Standard.al

Rama: Nuk ndihem keq për deklaratat ndaj Metës në 2010, Nano nuk do jetë deputet i PS

Kreu i PS: Nuk jam i varfër por i mirëqenë, Arben Frrokun se njoh

edi rama.Rama: Topi i papërgatirur për të bërë opozitë, Ndoka shkop i flamurit në 23 qershor

 

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama duke iu rikthyer akuzave të drejtuara nga ai ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kreut të saj Ilir Meta në vitin 2010, theksoi se i qëndron këtyre deklaratave. I ftuar në emisionin “Opinion” në tvklan të gazetarit Blendi Fevziu, kryesocialisti pohoi se pavarësisht këtij qëndrimi, PS mbegtet e hapur për të bashlëopunuar me LSI-në, por sëe tha ai, duhet që kjo forcë politike të largohet më parë koalicioni i mazhorancës. “Deklaratat e bëra përgjatë gjithë zhvillimeve politike janë deklarata që i takojnë momentit kur janë bërë. Për sa më takon nuk kam asnjë arsye të ndihem keq për deklaratat që kam bërë por nga ana tjetër unë besoj shumë se ajo ccka i duhet këtij vendi të shikojmë nga e ardhmja duke kuptuar të gjithë së bashku se nuk janë njerëzit që e korruptojnë sistemin, por është ky i fundit që korrupton njerëzit. Morali i një force politike është qëndrueshmëria mbi linjat e programit dhe premtimet që merr karshi publikut. LSI të marrë vendimin e duhur dhe ti vijë në ndihmë interesit qytetar”, tha Rama. Ndërkohë lidhur me mundësinë e bashkëpunimit më FRD-në në zgjedhjet e 23 qershorit, Rama nuk nguroi të cilësonte kreun e kësaj partie si të papërgatitur për të bërë opozitën.  “Më vjen shumë keq kur përpiqet të barazlargohet nga një pushtet që vret edhe nga një opozitë që është e grabitur dhe që ndodhet në një presin të përditshëm balte. Të njëhsosh do të thotë të mos jesh i përgatitur për të bërë opozitën në vend”, u shpreh  kreu socialist. Ndërkohë lidhur me largimet nga koalcioni i majtë, lidertshipi socialist deklaroi se vendimi i PBDNJ0së duhet respketuar dhe ndërkohë kriktoi ashpër kreun e PDK-së Nard Ndoka, duke e cilësuar si një shkop në flamurin e djathtë. “Opozita është një ushtrim i vështirë dhe kalojnë nga protesutes në bulevard në shkopinj të flamurit në 23 qershor”.

 

Pasuria

I pyetur lidhur me pasurinë e tij, kryesocialisti Rama deklaroi se nuk është e vërtetë që ai ka vetëm 3 mijë euro pasuri pasi sipas tij këto janë shpikje të mazhorancës. Lidershipi socialist tha se pasuria e tij në raport me rrogëtarët e tjerë është shumë më e mirë.  “Shko merr deklaratën time të pasurisë dhe shihni se nuk kam tre mijë euro. Në raport me rrogëtarët me zakonshëm sigurisht unë jam i mirëqenë”. Ndërkohë i pyetur se si PS kërkon të luftojë papunësinë dhe varfërinë kur në grupin parlamentar të saj janë të ëprfshirë 8 nga 10 njerëzit më të pasur të vendit, Rama tha se,: “Ata bizensmenë janë pasuruar kur kanë hyre në politikë apo kanë qenë të pasru? Kjo pyetje e mbyll bisedën. Në nuk e kemi problemin me të pasurit dhe luftojmë varfërinë. Për ne pasuria kombëtare nuk mund të futet në oborrin e qeverisë.  Shqiptarët sot blejnë më pak se 4 vite më parë. Konsumi gjatë dy mujave parë të vititi 2012 është më i ulti në tre vitet e fundit” .

 

Tri ligjet

Lidershipi socialist ripërsëriti edhe një herë qëndirmin e shprehur edhe më parë lidhur me tri ligjet e cilësuara nga Brukseli si kushte për marrjen e statusit, ku theksoi se zgjedhjet janë kushti kryesor. I pyetur lidhur me prononcimet e komisionerit të zgjerimit në KE dhe minsitres së Jashtme të Qipros, e cila mbante presidencën në KE, të ciëlt kanë theksuar se zgjedhjet nuk janë kusht për marrjen e statusit, Rama tha se,:  “Zonja fliste në rolin e Presidencës, po e dini që s’është më në Presidencë, ka kaluar koha asaj presidence. Zhvillimet janë të qarta që zgjedhjet janë kusht e keni të thënë haptazi nga e gjithë bota demorkatike. Parlamenti ka degraduar si asnjëherë tjetër. Sa i përket ligjit për Gjykatën e Lartë, problem ynë është që kjo qeveri duhet të zbatojë vendimin e gjykatës së lartë për këshillin e Fierit. Pavarësisht këtyre, që është qartësisht e thënë shkoqur fare pak ditë më parë ambasadori i Britanisë së madhe tha se këto tri ligje nuk ju ccojnë në Evropë.  Konsesusin duhet ta japi me përdhunë opozita dhe qeveria të rrijë atje, kjo nuk shkon”

 

Lista

Lidhur me listën e deputetëve, kryesocialisti bëri të  ditur se ish-kreu i selisë rozë Fatos Nano nuk do të bëjë pjesë në to. “Në darkën e kremitimit e një arritje pozitive të kryetarit të PS-së si zv.president i IS-së e thashë dhe e them që kur kemi një moment historik duhet të jemi të drejtë me të. Për anëtarësimin në IS falenderova Nanon dhe Metën. Por Nano nuk do jetë deputet i PS-së. Ndërkohë i pyetur lidhur me ermat e tjerë që pritet të përfshihen në listën e kandidatëve, kreu socialist nuk pranoi të komentonte.

 

Akuzat për Frrokun

Pas akuzave të ministrisë së Brendshme, Rama deklaroi dje në intervistë se nuk ka asnjë lidhje dhe që nuk e njeh të akuzuarin për vrasjen e kreypolicit Dritan Lamaj. “Një reagim monstruoz ndaj një qëndrimi rtë qartë dhe konkret toni. Problemi nuk është fakti një numër drejtuesish janë me fotografi që sot është akuzaur për vrasje. Fotografi ka kudo. Problemi këtu është historia që tregojnë këta.  Historia e këtyre alibive tregon se dicka shumë e rëndë fhsihet mbas këtyre alibive. Nuk e njoh personin fare.  Kjo është një tallje dhe një poshtërsi në kurriz të këtij populli. Të gjithë njerëzit janë tradhtuar nga kupola drejtues e policisë së shtetit. Raporti i DASH flet për lidhje të zyrtarëve të lartë të shtetit për lidhje me krimin e organizuar. Është shumë dramatike çështja. Policia është e lidhur  me krimin.  PS kur ishte në qeveria bëri aq sa bëri dhe për ato që nuk bëri doli në opozitë”, u shpreh Rama. Ndërkohë rivarrimin e oficerëve të SHIKu-t, kreu socialist e cilësoi atë si një farsë. “Jo ccdo punonjës i shtetit i vrarë në kushte të caktuara duhte të varroset në varrezat e dëshmorëve. Varrezat e dëeshmorëve janë varreza e atyre që janë aty për akte heroike pnë krye të detyrës,. Nuk kam asgjë unë m vitimate e një dhunë që mori jetë njerëzish. Të nderosh një alibi për të na treguar se po nderojmë heronjtë është një turp”, tha Rama.

 

Programi

Sa i përket programit të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se forca më e madhe opozitare do të sigurojë heqjen e taksës së biznesit të vogël. Sipas kryesocialistit, PS nuk do të aplikojë taksën progresive klasike. “Ne do heqim taksën e biznesti të vogël. Ne nuk kemi taksën progresive klasike, kemi një ksemë tjetër tonën që do ta bëjmë publike kur duam ta bëjmë ne që do të ulë barrën për biznesin e vogël. Kjo skemë duhet gjykuar dhe më pas do bëhet publike”, theksoi Rama.  Mw tej kreu socialist tha se,: “Janë 72 mijë biznese janë rreh 100 mijë të punësuar drejtpërdrejtë dhe janë 400 mijë shqiptarë që përfitojnë nga puna e këtyre njerëzve. Ne do vendosim një vlerë progresiviteti edhe në tattim fitimin e biznesit. Do ulim barrën diksale tek të gjhithë familjet që jetojnë në dfhsat. Ne do ta heqim realisht TVSH-në e makinerive, aktualisht nuk është hequr. Ka një reagim të komunitetit të biznesit i cili e konsideron këtë skemë heqjeje si të pavlefshmem, do e heqim aksizën e naftës, do ulim koston e bujqësisë. Në Shqipëria ka një varfëri të jashtëzakonshme që shkon duke u rritur. Në të gjitha ndërtimet e reja që janë bërë është varfëruar Shqipëria, pasi me këto ndërtime janë shkatërruar pyje, rrugë, etj”.

 

 

 

 

Ministria e Brendshme, Olli: Rama i kishte premtuar të dyshuarit Frroku se do ta bënte deputet

Ministria e Brendshme nëpërmjet zëdhënësit të saj Leonard Olli, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama lidhur me foton e publikuar të krerëve të policiës me të dyhsuarin për vrajsen e kryepolicit Dritan Lamaj. Në deklaratën e tij, Leonard Olli u shpreh se : “Ndërsa të gjitha agjensitë e zbatimit të ligjit janë angazhuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike, Rama dhe rilindasit e tij, të turrur si hiena për të ushqyer politikën e tyre nekrofile, bëjnë sikur qajnë duke derdhur lotë krokodili, për të ndjerin kryekomisar Lamajn, që në dhjetra raste e kishin cilësuar si bandit. Rama u shfaq sërish para publikut në mbrojtje së policisë së shtetit, por në fakt a nuk ishit ju zoti  Rama që dërguat kasnecin Tahiri për të organizuar protesta kundër punës dhe detyrës së kryekomisar Lamajt në Kombinat? A nuk ishit ju që e dërguat atë në mbrojtje të të akuzuarit? A nuk ishte Tahiri yt që jepte konferenca pa fund për shtyp duke akuzuar shefin e komisariatit si bandit dhe kriminel?  Zoti Rama sqaro opinionin publik përse vetëm dy javë më parë ju e takuat të dyshuarin Frroku dhe i premtuat se do ta bënit deputet? Përse e fshihni faktin se të nesërmen e takimit tuaj i dyshuari shkoi në Shkodër dhe filloi hapjen e zyrave elektorale? Zoti Rama sqaro qytetarët shqiptarë përse pas takimit tuaj me të dyshuarin Tahiri ka darkuar dhe biseduar në një lokal nga ora 20:30 deri në ora 02:30 të mëngjesit dhe se për çfarë shtë biseduar në atë darkë të stërgjatë?”. Më tej ai nënvizoi se,: “Përse gjithë ky ngut për të përgojuar një foto të bërë para dy vitesh, tani pikërisht në mes të proçesit hetimor? Përse nuk u pohon shqiptarëve se qëllimi yt i vërtetë është prishja e hetimit dhe mbrojtja e të dyshuarit për vrasjen e kryekomisarit? Zoti Rama ki kurajon të pranosh para shqiptarëve se kryetari i njësisë nr. 6 në Kombinat , i zgjedhuri yt është ortak në biznese me të dyshuarin. Pranoje dhe ti sikundër e pranon Tahiri faktin se lokalin e të akuzuarit e kishte bazën e tij në Kombinat dhe aty organizonte fushatën politike. Edhe ky rast me gjithë përpjekjet e tua të pafundme lidhjet e tua dhe të kupolës tënde me krimin, një fakt të cilin nuk mund ta fshihni dot më. Përpjekjet e tua megjithëse ogurzeza do të dështojnë. Policia e Shtetit është e vendosur që me çfardo kosto dhe çfardo çmimi të përballet me krimin, ta godasë dhe ta mposhtë atë në çfardo forme që ai shfaqet. Në këtë betejë ajo do të triumfojë dhe do të  ketë gjithmonë mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të Ministrisë së Brendshme, qeverisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë.”

Comments are closed.