Taksitë 4+1, çmimet e reja me taksimetër ditën, natën dhe për festa

0
239

Blerta Mrishaj

taxiVendimi pritet të miratohet në mbledhjen e 28 shkurtit në Këshill Bashkiak

Ndryshimi i tarifave i përvitshëm, bazuar në marrëveshjen bashki-taksi

 

Rishikohen çmimet për shërbimin taksi 4+1 vende. Ndryshimet lidhen me shërbimin taksi gjatë ditës, natës dhe ditëve të festave. Drafti tashmë është përgatitur nga Bashkia e Tiranës dhe do të dërgohet për miratimin në Këshill Bashkiak në mbledhjen e 28 shkurtit. Në këshill do të caktohet vlerave e tarifave, që përfshin vlerën e tarifës fillestare, në përputhje me formulën e pranuar nga të dy palët, bashkia dhe përfaqësuesit e shërbimit taksi. Vlerat e tarifave rishikohen në mënyrë të rregullt çdo vit. Sipas draftit të bashkisë përcaktohet se “nisur nga varësia e faktorëve lokal rishikimi i çmimeve dhe tarifave (tavan) është pjesë e monitorimeve dhe konsultimeve me grupet e interesit. Objekt i kësaj analize është dhe kërkesa e përfaqësuesve të shërbimit taksi 4+1 për një rishqyrtim të elementëve të sistemit të çmimeve dhe tarifave të taksimetrave në lidhje me ndryshimin e distancës fillestare (shprehur në km)”. ndërkohë që rishikimi i fundit i çmimeve dhe tarifave të shërbimit taksi është bërë me VKB nr. 3, datë 30.3.2009, ku parashikohej tarifa prej 250 lekë/min për distancën fillestare prej 2 km pavarësisht kohës së udhëtimit. Ky projektvendim i propozuar parashikon rishikimin dhe ndryshimin e distancës fillestare në 1.5 km.

Drafti

Ndryshimet që priten të miratohen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në draftin e nisur për miratim shpjegohet se “referuar VKB-së për distancën fillestare prej 2 km është përcaktuar tarifa 250 lekë (pa tarifën 50 lekë të lajmërimit), e llogaritur si lekë/km dhe jo lekë/min me argumentin se për shkak të orëve të pikut kemi ulje të shpejtësisë dhe rritjen e kohës së udhëtimit dhe futja në funksionimin automatik lek/min do e rëndonte tarifën e shërbimit në masën 160% (mbrojtje konsumatori). Vetë Sindikata e Taksistëve organizoi një sondazh, në pyetësorin e të cilës pikat ku u përqendruan ishin: A duhen ndryshuar tarifat e taksimetrit? Dhe me cilin variant të nisjes ishin dakord? Në përfundim të saj nga 634 të anketuar të gjithë ishin për ndryshimin e tarifave dhe rreth 574 ishin pro ndryshimit të distancës fillestare, që nënkuptonte vënien në funksion të taksimetrit, sepse mbi 60% e lëvizjeve në ngarkesë të taksistëve bëhet në distanca < 2km dhe të ardhurat e tyre varen nga kjo distancë lëvizjeje si rrjedhojë kemi një tendencë të rritjes së informalitetit, kjo kundra qëllimit tonë për mbrojtjen e konsumatorëve nga drejtues të ndryshëm abuziv dhe krijimin e kushteve për një konkurrencë të ndershme (përdorimi i taksimetrit). Aktualisht kosto për njësi shërbimi e llogaritur sipas një formule të pranuar nga të dyja palët ka pësuar një rritje prej 10%. Kjo reflektohet në rritjen e kostos për njësi lekë/km dhe lekë/min dhe si rrjedhojë në tarifat sipas zonave A (brenda qytetit të Tiranës); B (jashtë vijave kufizuese të qytetit të Tiranës); C (shpejtësia e lëvizjes është më e madhe dhe ndalesat janë më të pakta). Në mbrojtje të interesave të konsumatorit të pranohen ndryshime vetëm në përcaktimin e zonës fillestare. Kjo dhe për arsye të riskut të subjekteve taksi në ushtrimin e aktivitetit të tyre dhe krijimin e radhëve të gjata të mjeteve në pritje të klientëve. Si dhe ky ndryshim nuk prish ekuilibrat midis Politikave të Bashkisë për orientimin e qytetarëve drejt lëvizjes me transport urban ose mjete alternative (biçikleta) dhe garantimit të cilësisë së shërbimit taksi, i cili u vjen në ndihmë qytetarëve në çdo kohë (natën) dhe krijon kushte të veçanta shërbimi për kategori të veçanta përdoruesish”.

 

Tarifat

 

Për mjetet e shërbimit taksi (4+1 vende)

 

ZONA E TARIFËS

DISTANCA PËR ZONAT E TARIFAVE

(Km)

 

TARIFA

Lek/km

 

TARIFA

lek/min

Tarifa fillestare

1.5 km e para

250 lek/1.5 km Nuk aplikohet
Zona A

5 km e tjera pas 1.5 km të para

100 lek/km 25 lek/min
Zona B 10 km e tjera pas 1.5 km të para +5 km 85 lek/km 21.25 lek/min
Zona C

Mbi 16.5 km

80 lek/km 20 lek/min

 

 

Tarifa për ditët e pushimit, festave zyrtare

 

ZONA E TARIFËS

DISTANCA PËR ZONAT E TARIFAVE

(Km)

 

TARIFA

Lek/km

 

TARIFA

lek/min

Tarifa fillestare

1.5 km e para

300 lek/1.5 km Nuk aplikohet
Zona A

5 km e tjera pas 1.5 km të para

120 lek/km 25 lek/min
Zona B 10 km e tjera pas 1.5 km të para +5 km 95 lek/km 21.25 lek/min
Zona C

Mbi 16.5 km

80 lek/km 20 lek/min

 

Tarifa për udhëtimin natën

 

ZONA E TARIFËS

DISTANCA PËR ZONAT E TARIFAVE

(Km)

 

TARIFA

Lek/km

 

TARIFA

lek/min

Tarifa fillestare

1.5 km e para

300 lek/1.5 km Nuk aplikohet
Zona A

5 km e tjera pas 1.5 km të para

120 lek/km 25 lek/min
Zona B 10 km e tjera pas 1.5 km të para +5 km 95 lek/km 21.25 lek/min
Zona C

Mbi 16.5 km

80 lek/km 20  ek/min

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency