Matura Shtetërore Publikohet formulari A1, udhëzimi se si bëhet aplikimi

0
213

Driçim Çaka

maturaUdhëzimi, hapat që duhet të ndjekin maturantët. Aplikimi për formularin A1 do të bëhet nga data 1-20 mars. Në 21 mars fillon plotësimi i formularit A1Z

 

Ndryshe nga vitet e tjera, maturantët kanë një portal të veçantë ku mund të kryejnë aplikimin për formularin A1. I gjithë procesi do të jetë online, duke filluar nga plotësimi i të dhënave dhe deri të zgjedhja e lëndëve. Aplikimi do të fillojë në datën 1 mars dhe përfundon në 20 mars. Ministria e Arsimit bën të ditur se plotësimi i formularit A1Z do të bëhet duke filluar nga data 21 mars, ku maturantët mund të korrigjojnë gabimet e bëra gjatë plotësimit të A1-shit.

JA SI APLIKOHET

Fillimisht hapet portali E-Albania.al. Në faqen e parë djathtas në fund jepet si mundësi aplikimi për formularin A1. Menjëherë pa klikimit shfaqet një dritare e re për Maturën Shtetërore 2013. Në këtë faqe mund të mësohet më shumë për zhvillimin e Maturës Shtetërore dhe për hapat që duhen ndjekur. Duke shtypur butoni “përdor shërbimin” shfaqet një dritare ku tregohet shërbimi elektronik i maturës si dhe mundësia për të bërë aplikimin . Duke shtypur buronin “Aplikim i ri” shfaqet një dritare u re ku ofrohet aplikimi në formularin A1. Zgjidhet butoni “apliko” dhe më pas shfaqet formulari A1 për vitin 2013. Në formular shfaqen menjëherë të dhënat personale të cilat vijnë direkt nga regjistri elektronik dhe nuk mund të ndryshohen. Çdo kandidat duhet të shënojë numrin e tij personal dhe më pas fillohen të plotësohen të dhënat shkollore. Fillimisht zgjidhet prefektura, emir i shkollës ku maturanti studion. Mundësitë “indeksi dhe emërtimi i profilit” nuk duhet të plotësohen, pasi ato do të plotësohen nga mbikëqyrësi i shkollës. Më pas plotësohet shkolla ku studiohet dhe viti i studimit. Në formular të gjithë kandidatëve u jepet mundësia të tregojnë nëse do të aplikojnë për studime jashtë shtetit ose jo.

LËNDËT ME ZGJEDHJE

Pas plotësimit të të dhënave në fund mbetet pjesa më e rëndësishme për t’u plotësuar, lëndët me zgjedhje. Këtë vit maturantët mund të zgjedhin vetëm 2 lëndë me zgjedhje. Duke zgjedhur lëndët menjëherë shfaqet shuma e krediteve të lëndëve me zgjedhje e cila duhet të jetë jo më e vogël se 8. Pasi zgjidhen lëndët, maturantëve u jepet dy mundësi, ta ruajnë si draft formularin ose ta dërgojnë aplikimin. Nëse ruhet si draft, atëherë mund të bëhen ndryshime deri në ditën e fundit të aplikimit lidhur me preferencën e lëndëve me zgjedhje. Pas çdo ndryshimi shtypet “dërgo aplikimin”. Pas këtij moment statusi i maturantit është “dërguar”. Nga ky moment nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në formular. Kandidatët duhet të paraqiten në shkollën ku studiojnë për të përfunduar aplikimin. Çdo maturant duhet të ketë kujdes gjatë plotësimit të mos zgjedhë 2 lëndë me zgjedhje të njëjta pasi nuk pranohet nga sistemi.

 

Berisha: Arritje e madhe për Shqipërinë dixhitale

Plotësimi i formularit A1 dhe përgjithësisht dixhitalizimi i maturës është një arritje e madhe për Shqipërinë. Kështu është shprehur Kryeministri Berisha gjatë përurimit të portalit E-Albania.al. Portali është projektuar që të ndërveprojë si një qark inteligjent, duke shërbyer si një pikë e vetme aksesi për qytetarët, për të gjitha shërbimet e ofruara nga administrata publike dhe institucionet përfaqësuese të saj. Në këtë portal, qytetari apo biznesi do të gjejë informacione të detajuara mbi shërbimet qeveritare në përgjithësi dhe shërbimet elektronike në veçanti, siç është edhe aplikimi për maturantët, i cili është shërbimi i parë i integruar në këtë platformë unike të qeverisë shqiptare. “Janë rreth 340 shërbime shtetërore, qeveritare, të cilat do t’u ofrohen qytetarëve shqiptarë”, – tha Kryeministri, duke shtuar se “ky do të jetë portali i One Stop Shop për të gjitha kërkesat dhe për të gjitha aplikimet e qytetarëve”.

 

 

5 hapat

  1. Hapet portal E-Albania.al
  2. Bëhet regjistrimi me të dhënat personale
  3. Zgjidhet mundësia “përdorim i shërbimit të maturës shtetërore”
  4. Aplikim në formularin A1 dhe A1Z
  5. Paraqitja e kandidatit në shkollë

 

 

Kukës, METE bën sehir për grabitjen e galerive minerare, të kthyera në “mall belik”

Ervin Kaduku

 

Numri i madh i galerive minerare të braktisura, disa prej të cilave të mbyllura (të taposura nga specialistët) vazhdojnë të jenë shqetësim për komunitetin përreth, pasi vazhdojnë të shfrytëzohen nga persona “të fortë”, që kanë si qëllim vetëm fitimin. Të tilla në qarkun e Kukësit janë shumë prej galerive nëntokësore, veçanërisht të kromit, të cilave “të fortët” që janë vetemëruar pronarë, nuk lejojnë askënd t’u afrohet pa lejen e tyre. Një gjë e tillë vërehet edhe këto ditë, kur puna e tyre sapo ka nisur me afrimin e pranverës.
Fenomeni edhe pse është i njohur, nuk ka ndonjë zgjidhje, aq më tepër në kushtet e rritjes së kërkesës, veçanërisht për kromin. Aq sa tashmë këta pronarë të vetemëruar kanë nisur të punësojnë punëtorë nga fshatra të tjerë aty pranë, të cilët i paguajnë vetë. “Të tillë pronarë vetëm sa nxjerrin e grumbullojnë mineralin e kromit pa kryer ndonjë investim për kushtet e punës, apo për mbrojtjen e mjedisit”, – thotë inxhinieri Lutfi Menaj.
Dalëngadalë tashmë galeritë e kromit janë kthyer në pasuri private, aq sa edhe janë braktisur nga kompanitë, që u afruan t’i shfrytëzonin me koncesion, siç ndodhi me kompaninë kinezo-turke, që mori me koncesion Kalimashin dhe Vllahnën.
Edhe aksidentet e ndodhura gjatë viteve të fundit që nuk kanë qenë të pakta, kryesisht janë regjistruar në galeri, që shfrytëzohen nga persona privatë e të palicencuar. “Aksidentet që kanë ndodhur përgjithësisht janë në galeri, që nuk shfrytëzohen nga firma të licencuara, por nga persona privatë e të palicencuar”, – thotë përgjegjësi i zyrës rajonale të kontrollit shtetëror, Sokol Bela.
Rreth 100 firma janë licencuar për shfrytëzimin e mineraleve, por vetëm 12 janë në aktivitet në qarkun e Kukësit. Për eliminimin e kësaj dukurie, që i sjell jo pak humbje buxhetit të shtetit, por është edhe me pasoja për jetën e njeriut, është e domosdoshme zbatimi i rregullave nga biznesi privat dhe kontrolli i vazhdueshëm i shfrytëzimit të galerive, që janë vënë në punë në mënyrë private e të pakontrolluar nga persona privatë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency