Standard.al

Të papunët, të përndjekurit dhe personat pa një zanat, mundësitë që do të kenë për një vend pune

 Driçim Çaka

paounetTë dhënat, zanati, profesioni që të mban të punësuar

Regjistrimi si i papunë rrit shanset për punësim

 

 

Në Shqipëri ka rreth 150 mijë të papunë, të cilët orvaten çdo ditë nga njëra zyrë në tjetrën në kërkim të një vendi pune. Të gjithë këta të papunë do të kenë mundësinë të futen në programet e reja ta qeverisë si regjistrimi në zyrat e punësimit dhe regjistrimi për të marrë një profesion. Duke ditur që zanatet në Shqipëri po “humbasin” nëpërmjet një pagese të vogël, çdokush ka mundësinë të integrohet nëpërmjet formimit profesional si dhe më pas të gjejë një vend pune. Përveç punëkërkuesve, një projekt ekziston edhe për të përndjekurit politikë për mënyrën se si duhet të integrohen në fushat e punësimit.

 

 

Të papunët

 

Çdo ditë regjistrohen me dhjetëra punëkërkues në zyrat e punësimit. Po si bëhet regjistrimi në këto zyra? Zyra përkatëse e punësimit vlerëson dhe regjistron si punëkërkues të papunë çdo person të papunë që deklaron se nuk është në marrëdhënie pune, nuk është i vetëpunësuar (depoziton pranë saj librezën e punësimit), kërkon punë dhe është i gatshëm të paraqitet sa herë që i kërkohet një gjë e tillë. Zyra përkatëse e punësimit vërteton për çdo klient të saj të qenit i punësuar, i papunë ose punëkërkues i papunë për vetë personin ose organizmin shtetëror, të interesuar për këtë. Pretenduesi mund te vlerësohet si punëkërkues i papunë të paktën një muaj kalendarik pas ditës së paraqitjes së tij të parë në zyrën përkatëse të punësimit për këtë qëllim. Punëdhënësit paraqiten në zyrën e punësimit për deklarimin e punësimit, të vendeve të lira të punës që hapen në ndërmarrje, kushtet e punësimit të personave me aftësi të kufizuar, rastet e falimentimeve të pritshme dhe për përfitimin nga programet e punësimit dhe formimit profesional etj.

 

Të përndjekurit politikë

Për të përndjekurit politikë nuk ofrohet ndihmë vetëm në fushën e punësimit por dhe në fusha si, arsimi, strehimi i dhe çështjeve ekonomike. Ky projekt financohet nga organizata jo qeveritare dhe dokumentet që duhen janë: Mjet identifikimi, vërtetim i statusit si i përndjekur si dhe kërkesa e detajuar për çfarë do të përfitohet.

Formimi profesional

Formimi profesional është program që është shfrytëzuar nga një pjesë e mirë e të papunëve në Shqipëri. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës çdo muaj trajtohen më shumë se 2000 persona në mënyrë që të jenë të gatshëm për tregun e punës. Për të ndjekur kurset që ofrojnë Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik mjafton të drejtoheni pranë tyre, ose nëse jeni i papunë dhe dëshironi të përfitoni tarifa të reduktuara, duhet të regjistroheni më parë pranë Drejtorive Rajonale, ose Zyrave Vendore të Shërbimit Kombëtar të Punësimit që të merrni statusin e punëkërkuesit të papunë dhe më pas të drejtoheni pranë Drejtorive Rajonale të Formimit Profesional Publik. Dokumenti i parë që duhet është një mjet identifikimi. Në rastin kur personi i interesuar është i regjistruar në Drejtoritë Rajonale ose Zyrat Vendore të Shërbimit Kombëtar të Punësimit i kërkohet vërtetimi i regjistrimit si punëkërkues i papunë që jepet nga këto institucione me qëllim përfitimin e tarifave të reduktuara për kurse të caktuara.

 

 

 

Comments are closed.