Rolet e Farrellit dhe Rapace në “Dead Man Down”

0
192

 colin-farrelColin Farrell dhe Naomi Rapace interpretojnë së bashku në filmin e ri të Niels Arden Oplev, regjisor i filmit të shumëvlerësuar “The Girl With the Dragon Tatoo”. Në “Dead Man Down”, Farrell dhe Rapace interpretojnë, dy të panjohur që joshen nga njëri-tjetri dhe që kanë të përbashkët diçka të veçantë, dëshirën për hakmarrje. Të dy duan të hakmerren ndaj një bosi të botës njujorkeze të krimit, i cili Farrell e ka tradhtuar dhe Rapace e ka keqtrajtuar. Filmi ka në kastin e tij edhe aktorë të tjerë të njohur si Terrence Howard dhe Dominic Cooper, ndërsa skenarist J. H. Wyman, i njohur më mirë për serialin “Fringe”. Filmi, i konsideruar një thriller elektrizues, do të dalë në kinematë amerikane më 8 mars e më pas në ato evropiane. Pas “Total Recall”, Farell rikthehet në një produksion të zhanrit aksion-krim, pas interpretimeve në filma të ngjashëm si “Miami Vice” dhe “London Boulevard”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency