Meteorë dhe asteroide, pas disa vjetësh në tokë do të bien me qindra

0
263

meteoreKëto sulme, sipas NASA-s, vijnë për shkak të hollimit të kores së tokës, e cila nuk është më e gatshme të mbrojë planetin tonë. Shumë vjet më parë, kjo kore mbrojtëse ishte e aftë të ndalonte çdo meteor dhe asteroid, duke mos e lejuar të hynte në hapësirën tonë

 

Sulmi i ndodhur në Rusi pak ditë më parë nuk është i pari po as i fundit. Sipas të dhënave të NASA-s, toka do të sulmohet disa herë, sidomos në vitin e ardhshëm. Këto sulme, sipas NASA-s, vijnë për shkak të hollimit të kores së tokës, e cila nuk është më e gatshme të mbrojë planetin tonë. Shumë vjet më parë, kjo kore mbrojtëse ishte e aftë të ndalonte çdo meteor dhe asteroid, duke mos e lejuar të hynte në hapësirën tonë. Sot kjo kore, për shkak të çlirimit të gazrave të shumtë, është holluar në maksimum, madje pas rreth 40-50 vjetësh toka nuk do të ketë më mbrojtëse, por do të jenë vetë shtetet që do ta mbrojnë. Sipas shkencëtarëve në SHBA, sot shtetet janë aq të fuqishme, sa për të ndalur çdo sulm, por ajo që ndodhi në Rusi, ishte e papritur. Mendohet se shtete si SHBA, Rusia, Kina po përgatisin bomba të posaçme për të sulmuar meteorët, të cilët do të sulmojnë tokën.

Asteroide-meteorë

Çfarë katastrofe nevojitet për shkatërrimin e botës? Trupat astronomikë paraqesin një rrezik mjaft të frikshëm. P.sh., në këtë aspekt mund të përmendin asteroidet. Por, për fat të mirë, janë më të paktë trupat e mëdhenj qiellorë që mund të bien në Tokë, duke e rrezikuar atë, gjë që është një lajm i mirë. Gati çdo 100 vjet, në Tokë bie nga një meteor 10-metërsh, me forcën e një shpërthimi të vogël bërthamor. Ishte fat i madh që meteori i fundit, që ra më 1908, ra në një zonë të pabanuar të Siberisë, duke mos shkaktuar asnjë viktimë. Çdo disa mijëra vjet, Toka mund të kalojë nëpër grupe të mëdha të copave të kometave apo nëpër bishtat e tyre, duke e shndërruar shiun e bukur të kometave në një shfaqje vdekjeprurëse. Çdo rreth 100.000 vjet, mund të vijë deri te rënia e trupave qiellorë që mund ta shkatërrojnë një zonë të madhësisë së Anglisë, por që mund të shkaktojnë re të mëdha të tymit dhe pluhurit, duke penguar depërtimin e rrezeve të diellit dhe, si rezultat, duke shkaktuar vdekjen e të gjitha bimëve, e më vonë edhe të gjallesave të tjera. Më pas, vjen edhe kërcënimi më i madh. Çdo rreth 100 milionë vjet, një gur me madhësi sa një asteroid i vogël përplaset për Toke, duke shkaktuar tërmete që përfshijnë tërë Tokën, valë të larta të deteve, duke mbytur menjëherë të gjitha gjallesat e mëdha në fytyrë të dheut. Për shkak të pluhurit të madh që ngrihet në atmosferë, vjen deri te pengimi i depërtimit të rrezeve të diellit me çka vjen edhe deri te ngordhja e gjallesave të detit, meqë nuk anë më bimë me të cilat ushqehen. Lajmi i mirë është se një gjë e tillë ka ndodhur para rreth 65 milionë vjetësh, me ç’rast paraardhësit tanë shtatshkurtër kishin përfituar nga zhdukja masive e zvarranikëve të mëdhenj – dinozaurëve.

Çfarë janë meteorët?

Meteori është trup qiellor, që lëviz brenda hapësirës së sistemeve të yjeve. Lëviza e këtyre trupave mund të shikohet thjesht me sy. Vëzhgimi i lëvizjeve dhe rënieve të tyre në Tokë ka filluar që në kohët e lashta. Që në vitin 467 p.e.s, Anaksagorasi i Klazomenait përshkroi rënien e një trupi të tillë. Meteorët kur bien në atmosferën e Tokës, nga fërkimi nëpër ajër gjatë shpejtësisë së madhe ndizen dhe digjen. Meteorët duken si yje që shkëputen nga qielli. Meteorët mund të shikohen pothuajse gjithë vitin por në kohë të caktuara të vitit ky aktivitet është më i madh dhe quhet shi meteorik. Kjo zakonisht ndodh kur toka kalon në orbitën e kometës. Toka ndjek të njëjtën rrugë rreth diellit çdo vit, kështu që gjithmonë kalon mbi gjurmët e kometës në të njëjtën pikë të orbitës kështu që në mund të shikojmë shiun meteorik në të njëjtën kohë të vitit. Çdo meteor në shi mendohet se vjen nga e njëjta pikë e qiellit që njihet me emrin “radiant“. Çdo shi meteorik është emëruar në bazë të konstelacionit ku mendohet se ndodhet radianti. Kështu për shembull Gemindis mendohet se rrjedh nga konstilacioni Gemini dhe Leonids mendohet se vjen nga Leo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency