Bar Rafaeli, imazh i Izraelit

0
150

 

bar_refaeli_Pas suksesit të arritur në festivalin e muzikës italiane në Sanremo supermodelja Bar Refaeli, e cila bëri për vete të gjithë publikun italian, tanimë angazhimet e saj sa vijnë edhe shtohen. Edhe pse prej disa kohësh ajo është imazhi i disa markave të njohura, ajo do të përfshihet në një kontribut për vendin e saj, Izraelin. Bar do të jetë pjesë e një filmimi të shkurtër humoristik prej dy minutash, i cili do të transmetohet në internet. Sipas të përditshmes izraelite “Israel ha-Yom”, ka qenë ministri i Jashtëm izraelit, i cili e ka ftuar Refaelin për të marrë pjesë në këtë projekt. Ky filmim do të trajtojë shpikjet më të njohura izraelite nga bujqësia dhe kibernetika. Dhe për këtë projekt Bar nuk ka kërkuar asnjë shpërblim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency