Sulm ishullit me minj të helmuar për të pakësuar gjarpërinjtë

0
143

 

minj me helmNjë plan i cili ka në epiqendër shkatërrimin e qindrave gjarpërinjve të cilët po shtohen çdo ditë dhe më shumë. Guami, ishulli i vendosur në Oqeanin Paqësor, do të mbushet me minj të helmuar të cilët gjarpërinjtë i pëlqejnë shumë. Ky bombardim i padëgjuar në histori synon të frenojë shkatërrimin e florës dhe zinxhirin ushqimor nga shtimi i papërmbajtur i popullatës së gjarpërinjve, që është evidentuar së fundmi. Ekspertët kanë llogaritur se mbi dy milionë gjarpërinj, të një specie që qëndron e varur në pemë, janë prezentë aktualisht në pyjet e ishullit të vogël. Si rrjedhojë, ata kanë shfarosur pothuajse çdo gjallesë që konsumohet prej tyre dhe rrezikojnë që të shkatërrojnë të gjithë jetën e gjallë të ishullit, si rrjedhojë e shkatërrimit të zinxhirit ushqimor. Minjtë janë ushqimi i preferuar i gjarpërinjve dhe ata do të lëshohen nga avioni në zonat më problematike, ku popullata e gjarpërinjve është më e shumtë. Sipas ekspertëve, futja e helmeve tek minjtë e ngordhur përbën mënyrën më të efektshme për të eliminuar pjesën më të madhe të gjarpërinjve. Nëse kjo ndërhyrje nuk do të realizohej, sipas ekspertëve, jo vetëm që jeta e gjallë në Guam do të zhdukej, por do të vihej në rrezik edhe ishulli shumë më i madh, ai Havai, i cili është një shtet amerikan. Guami është një territor amerikan që prej marrëveshjes së firmosur me Spanjën në vitin 1898, por u sulmua dhe u përdor për katër vjet si bazë nga ana e Japonisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency