Standard.al

Qumështi, qytetarët “të trembur”, nuk e konsumojnë

qumeshtiQumështi është shitur shumë pak, madje në ditë shiten nga 3-10 kuti për të gjitha llojet

 

Vetëm pak ditë më parë u zbulua skandali me përmbajtjet e rrezikshme që kishte qumështi shqiptar. Sipas të dhënave, qytetarët shqiptarë janë treguar shumë të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni dhe kanë vendosur që derisa të dalin analizat e plota të mos konsumojnë fare. Sipas disa prej pikave kryesore ku shitet qumështa aktualisht janë vetëm disa institucione që blejnë qumësht si kopshtet dhe shkollat, në të gjitha pikat e tjera nuk ka shitje. Të njëjtën gjë përmendin dhe supermarketet më të mëdha të cilët theksojnë se në ditët e fundit qumështi është shitur shumë pak, madje përmendin se në ditë shiten nga 3-10 kuti për të gjitha llojet. Analizat që janë dërguar jashtë shtetit pritet të dalin ën fund të kësaj jave dhe të tregojnë përfundimisht nëse qumështi është i rrezikshëm apo jo. Në fakt ka një dilemë të madhe pasi përmbajtja që kanë 2 llojet e qumështit në Shqipëri në Amerikë quhet si përmbajtje normale dhe nuk shikohet si rrezik. Pak ditë më parë qumështi “Primalat” dhe “Fast” dolën si të rrezikshëm si në laboratorin në Kosovë dhe në laboratorin në Shqipëri.

Aflatoksina

Aflatoksina është një toksinë që prodhohet nga kërpudhat, që zakonisht infekton lloje të ndryshme të misrit ose kulturave të tjera të prodhimit gjatë korrjes, ruajtjes ose përpunimit. Ekspozimi ndaj aflatoksinës është i njohur për dëmtimin që mund të shkaktojë në qelizat e mëlçisë. Në vendet e zhvilluara kryen analiza rutinore për aflatoksinën, duke përdorur teknikat laboratorike të zbulimit të saj. Aflatoksina gjendet më shpesh te drithërat përpara prodhimit. Kontaminimi pas prodhimit ndodh sidomos kur drithërat nuk thahen mirë apo kanë një përqindje lagështire më të madhe se norma. Ndikon edhe vendruajtja e tyre. Prodhimet ushqimore, testi i të cilave rezulton mbi kufirin e rregulluar me ligj, është konsideruar i pasigurt për konsum njerëzor. Në vendet në zhvillim shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj aflatoksinës nëpërmjet ushqimit të prodhuar në shtëpi. Korrja jo adekuate dhe teknikat e magazinimit lejojnë rritjen e aflatoksinës që prodhohet nga myqet dhe kërpudhat. Si rezultat, rreth 4.5 miliardë njerëz që jetojnë në vendet në zhvillim mund të jenë ekspozuar në mënyrë kronike ndaj aflatoksinës nëpërmjet dietës së tyre.

 

Comments are closed.