8 mijë mjekë në ricertifikim, provim nëse nuk marrin kreditet

0
142

Blerta Mrishaj

mjeketAta që nuk arrijnë të mbledhin numrin e përgjithshëm prej 150 kreditesh për ciklin e parë të programit të ricertifikimit deri në 31 dhjetor 2014 ose numrin e përgjithshëm prej 250 kreditesh për ciklet pasuese, do t’i nënshtrohen një provimi njohurish dhe kompetencash

 

 

Kujdes !

Bluzat e bardha fillimisht duhet të verifikojnë regjistrimin e tyre në programin e ricertifikimit, të dokumentojnë aktivitet individuale të edukimit në vazhdim për të paktën 5 vjet. Ndërkohë, ata duhet të përfshihen në aktivitetet e edukimit në vazhdim në përputhje me nevojat individuale dhe të shërbimit ku punojnë

 

QKEV:

Harton dhe administron regjistrin kombëtar të ricertifikimit në bashkëpunim me urdhrat e profesionistëve

Akrediton aktivitete e edukimit në vazhdim

Regjistron kreditet për çdo profesionist në regjistrin kombëtar të ricertifikimit

 

Materialet:

Të paktën 50 për qind e krediteve nga aktivitet të lidhura drejtpërdrejt me specialitetin përkatës

Kreditet e aktiviteteve të vetëraportuara deri në 20 për qind

Pjesa tjetër e krediteve përcaktohet nga zgjedhja e lirë e profesionistit

 

Riprovimi:

Ata që nuk arrijnë të mbledhin numrin e përgjithshëm prej 150 kreditesh për ciklin e parë të programit të ricertifikimit deri në 31 dhjetor 2014 ose numrin e përgjithshëm prej 250 kreditesh për ciklet pasuese, do t’i nënshtrohen një provimi njohurish dhe kompetencash. Profesionistët, të cilët dështojnë në provimin e parë ose, për arsye të ndryshme, nuk i nënshtrohen atij, kanë mundësinë që brenda 6 muajsh nga përfundimi i ciklit të programit të ricertifikimit t’i nënshtrohen një provimi të dytë. Shpenzimet për kryerjen e testit mbulohen nga vetë profesionisti. Në rastet kur profesionisti dështon edhe në provimin e dytë ose nuk i nënshtrohet atij, atëherë atij mund t’i pezullohet kontrata me institucionin ku është punësuar deri në momentin e kalimit me sukses të provimit.

 

Prej 2010-ës, kohë kur nisi procesi i ricertifikimit të bluzave të bardha, 8 mijë mjekë, farmacistë dhe stomatologë i janë nënshtruar edukimit në vazhdim për të plotësuar kreditet. Burime zyrtare në QKEV bëjnë të ditur numrin e pjesëmarrëse dhe mjekëve që janë regjistruar në këtë program. Përmes trajnimeve, konferencave, seminareve dhe aktiviteteve kërkimore të gjithë mjekët, stomatologët dhe farmacistët duhet të kenë grumbulluar deri në vitin 2014, minimumi 150 kredite. Në të kundërt sikundër përcakton rregullorja e Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim profesionistët që nuk plotësojnë numrin e detyrueshëm të krediteve në fund të ciklit do t’i nënshtrohen një provimi. Për ata që nuk marrin provimin brenda 6 muajsh nga mbarimi i ciklit, BKAC mund të vendosë pezullimin e kontratës së punës.

Specialistët

Mjekët, stomatologët dhe farmacistët në fazën e parë më pas infermierët. Në këtë program përfshihen të gjithë specialistët që ushtrojnë profesionin pas janarit 2010. Të gjithë mjekët, stomatologët dhe farmacistët, shtetas shqiptarë dhe të huaj, që ushtrojnë profesionin e tyre në vendin tonë, sipas legjislacionit në fuqi, në institucionet publike ose private të kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor dhe ata të institucioneve akademike shëndetësore do të jenë të regjistruar në programin e ricertifikimit. Gjithashtu ata që ndërpresin punën më shumë se 4 muaj, përjashtohen nga detyrimet për atë vit. ndërkohë që ata që punojnë me kohë të pjesshme kanë të njëjtat detyrime si ata me kohë të plotë.

Procedurat

Regjistrimi i profesionistëve në këtë program duhej të ishte bërë pranë QKEV-s, më pas duhet vijuar më njohjen dhe regjistrimin e krediteve. Kështu aktivitetet e para të akredituara nga QKEV, duhet që të ketë regjistrim nga qendra, aktivitetet e para –akredituara nga institucione të tjera duhet bërë përmes kërkesës individual. Ndërkaq duhet regjistrimi i krediteve nga botimet dhe kërkimi shkencor bëhet përmes kërkesës individuale dhe për regjistrimin e krediteve nga aktivitete të vetëraportuara bëhet përmes plotësimit të formularëve të vetëraportimit.

Materialet

Në fund të secilit cikël 5-vjeçar të programit të ricertifikimit profesionistët e përfshirë në programin e ricertifikimit do të ricertifikohen u duke pajisur me një dëshmi që vërteton përmbushjen e kërkesave të programit, kreditet përkatëse dhe kalimin në ciklin pasues të programit.

Mos -plotësimi

Një tjetër pikë merr parasysh edhe rastet kur bluzat e bardha nuk arrijnë të përmbushin kërkesat e vendosura për ricertifikimin e tyre. Kështu profesionistët që nuk mbledhin numrin e detyrueshëm të krediteve për secilin vit do të njoftohen. Profesionistët që nuk plotësojnë numrin e detyrueshëm të krediteve në fund të ciklit do t’i nënshtrohen një provimi. Për ata që nuk marrin provimin brenda 6 muajsh nga mbarimi i ciklit, BKAC mund të vendosë pezullimin e kontratës së punës.

Zgjerimi

Sakaq pritet të ketë zgjerim të skemës së ricertifikimit ku ndër të tjera pritet të futen edhe profesionistë të tjerë të shëndetësisë sikurse janë infermierët. Një plan, ku mësohet se nga burimet brenda QKEV-së, pritet të hartohet veçanërisht për këtë kategori.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency