Viçi, kali apo krokodili?!

0

Si mund të gjendet çfarë mishi është?!

Loading...

mishiLaboratorët ushqimorë testojnë prova të mishit nga pjesë të caktuara, për shembull testojnë ndryshimet midis mishit të shtrenjtë të viçit dhe mishit të lirë të kalit, sepse dyshimet për mashtrime aty janë të mëdha.

Por nëse në sasinë e mishit, hidhet diçka që kimisti ushqimor nuk e merr me mend që mund të jetë hedhur, atëherë ai dhe nuk do ta gjejë atë. Sepse kimistët kërkojnë për të gjetur diçka, nëse nuk kërkojnë, nuk gjejnë. Që provat mund të bëhen edhe ndryshe, e treguan studiuesit e Institutit Fraunhofer për biologjinë molekulare dhe ekologjinë në Schmallenberg. Me anë të një testi të vetëm ata mund të gjejnë në një copë të vetme mishi, deri në 50 llojë kafshësh.

“Këtu kemi këtë copë sallami, me një aromë tipike sallami, kurse këtu kemi sallam me mish kali, aroma e të cilit është pak më e athët, por kjo natyrisht që ka të bëjë edhe me mënyrën e përgatitjes, sepse të dy copat e sallamit vijnë nga dy kasapë të ndryshëm, dhe unë nuk mendoj se kjo ka të bëjë me llojin e kafshës, prej të cilit është nxjerrë kjo copë mishi,” thotë Matthias Kotthoff.

Për Matthias Kotthoff puna me ushqimet është më shumë se sa një profesion. Që para se të bënte studimet për merceolog, kimist lëndësh ushqimore dhe biologji molekulare, ai ka mbaruar një kurs si kuzhinjer. “Unë mendoj se të dy copat e sallamit kanë aromë oreksndjellëse. Ne shohim që sallami i kalit është pak më i errët në ngjyrë. Por, po të mendoni se ju nuk keni produkte krahasuese atëherë krahasimi do të jetë i vështirë, Dhe nëse nuk jeni ekspert me përvojë, atëherë nuk keni asnjë shanc në vlerësimin e ushqimeve.”

Meqenëse syri dhe hunda mund të mos thonë të vërtetën në përcaktimin e llojit të kafshës, atëherë biologjia molekulare ofron mundësinë e analizës teknike. Kotthoff do të gjejë me analizën e ADN-së, nga ç`lloj kafshe vjen mishi.

Asistentja e tij, Elisabeth Hardebusch pret një copë mish të vogël për provë. “E rëndësishme është që gjatë gjithë kohës duhen përdorur dorezat, në mënyrë që mishi të mos kontaminohet me ADN tjetër. Kur ke të bësh me lloje të ndryshme mishi, atëherë tavolina e punës dhe thika duhen pastruar me etanol.”

Copa e provës vendoset në një kupë dhe Matthias Kotthoff hedh sipër azot të lëngshëm në temperaturën e ngrirjes. “Kështu do të ziejë deri sa porcelani të arrijë temperaturën -196 grad.”

Prova në pajisjen e anlizave

Mishi ngriu. Elisabeth Hardebusch e grin copën e ngrirë në pluhur të imët. “Kjo sasi mjafton për përcaktimin e DNA-së,”… thotë ajo dhe mbush tre epruveta me porcione të vogla sa një kokë gjilpëre me kokë.

“Tani do të hedhim një lëng i cili shpërbën qelizat dhe çliron ADN-në.”

Molekulat e ADN-së janë negative. Kjo ndihmon që trashëgimia të kapet me një shpërbërje magnetike. “Këto janë copëza magnetike, që bllokojnë ADN-në. Pjesën tjetër mund ta largoj. Ato janë pjesë të mbetura nga molekulat pse papastërti që prishin më vonë punë në përcaktimin e ADN-së, si përshemull yndyrë,” thotë Hardebusch.

Në fund mbeten vetëm molekulat e ADN, të shkrira në ujë.

Për të gjetur me çfarë mishi kemi të bëjmë, Kotthoff-it nuk i duhet e gjithë ADN-ja por vetëm pjesë të vogla. Në këtë pajisje speciale copëzat e vogla gjenetike shumohen në miliarda herë. Ai shikon në mënyrë të veçantë një ndarje të genit citokrom B. “Cito është qeliza dhe krom është ngjyra. Ajo merr pjesë në ngjyrën që janë qelizat dhe është përgjegjëse për ngjyrën e mishit.”

Ky gen është i rëndësishëm për ajrosjen e qelizës, prandaj është i pranishëm në të gjitha kafshët. “Ekzistojnë ndryshime të vogla të citokromit B nga kafsha në kafshë. Dhe pikërisht këto ndryshime të vogla shikojmë ne për të dalluar me çfarë kafshe kemi të bëjmë.”

Këto seksione gjenetike janë të ndryshme në kafshë të ndryshme. Provat e rreth 50 kafshëve janë regjistruar në kompjuter. Me një tabelë, Kotthoff përcakton llojin e kafshës. Deri tani Instituti ka regjistruar 50 lloje kafshësh. “Për shembull kal, viç, dele, por edhe pula. Edhe një rosë dhe pallua. Ne kemi edhe peshq nga salomoni i egër deri tek qefulli, por edhe disa kafshë ekzistike, si krokodil apo kanguru.” E mira e metodës është se gjendet gjithçka. Disavantazhi, kapen edhe papastërtitë më të vogla.

 

 

Loading...