Plotësimi i formularit A1, pikat që duhen pasur kujdes nga maturantët

0
174

Driçim Çaka

fomulariMASH: Zgjedhja e lëndëve, hapi i parë drejt universitetit

Gati koefiçentët e shkollave dhe të lëndëve

 

 

Pas publikimit të formularit A1, Ministria e Arsimit u bën thirrje maturantëve të kenë kujdes gjatë plotësimit. Pika e parë ku nuk duhet gabuar është zgjedhja e lëndëve nga profile të ndryshme. Vitet e kaluara ka pasur një numër të lartë kandidatësh të cilët kanë zgjedhur lëndë si nga profili shoqëror dhe nga profili shkencor. Kjo ka bërë që në llogaritjen e pikëve njëra nga lëndët t;i llogaritet me koefiçentin 1 dhe që ndikon direkt në garën për në universitet.

Hapi i dytë ka të bëjë me profilin ku vazhdon maturanti. Nëse një kandidat po studion në profil shkencor, atëherë nuk mund të zgjedhë lëndë shoqërore, pasi shanset e tij për të fituar një nga degët e universiteteve do të jenë 0.

Një pikë tjetër ku duhet pasur kujdes ka të bëjë me procesin e plotësimit të formularit. Nëse zgjidhen lëndët dhe shtypet mundësia “apliko”, atëherë nuk mund të bëhen më ndryshime në formular, për këtë MASH u kërkon kandidatëve që ta ruajnë si “draft” formularin dhe të aplikojnë në ditët e fundit, atëherë kur të mos kenë asnjë dyshim.

Afatet

Deri në 20 mars do të jetë afati i fundit për të aplikuar në formularin A1. Pas kësaj date asnjë kandidat nuk do të ketë mundësi për të aplikuar, pasi do të fillojë plotësimi i formularit A1Z. Plotësimi i formularit A1Z do të bëhet duke filluar nga data 21 mars, kur maturantët mund të korrigjojnë gabimet e bëra gjatë plotësimit të A1-shit. Në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, akp.gov.al, janë hedhur të gjitha udhëzimet lidhur me hapat që duhet të ndjekin maturantët. Në këtë faqe janë dhe programet orientuese së bashku me udhëzimet për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2013.

Zgjedhja e lëndëve

Këtë vit maturantët mund të zgjedhin vetëm 2 lëndë me zgjedhje. Duke zgjedhur lëndët menjëherë shfaqet shuma e krediteve të lëndëve me zgjedhje e cila duhet të jetë jo më e vogël se 8. Pasi zgjidhen lëndët maturantëve u jepet dy mundësi, ta ruajnë si draft formularin ose ta dërgojnë aplikimin. Nëse ruhet si draft atëherë mund të bëhen ndryshime deri në ditën e fundit të aplikimit lidhur me preferencën e lëndëve me zgjedhje. Pas çdo ndryshimi shtypet “dërgo aplikimin”. Pas këtij moment statusi i maturantit është “dërguar”. Nga ky moment nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në formular . kandidatët duhet të paraqiten në shkollë ku studion për të përfunduar aplikimin. Çdo maturantë duhet të ketë kujdes gjatë plotësimit të mos zgjedhë 2 lëndë me zgjedhje të njëjta pasi nuk pranohet nga sistemi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency