Standard.al

Pas fotove Noka akuzon PS-në: Po prishni procesin, Sajmir Tahiri mik i Arben Frrokut

Florenc Drizari

nokaTahiri: “Policia e Shtetit është e tradhtuar më së pari nga eprorët, në këto gostitë e çiftelisë me njerëz që rezultojnë të implikuar apo të dyshuar

 

Ministri i Brendshëm Flamur Noka akuzoi deputetët e opozitës se po cenojnë rëndë procesin e hetimeve me akuzat politike të ngritura ndaj policisë së shtetit, në lidhje me zbardhjen e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj duke u kapur pas fotove të publikuara në internet, foto në të cilat shfaqet i akuzuari për vrasjen e komisarit me drejtues të forcave të rendit.

NOKA

Nga foltorja e Kuvendit ministri i Brendshëm Flamur Noka tha se vetë deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, ka darkuar me të dyshuarin e vrasjes së ish-kryekomisarit. Ai vijoi më tej duke thënë se detajet do të bëhen publike pas përfundimit të hetimeve. ” z.Tahiri, para ekzaktësisht 16 ditësh, ti zotëri te dy kullat, me kë ke ngrënë darkë? Nga ora 20:30 deri 02.30 ti z.Tahiri ke qenë me të dyshuarin për vrasës të kryekomisarit kur ke ngrënë darkë. Sqaroni qytetarët, ti sa herë ke shkelur, ke ngrënë dhe ke pirë në lokalin e të dyshuarit për vrasje. Kombinati z.Tahiri e di shumë mirë. Ke shkuar në lokalin e tyre, i ke miq dhe ke ngrënë e ke pirë. Pyesni kryetarin e minibashkisë nr. 6 me kë është ortak në biznes? Ju po merrni me këtë çështje, unë kam kërkuar që të hapet një hetim i gjerë për të gjtiha lidhjet e të dyshuarit.  Ti në sy të gjithë Kombinatit ke ngrënë dhe ke pirë në lokalin e të dyshuarit. Është një histori juaja politike për të shkatërruar procesin por është një proces hetimor i rregullt. Ju e sajuat këtë për të mbrojtur ortakun tuaj. Ju inskenuat këtë lojë për të mbrojtur ortakun tuaj. Vëllai i të dyshuarit ka edhe një parti që është në aleancë me ju.  Unë do t’ju nxjerr të gjitha dokumentat dhe lidhjet tuaja se i kam. Lëreni procesin të zbardhet dhe mos u përpiqni të krijoni zhurmë dhe të prishni procesin”,- tha Noka.

TAHIRI

Nga ana e tij, deputeti i opozitës Saimir Tahiri, kërkoi gjatë fjalës së mbajtur gjatë debateve të lira në Kuvend, dorëheqjen e krerëve të policisë dhe të vetë ministrit Noka. “Policia e Shtetit është e tradhtuar më së pari nga eprorët, në këto gostitë e çiftelisë me njerëz që rezultojnë të implikuar apo të dyshuar. Je ministri i parë që po varros kaq shumë komisar dhe ministri mediokër në luftën kundër krimit, jepni dorëheqjen e dhe cojini këta të 4 para drejtësisë”, tha Tahiri.
Ndërkaq, një reagim të fortë ministri Noka mbajti edhe ndaj deputetit tjetër socialist Taulant Balla. “Përsa i përket fotos, kjo ishte një foto normale,… po po, me të cilën, po të merrem unë me fotot tuaja, do t’ju nxjerr juve, gjysma juaj ose më shumë se gjysma juaj, se i kam fotot, duhet të lini jo vetëm parlamentin, por duhet të lini edhe  Shqipërinë. Por unë po jua them, por… Taulant, meqë don ta nxjerr, ta nxjerr unë ty! Ti je i lidhur  këmbë e kokë me trafikun e drogës dhe të femrave. Ti z.Taulant e ke emrin Fatos Gjura dhe ti dihesh… Dhe  e dyta: jep një çikë përgjigje për atë vajzën, të cilën ke tentuar ta përdhunosh. Bëj analizat, se mund të dalësh edhe me SIDA, se e di ti historinë!”, – tha ministri Noka.

 

 

Përplasja Topalli – Ruçi për kalendarin dhe referendumin për tri ligjet

Debatet dhe përplasjet mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës filluan që në hapje të seancës së djeshme plenare. Konferenca e Kryetarëve nuk arriti gjetjen e një konsensusi për miratimin e kalendarit tre javor të punimeve dhe kjo frymë u reflektua përgjatë gjithë seancës. Nga ana e tij, kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi kërkoi heqjen nga kalendari i punimeve të privatizimit të 4 hidrocentraleve, lotarisë kombëtare dhe iniciativës së deputetëve të PD për referendumin. “Në emër të grupit parlamentar socialist kërkon që hiqet nga kalendari i punimeve javës që vjen, privatizimi i katër hidrocentraleve dhe ratifikimi i dhënies së licencës edhe në zbatim të rregullores, por edhe për t’u dhënë kohën e domosdoshme komisioneve, deputetëve për të shprehu qëndrimin e tyre për këto 4 privatizime dhe për dhënien e licences”. Ndërkohë, kryetarja Topalli i rrëzoi pretendimet e Ruçit duke argumentuar se: Ju bëj me dijeni se projektligji i sjellur nga Partia Socialiste nuk ka faturë financiare kështu që administrata duhet t’ja kthejë sërish PS për të vendosur faturën financiare. Për lotarinë ka ardhur në Parlament prej disa javësh dhe është gjëja më normale të jetë në rendin e ditës, ndërsa për privatizimin e hidrocentraleve kur flitet për interesa kombëtare neni 28 i rregullores shprehet qartë. E kemi lënë për miratim javën e dytë. Kërkesa për referendum është dorëzuar prej kohësh, e firmosur nga një numër i madh deputetësh kështu që është plotësisht e formalizuar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

 

Comments are closed.