Studimi, shkenca gati t’i bëjë njerëzit të jetojnë më shumë

0

shkencaNuk ka nevojë për kura të vazhdueshme, nuk ka nevojë për medikamente apo të jetosh në mjedise të gjelbra dhe me ajër të pastër. Jo! Çdo gjë do të zgjidhet në bazë të disa ndërhyrjeve në turpin e njeriut, të cilat do të shtojnë rreth 20-30 vjet jetë për çdo njeri

Loading...

 

Dekadat e fundit kanë treguar se njerëzit jetojnë më shumë. Shërimi i sëmundjeve, por edhe kujdesja për veten me medikamente të shumta ka bërë që njerëzit të jetojnë akoma dhe më shumë. Një studim i bërë nga një universitet në Britaninë e Madhe tregon se shkenca ka ecur aq shumë sa për të ndikuar direkt në rritjen e jetëgjatësisë. Nuk ka nevojë për kura të vazhdueshme, nuk ka nevojë për medikamente apo të jetosh në mjedise të gjelbra dhe me ajër të pastër. Jo! Çdo gjë do të zgjidhet në bazë të disa ndërhyrjeve në turpin e njeriut të cilat do të shtojnë rreth 20-30 vjet jetë për çdo njeri. Sipas studiuesve, ndërhyrjet do të bëhen në organet të cilat janë dëmtuar si dhe në gjak. Nëpërmjet “rikuperimit” të organeve kryesore, si për shembull zemra do të mund që trupi i njeriut të jetojë më shumë. Ndërhyrjet në organe do të bëhen sipas metodave më të zhvilluara të shkencës. I vetmi problem, sipas studiuesve, është se si do të përballet bota me rritjen e numrit të popullsisë. Madje, vetë studiuesit besojnë se kjo metodë nuk është bërë publike, për faktin e vetëm se planeti i tokës nuk është i gatshëm të pësojë një rritje të panumërt, ku thuhet se popullsia do të shtohet me rreth 40%.

Të jetoni më gjatë, gjeni mjedise të përshtatshme

Një tjetër zbulim që kanë bërë shkencëtarët: të jetosh në mesin e bukurive të natyrës të shton vitet e jetës. Pas studimeve të bëra me banorët e ishullit Sky në Skoci, del se ata janë mes njerëzve më të shëndetshëm në mbarë Britaninë. Ata preken më pak nga kanceri, nga sëmundjet e mushkërive, ato të sistemit të tretjes dhe të zemrës dhe kanë jetëgjatësinë më të madhe në Britani. Banorët e ishullit kanë fatin të notojnë vetëm disa metra larg shtëpisë së tyre, të shohin nga deti malet e larta skoceze dhe të thithin ajrin e pastër të klimës detare dhe malore së bashku. Edhe studime të mëparshme nga shkencëtarët të Universitetit të Harvardit kanë treguar se njerëzit gjenetikisht kanë prirjen të jetojnë pranë natyrë, dhe të banosh mes bukurive të natyrës shton mirëqenien e tyre mendore dhe fizike.

 

Kinezi që ka jetuar 256 vjet me bimë mjekësore

Li Ching Yuen ose Li Ching-Yun ka lindur në vitin 1677 ose 1736 dhe ka vdekur më 6 maj të vitit 1933. Vetë ai ka pretenduar se ka lindur në vitin 1736, ndërsa disa të dhëna tregojnë se ka lindur në vitin 1677. Gjatë jetës së tij, Li u martua me 23 gra, të cilat i dhanë atij 180 fëmijë. Në vitin 1928, korrespondenti i gazetës amerikane, “New York Times” shkruante se shumë nga njerëzit e moshuar të lagjes së tij, e njihnin atë qëkur ishin fëmijë dhe që prej atëherë ai kishte qenë një burrë i rritur. Pasi bëri 10 vite shkollë, ai nisi të mblidhte bimë mjekësore. Pasi mori eksperiencë në këtë drejtim, “New York Times” shkruan se shiti për 100 vite bimë mjekësore. Kina është një nga vendet ku rriten shumë bimë “çudibërëse”, të cilat rriten kryesisht në lartësi shumë të mëdha. Rreth viteve 1930, profesori Wu Ching-Chien nga Universiteti Chengdu, duke kërkuar për historinë e tij gjeti një dokument të vitit 1827, ku qeveria i uronte atij 150-vjetorin e lindjes ndërsa një tjetër dokument i vitit 1877, i uronte atij 200-vjetorin. Rekordin për jetëgjatësinë zyrtarisht e mban francezi Jeanne Calment, që ka jetuar 122 vite e 164 ditë. Shteti kinez ka referuar për Li, por kjo është në investigim e sipër. Që prej moshës 10-vjeçare ai nisi të mblidhte bar mjekësor në vargmale dhe nisi të mësonte mbi metodat për të jetuar sa më gjatë duke u ushqyer me dietë barishtesh dhe verë orizi. Ai jetoi në këtë mënyrë për 40 vjet. Në vitin 1927, Li Ching Yuen u ftua nga gjenerali Yang Sen për ta vizituar, kohë kur u fiksua edhe portreti i tij i famshëm. Disa miq të tij kanë thënë se fjalët e fundit ishin: “Kam bërë çdo gjë që duhet të bëja në këtë botë. Tani më duhet të shkoj në shtëpi”. Pas vdekjes së tij, gjenerali Yang Sen hetoi për të vërtetën e tij dhe moshën dhe për këtë publikoi një raport për gjetjet.

 

 

Loading...