Zbulohet prejardhja e meteorëve që goditën Rusinë

0
148

meteoretPas “sulmeve” në muajin shkurt shkenca po zbulon se nga erdhën meteorët të cilët për pak mund të shkaktonin një tragjedi shumë të madhe. Falë disa ndërhyrjeve në minutat e fundit Rusia arriti të sulmonte në ajër meteorin më të madh që mendohet se mund të sillte shkatërrim të më shumë se 100 km2 të Rusisë. Një ekip shkencëtarësh të Universitet të Kolumbias, mundën të përcaktojnë prejardhjen e meteoritit që shpërtheu mes shkurtit mbi Rusinë qendrore. Shkencëtarët duke përdorur fotografitë dhe të dhënat e teleskopëve të NASA-s, si dhe shumë fotografi amatore të realizuara në momentin e rrëzimit të meteoritit, mundën të përcaktoj orbitën e prejardhjes të objektit hapësinorë.

Ky objekt hapësinorë u shkatërruar ndërsa hyri në atmosferën e Tokës, edhe pse shumë zëra bëjnë fjalë se ai u rrëza nga mbrojtja ajrore e ushtrisë Ruse. Madje, për shkencëtarët ai e ka prejardhjen përtej sistemit tonë diellore. Shkencëtarët arritën në konkluzionin se meteoriti i përket grupit të meteoritëve të gurtë, të njohur si Apolonët, të cilët e sulmojnë atmosferën e tokës nga ana e jashtme e saj. Ndërkohë, ka shumë gjasa që meteoriti para se të rrëzohej në Tokë, sillej në orbitë eliptike rreth Diellit.

Mediat në Rusi: Na shpëtoi një UFO

Një teori ka nisur të qarkullojë në Rusi, sipas të cilës, ka qenë pikërisht një UFO që është përplasur me meteorin që po i drejtohej Tokës, duke minimizuar efektin e përplasjes së tij, që mund të kishte qenë fatal. Pamjet tregojnë një objekt të vogël, që është në trajektoren e meteorit. Ekspertët thonë se nuk ka pasur asnjë raportim nga ushtria ruse se ka nisur ndonjë raketë për të goditur meteorin. “Na shpëtoi një UFO”, – raportohet në një media. Meteori shpërtheu në hapësirë me 15 mars me forcën e 30 bombave bërthamore sa të Hiroshimës, duke shkaktuar dëme dhe të plagosur.

 

Zbulohet tjetër meteor në Antarktidë

Një ekip shkencëtarësh nga e gjithë bota ka zbuluar një meteorit 18 kg në Antarktidë. Meteoriti u gjet 145 km larg stacioni kërkimor “Princesha Elizabet” dhe në lartësinë e 2.900 metrave në Antarktidën lindore. Shkencëtarët qëndruan aty për 40 ditë rresht, me qëllim që të zbuloni meteoritë. Padyshim gjatë kësaj periudhe kohe ata mundën të zbulojnë plotë 425 objekte “vizitore” (meteoritë), me peshë totale 75 kg. Por, meteoriti që peshonte 18 kg ishte më i madhi që ishte zbuluar ndonjëherë në këtë rajon. “Ishte një surprizë gjetja e meteoritit. Zakonisht, nuk gjejmë meteoritë kaq të mëdhenj në Antarktidë”, deklaroi Vinsiane Ntempeig, një gjeolog nga Universiteti i Brukselit. Meteoriti ishte me përmasa më të mëdha dhe më masiv, se llojet e zakonshme të meteoritëve që “qarkullojnë” në sistemin tonë diellor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency