si rrugë komode për politikën italiane.

Mundësia e fundit e presidentit Napolitano do të jetë hapja e procedurave për një raund të ri zgjedhjesh, që mund të mbahen pasi të zgjidhet pasardhësi i tij, në pranverë.

Për Grillon, sidoqoftë, kjo do të ishte një pedanë kërcimi e mrekullueshme. Ndërkohë në një situatë të tillë, tregu në Milano është futur në një rrugë qorre, ndërkohë që banka kryesore italiane, Intesa San Paolo, ka humbur 10% vetëm në pak orë gjatë ditës së martë. Kjo mjaftoi që presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi të shqetësohej për vendin e tij, që gjendet në një gjendje të tillë të eurokrizës.

Ky është një shqetësim serioz: liderët evropianë kanë frikë se gjendja politike e Italisë do të vazhdojë.

Kësisoj, Draghi është betuar se ‘do të mbrojë euron me çdo kusht’: 100 bilionë euro në investimet e huaja që janë dhënë për Evropën Jugore, ku përfshihet edhe Italia. Mos vallë tashmë investitorët do të mënjanohen?

Ka edhe diçka tjetër, së cilës i duhet kushtuar vëmendje: kur u mbyllën votimet dhe u shënua fitorja e Pirros për Bersanin, u shënua edhe një ngritje për Matteo Renzin, kreu i bashkisë së Firences. Renzi mund të ketë humbur në zgjedhjet e kandidatëve të PD kundër Bersanit, por për shumë të majtë duket se ai është kandidati ideal. Ai nuk ka folur që kur partia e tij u sfidua, por nga burime të brendshme thuhet se ai po mendon lëvizjen e tij të radhës. Një politikan i ri dhe i shkëlqyer, Renzi ka të ngjarë të presë dhe të shohë se si Berlusconi, Bersani, Grillo dhe të tjerët do të përpiqen të gëlltisin njëri-tjetrin. /Express/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency