Komisioni për Sigurinë Kombëtare PD e PS përplasen sërish për armët, Demi: Mos e përdorni komisionin për fushatë elektorale

0
112

Florenc Drizari

siguriaPS kërkon raportimin e Flamur Nokës për sigurinë në vend, PD: Ministri do paraqitet në komision

 

Diskutimi për projektligjin e armëve në Republikën e Shqipërisë vazhdon të shkaktojë përplasje qëndrimesh mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, në Komisionin e Sigurisë. Deputetët e Partisë Socialiste kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, duke e lidhur këtë me situatën e fundit të kriminalitetit në vend, ndërkohë që përfaqësuesit e mazhorancës i quajtën qëndrime politike, deklaratat e kolegëve të tyre dhe kërkuan që drafti për armët, të mos përdoret për fushatë elektorale. “Besoj se ka ardhur koha që Ministri i Brendshëm, po aq më tepër Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të japi dorëheqjen. Bëni sikur nuk e kuptoni se çfarë ndodh sot në rrugë”, – tha deputeti socialist Bizhga. Ndërkohë kreu i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi, i tërhoqi vëmendjen deputetëve të opozitës për deklaratat e tyre dhe tha se qëllimi i mbledhjes së djeshme është miratimi i projektligjit për armët. “Zotërinj deputetë, mos e përdorni këtë tribunë për fushatë elektorale. Ne sot jemi mbledhur të diskutojmë ligjin. Pika 2 e rendit të ditës është të diskutojnë për ligjin për armët. Pika 3 është për çështje të tjera. Ju lutem të respektojmë rregulloren dhe mos bëni politikë dhe të mbarojnë punën për të miratuar detyrat”, – u shpreh Demi. Ndërkaq, pas debateve lidhur me situatën e rendit në vend, kreu i komisionit të Sigurisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të PS-së, tha se pritet që Ministri i Brendshëm Flamur Noka të vijë sërish të raportojnë para komisionit. “Ministrit të Brendshëm ia kemi bërë ftesë, ai ishte këtu brenda dy javësh dhe do të vijë shumë shpejt”, – tha deputeti demokrat. Më pas debati mes anëtarëve të komisionit dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme vijoi për draftin e armëve. Opozita ashtu siç kishte deklaruar edhe më parë, kundërshtoi ato pika të ligjit ku flitet për mundësinë që kanë deputetët dhe ministrat për tu pajisur me armë. Nga ana e tij, zv.ministri i Brendshëm, Arben Ristani, tha se nëse nuk do të miratohet projektligji i ardhur nga Këshilli i Ministrave, atëherë do të mbesë në fuqi ligji ekzistues i cili, sipas tij, përfshin një kategori më të gjerë personash që gëzojnë të drejtën e pasjes së një arme zjarri. “Në rast se nuk kalon ky ligj, ligji që kemi në fuqi aktualisht, parashikon që kanë të drejtë të mbajnë armë, përveç këtyre që janë parashikuar në nenin 18, edhe kryetarët e partive, edhe kryetarët e trenave të mallrave, edhe Kinostudio, edhe trupa teatrale, edhe muzetë në qendër apo në rrethe, edhe punonjësit e doganës, tatimeve etj. të gjitha këto, në rast se ju nuk pranoni të miratohet ky ligj, këta i ke në mundësi për të pasur armë”, – deklaroi Arben Ristani.

Ndërkohë, deputetët e PS-së në Komisionin e Ligjeve prite të paraqesin një paketë propozimesh ligjore kundër armëve. Kryesocialisti, Edi Rama, i kërkoi pak ditë më parë grupit të tij socialist që të nisë menjëherë punën për hartimi e paketës ligjore. Aktualisht projektligji për armët ka përfunduar shqyrtimin në Komisionin e Ligjeve dhe në komisionin përgjegjës, atë për Sigurinë Kombëtare është në fazën e shqyrtimit të 18 neneve të para. Mbledhja e djeshme u ndërpre në gjysmë për shkak se deputetët e opozitës u larguan në për mbledhjen e grupit socialist dhe diskutimet e radhës pritet të fillojnë sërish në fillim të javës.

 

 

Debatet tek Komisioni i Sigurisë

Gazmir Bizhga: Vetëm dje z. kryetar janë vrarë tre njerëz në Shqipëri. E pra, është më shumë se çfarë mund të ishin vrarë në Afganistan apo në Irak.
Leonard Demi: z. Bizhga diskutoni për ligjin, mos bëni politikë.
Gazmir Bizhga: Besoj se ka ardhur kohë që Ministri i Brendshëm po aq më tepër Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të japi dorëheqjen.
Leonard Demi: Ky është mendimi jot z. Bizhga. Ne jemi këtu për të miratuar ligjet. Ju lutem z. Bizhga, faleminderit z. Bizhga.
Gazmir Bizhga: Bëni sikur nuk e kuptoni se çfarë ndodh sot në rrugë.
Leonard Demi: Faleminderit z. Bizhga.
Gazmir Bizhga: Për këtë duhet të diskutojmë ne dhe jo për nenin 17 apo 18 sesi do t’i armatosni ministrat tuaj.
Leonard Demi: Zotërinj deputetë, mos e përdorni këtë tribunë për fushatë elektorale. Ne sot jemi mbledhur të diskutojmë ligjin.
Pika 2 e rendit të ditës është të diskutojnë për ligjin për armët. Pika 3 është për çështje të tjera. Ju lutem të respektojmë rregulloren dhe mos bëni politikë dhe të mbarojnë punën për të miratuar detyrat.
Ministrit të Brendshëm ia kemi bërë ftesë, ai ishte këtu brenda dy javësh dhe do të vijë shumë shpejt.
Arben Çuko: Fjalëve të kolegut tim nuk i heq asnjë presje.
Leonard Demi: Z. Çuko, ju lutem kalo. Z. Çoba, na lejoni të punojmë tani.
Asllan Dogjani: Ore të ka humb kuorumi këtu në komision. Ku janë deputetët?
Leonard Demi: Jo nuk ka humbur kuorumi. 1, 2, 3, 4… 12 jemi, në rregull. Rri o burrë i dheut tani!
Leonard Demi: Z. Çuko urdhëroni! Z. Bizhga ju lutëm. Dil në Partinë Socialiste dhe thuaje atë punë. A do ta lejojmë kolegun të flasë? Z. Bizhga po më shkatërron mbledhje. Të lutëm, fole? Lëri kolegët të flasin!

 

Komisioni i Medias, miratohet pa konsensus ligji për median

Projektligji për mediat audiovizive u miratua pa konsensus në Komisionin Parlamentar të Medias. Opozita dhe mazhoranca u ndanë në dy nene të projektligjit për zgjedhjen e anëtarëve të AMA-s dhe bordit të RTSH-së, pasi opozita kërkonte për emërimet konsensusin e palëve, nëse nuk arrihet ky konsensus zgjedhjet të bëheshin me short dhe nëse nuk pranohej as shorti të zgjidhej në parlament me shumicë të cilësuar. Ndërsa, mazhoranca ka qenë kundër, duke kërkuar votim në parlament me shumicë të thjeshtë si gjeti institucionet e tjera. “Po kërkojmë një KKRT të pavarur dhe po kërkojmë një Këshill Drejtues të RTSH të pavarur si garant, jo për PS, jo për PD, por median dhe publikun shqiptar. Për ne është i papranueshëm votimi me shumicë të thjeshtë”, – deklaroi Leskaj. “Varianti është shumë i mirë, është shumë ekulibrues, si për respektimin e vullnetit politik të palëve aq edhe për pavarësinë e institucioneve. Kështu që i qëndrojmë këtij versioni dhe mendojmë se është versioni më i mirë. Nuk besoj se një short mund të prodhojë institucione më të mira sesa Parlamenti i Shqipërisë”, – tha Mark Marku. Mazhoranca në Komision propozoi edhe vijimin e mandatit të kreut të KKRT dhe anëtarëve me një dispozitë kalimtare edhe pas hyrjes në fuqi të projektligjit ndërsa opozita kërkoi riformatim të dy enteve nga fillimi pas hyrjes në fuqi të ligjit. Projektligji u miratua pas më shumë se 3 vite diskutime.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency