Standard.al

Kuriozitete

misterShkruan me të dyja duart në të njëjtën kohë dhe dy gjuhë të ndryshme

Njëzetekatërvjeçarja kineze Chen Siyuan ka një talent të pabesueshëm. Ajo në të njëjtën kohë mund të shkruajë me të dyja duart dhe atë në dy gjuhë të ndryshme. Derisa me njërën dorë shkruan në gjuhën kineze, me tjetrën shkruan në gjuhën angleze. Siyuan po ashtu mund të shkruajë në drejtime të ndryshme, ndërsa është në gjendje që t’i shkruajë dy fjali të ndryshme kur shkruan ndonjë tekst apo poezi. Talentin e saj ajo e zbuloi rastësisht, teksa mundohej të kryente më shpejt detyrat e shtëpisë në gjuhën angleze. “Kur isha në shkollë të mesme, pa vetëdije nisa të shkruaja me të dyja duart, teksa synoja t’i bëja më shpejt detyrat e shtëpisë suaj. Shokët e mi u befasuan dhe u përpoqën të më kopjonin, por asnjëri nuk ia doli”, – tha Siyuan.

 

Macja që i shkon të zotit me dhurata përditë te varri

Që kur i ka vdekur i zoti, pak më shumë se një vit më parë, Toldo, macja 3-vjeçare në ngjyrë bardhegri, çdo ditë i shkon tek varri. Siç tregon “Corriere della Sera”, merr me vete peceta, degë dhe shkopinj, gota plastike, si dhurata të vogla, dhe i çon tek varri i Renzo Iozzellit, i cili vdiq në 22 shtator 2011, në moshën 71-vjeçare. Renzo ishte shumë i lidhur me Toldon, e pati marrë atë në një karvan macesh, kur macja ishte 3-muajshe. Nëse nuk do të kishte shumë dëshmitarë, që përditë vërejnë macen se ç’bën, kjo do të dukej si një histori e dalë nga imagjinatat e “Walt Disney”. Por, në fakt, gjithçka është e vërtetë. E tregon këtë edhe vejusha e Iozzellit, zonja Ada, dhe e pohojnë edhe shumë të tjerë. “Edhe sot, – rrëfen zonja Ada, – kam shkuar te varri dhe Toldo më erdhi nga pas. Rrugës, një njeri që njoh, më tha se atë ditë, herët, macja kishte qenë dhe një herë aty”.

 

Vdiq, shkoi në botën tjetër, u rikthye dhe vizatoi atë që pa

Ka befasuar një vajzë e vogël, e cila pretendon se vdiq, shkoi në ferr, u rikthye dhe“pasqyroi” gjithçka pa aty! Pretendimi i një vajze nga Koreja se ajo vdiq, shkoi në ferrë dhe u ringjall, pra u rikthye në jetë, ka shokuar mbarë opinionin. Madje, ajo pretendimet i ka shoqëruar dhe me një sërë pikturash të saja të cilat pasqyrojnë situatën në botën tjetër, duke u kthyer në epiqendrën e debateve për pretendimet e saj. Ndërkohë vlen të theksohet se janë një sërë shkencëtarësh, mjekë, psikolog etj., të cilët janë vënë në një garë për të nxjerrë në dritë të vërtet rreth kësaj historie, e cila edhe pse duket e pabesueshme, bëhet shumë e besueshme nga aftësia e vajzës për të pikturuar me mjeshtri shumë të madhe ato çka ajo pikturon, piktura që kanë një përmbajtje shumë të çuditshme deri të pazakontë për gjithkënd.

 

Fshati që jeton në -71 gradë

Meteorologët kanë regjistruar temperaturën -71 gradë celsius në fshatin rus Oymyakon, në të cilin madje as aeroplanët nuk mund të kalojën dot gjatë dimrit. Aty nuk rritet asgjë dhe banorët ushqehen me mish kali, por asnjëherë nuk vuajnë nga uria. Vendasit gjatë gjithë ditës bëjnë xhiro me vetura nga frika se nëse ndalen ato nuk do të ndizen përsëri. Gërmimet për varre mund të zgjasin deri në tri ditë, derisa toka të shkrihet me thëngjill të nxehtë. Në kohën kur Britania po përballet me dimër, ka edhe të tjerë në Rusi që jetojnë në temperatura deri në -71 gradë celsius. Fshati Oymyakon në veri të Rusisë njihet edhe si “Poli i të ftohtit” dhe ka mesatare të temperaturave -50 gradë celsius gjatë muajit janar, kështu që nuk ka dyshim se është fshati më i ftohtë i banuar në gjithë botën. Ky është rekord i temperaturës më të ulët që është regjistruar ndonjëherë në lokacione të banuara në Tokë dhe njëherësh temperatura më e ulët e regjistruar në hemisferën veriore. Fshati, në të cilin banojnë rreth 5000 persona, në vitet 1920 dhe 1930 ishte një ndalesë për barinjtë e drerëve, të cilët i freskonin tufat e tyre në pranverën termale. Mirëpo, qeveria sovjetike, në përpjekjet për të sistemuar popullatat e saj nomade, u zmbraps, duke besuar se do të ishte e vështirë që ata të kontrollohen si në aspektin teknologjik ashtu edhe në atë kulturor, e bëri këtë vend si një zgjidhje të përkohshme. Problemet ditore me të cilat përballen banorët që jetojnë në Oymyakon janë: ngrirja e ngjyrës së stilolapsave, syzave dhe baterive që e humbin fuqinë. Atyre u është thënë të vozisin gjatë gjithë ditës, sepse nëse i ndalin veturat nuk do të jenë më në gjendje t’i lëvizin nga vendi. Edhe nëse do të kishte valë, telefonat nuk do të punonin në kushte të tilla. Një tjetër problem që shkaktojnë temperaturat e ulëta është varrosja e trupave të vdekur, procedurë kjo që mund të zgjasë deri në tri ditë. Toka fillimisht duhet të ngrohet në mënyrë që të jetë e përshtatshme për t’u gërryer. Ky proces përsëritet disa herë derisa të arrihen rezultate. Për ironi emri Oymyakon e ka kuptimin “ujë jo i ngrirë’, meqë ka pranverë të nxehtë. Shumica e shtëpive në këtë fshat përdorin qymyr dhe dru për t’u ngrohur dhe nuk kanë kushte moderne të jetesës. Meqenëse aty nuk mund të kultivohet asgjë, ata ushqehen me mish. I gjithë fshati e ka vetëm një dyqan. Për befasi, banorët e këtij fshati ndryshe nga të tjerët u qëndrojnë temperaturave të ulëta. Fshati është i vendosur 750 metra mbi nivelin e detit dhe gjatësia e ditës varion nga 3 orë në dhjetor deri në 21 orë gjatë stinës së verës. Pavarësisht të ftohtit në dimër, gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit, temp

 

Comments are closed.