Tenton të arratiset, drejtori i uzinës në Elbasan kapet në doganën e Morinës

0
160

Elton Qyno

uzinaIlir Robi kishte zgjedhur mesnatën për t’u shpëtuar kontrolleve të Policisë së Shtetit

Drejtori i Metalurgjikut shiste traversat e çelikut së bashku me dy persona të tjerë

 

 

Arrestohet në tentativë arratisjeje drejtori i fabrikës së Metalurgjikut në Elbasan, që disa ditë më parë u shpall në kërkim nga Prokuroria e Elbasanit. Ilir Robi ka tentuar të kalojë drejt Kosovës përmes doganës së Morinit sapo ka kaluar mesnata, por është ndaluar nga Policia Kufitare, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, Jaho Caushaj, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të datës 27 shkurt, kur në doganën e Morinit, shtetasi Ilir Robi, 35 vjeç, banues në qytetin e Elbasanit, është ndaluar, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën dhe korrupsion pasiv”. Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar para disa ditësh dhe dy vartësit e tij. Këta persona shisnin mallin pa faturuar duke përfituar shumë të madhe parash që variojnë deri në 500 mijë lekë. Menjëherë pas arrestimit, Robi është shoqëruar në ambientet e policisë së Kukësit, duke bërë që gjatë ditës së djeshme ai t’i dorëzohet për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Elbasanit. Ndaj Ilir Robit, gjykata e këtij rrethi tashmë ka marrë masën e arrestit në burg në mungesë, pasi prokuroria ka vënë në dispozicion prova bindëse, duke faktuar se Robi ka qenë pjesë e ryshfeteve të vazhdueshme duke shitur pjesë metalike të uzinës, dhe materiale të tjera si traversa çeliku, të cilat nuk i kanë inventarizuar qëllimisht së bashku me dy punonjës të tjerë.

Skema e abuzimit

Hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë së Elbasanit dhe krimit ekonomik në policinë e këtij qyteti kanë zbuluar se drejtori Ilir Robi, së bashku me dy punonjësit e tij, Albert Pepa dhe Tosi Muda, kishin zgjedhur një skemë të përkryer për t’u pasuruar. Nëpërmjet shitjeve të kryera të materialeve të çelikut, ata shmangnin inventarizimin e tyre, duke bërë që shitja të konsiderohej si tregtim në të zezë dhe blerësi nuk priste faturë financiare, por pranonte që lekët t’ua jepte nën dorë drejtorit të kombinatit si dhe dy punonjësve të tjerë, të cilët ishin pjesë e zinxhirit të abuzimit financiar. Një skemë të tillë tre personat e mësipërm e kanë përdorur në dhjetëra raste, duke arritur të përfitojnë shuma të konsiderueshme financiare. Për veç traversave të çelikut, mësohet se tre personat e vënë nën hetim nga ana e prokurorisë kanë shitur dhe materiale të tjera, të cilat përpunohen në këtë uzinë. Aktualisht, nuk dihet me saktësi se sa është dëmi financiar i shkaktuar, por burime pranë prokurorisë thanë se që prej dy ditësh janë duke verifikuar me imtësi regjistrat e inventarit dhe mallrat që janë shitur. “Bëhet fjalë për disa milion lekë dëm në buxhetin e shtetit, por tani s’jemi në gjendje të përcaktojmë se sa është shuma reale. Shumë shpejt do sekuestrojmë të gjithë dokumentacionin dhe më pas do arrijmë të nxjerrim një shifër konkrete”, – thanë burimet pranë policisë së Elbasanit. Ndërkohë, lidhur me këtë çështje, hetimi është shtrirë edhe tek dy blerësit e traversave, të cilët, sipas burimeve, kanë shmangur të gjitha detyrimet fiskale dhe kanë vendosur të transportojnë mallin e blerë pa faturat përkatëse.

Operacioni “Traversa”

Të vënë në dijeni për këtë skemë abuzimi, drejtuesit e hetimit kanë lëshuar urdhrin për ndalimin e kamionit që transportonte traversat dhe më pas arrestimin e personave që drejtonin dhe shoqëronin mjetin. Pikërisht teksa ishin duke ecur në segmentin rrugor Elbasan – Peqin, një patrullë policie ka bërë ndalimin e kamionit me targat e Krujës, ku ishin ngarkuar traversat e çelikut dhe më pas është kërkuar vënia në dispozicion e dokumenteve të ngarkesës. Mirëpo në pamundësi për paraqitjen e tyre, drejtuesit e mjetit kanë tentuar të korruptojnë efektivët e policisë, por këta të fundit nuk kanë pranuar të marrin lekët e ofruar dhe për pasojë është bërë bllokimi i ngarkesës. Sipas burimeve, drejtuesit e mjetit kishin zgjedhur të blinin mallin natën dhe se në orët e para të mëngjesit, ata kanë udhëtuar në drejtim të Krujës. Ndërkohë, pas bllokimit të kamionit edhe policia ka bërë arrestimin e magazinierit dhe shoferit të Kombinatit Metalurgjik, ndërkohë që drejtori Ilir Robi, ka mundur të largohet në kohë nga banesa e tij, duke iu fshehur drejtësisë. Për arrestimin e tij policia ka kryer kontrolle në disa banesa. Ndërkohë që vetëm pesë ditë nga arrestimi i dy bashkëpunëtorëve, policia ka bërë arrestimin e Robit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

8 muaj

me radhë, kjo është periudha që mendohet se kanë abuzuar tre personat e arrestuar. Në një kohë të tillë, tre personat kanë arritur t’i shkaktojnë një dëm shumë të madh financiar buxhetit të shtetit, duke mos arkëtuar shumë prej shitjeve të bëra nga kjo ndërmarrje.

 

Abuzimi gjatë drejtimit të KLD-së nga Kreshnik Spahiu

Mori rrogën për 12 muaj pa qenë në

punë, ish-deputeti Shehu merret në pyetje

Ish-deputeti i PD-së, Sali Shehu, është marrë në pyetje nga Task-Forca e Prokurorisë, pas kallëzimit të ngritur ndaj tij 3 muaj më parë nga drejtuesit aktuale të KLD-së. Në kallëzimin e ngritur ndaj tij Shehu denoncohet se në kohën kur KLD kishte për nënkryetar Kreshnik Spahiun është paguar pa qenë asnjë ditë në punë. Më saktë sipas administratës së Cefës, Sali Shehu, asokohe drejtor juridik në KLD është paguar përgjatë 12 muajve, ndërkohë që nuk është paraqitur asnjë ditë në punë. Sali Shehu është marrë në pyetje nga prokurorja Antoneta Sevdari rreth në orët e mesditës. Sali Shehu aktualisht mban postin e Sekretarit Organizativ në partinë e Bamir Topit, Fryma e Re Demokratike. Sipas kallëzimit të bërë nga nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, bëhet fjalë për një abuzim disa milion lekë, pasi për një periudhë më shumë se një vjeçare Shehu ka marrë rrogë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nisur nga kjo situata kallëzimi është bërë për akuzën e Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, ndërkohë që mësohet se nën hetim është dhe kreu i aleancës Kuq e Zi, që në periudhën kur është bërë vjedhja, ai ka qenë nënkryetar i KLD. Ndërkohë që në dëshminë e tij, ish-deputeti Sali Shehu, ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë lekë në mënyrë të padrejtë, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e paraqitura në kallëzimin penal. Shehu, është shprehur përpara grupit të hetimit se nuk ka shkelur asnjë ligj në kohën e shërbimit në KLD, por se vetëm ka marrë rrogën që i takonte, për detyrën që ka mbajtur në KLD.

 

Elbasan, gjendet floriri në makinë

Humb çiftja në policinë e Kukësit

nisin hetimet për zhdukjen e provës

Policia e Kukësit i kishte sekuestruar shtetasit Esat Halilaj një armë gjahu dhe kishte arrestuar poseduesin e saj me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Por i ndaluari ka nisur një çështje gjyqësore dhe gjykata i ka dhënë të drejtë. Pas fitimit të pafajësisë ai ka kërkuar rikthimin e armës që e kishte me lejë, por përgjigjja në polici është së arma e gjahut është zhdukur. Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit bëjnë të ditur se ngjarja ka vënë në lëvizje drejtuesit e institucionit pasi zhdukja e një arme në ambientet e policisë përbën vepër penale. Ndërkohë që në Elbasan, policia i gjeti Përparim Balës me vete një sasi bizhuterish dhe disa telefona celular. Në të njëjtën kohë policia e Bulqizës zbuloi makinën me të cilin dy autorët kishin realizuar grabitjen. Mjeti tip “Golf 3” me ngjyrë të zezë, ishte braktisur dhe djegur në Zozg të Librazhdit. Zyrtarisht thuhet se Bala u vetëvra për të mos iu dorëzuar policisë. Gjatë një kontrolli rutinë të policisë, 23-vjeçari kërcënoi me armë policët e postbllokut. Për tu shpëtuar atyre rrëmben një makinë pronë e çifti nga Durrësit. Por vetëm pak kilometra pranë urës se Murrashit ai i jep fund jetës me vetëvrasje.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency