• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Sociale

Bashkia, memorial për simbolet e diktaturës, bust për Sabri Godon

25 February, 2013
in Sociale
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bust do të ngrihet dhe për Jeronim de Radën, vlerësim për artisët

 

LexoEdhe

‘E papreçedentë në 29 vjet.’ Qytetarët do të padisin në Gjykatë AKEP për fikjen e antenave celulare!

8 orë ulur, sëmundjet e rrezikshme që mund të prekeni!!!

Thirrje për të marrë masat! Stuhia godet Shqipërinë…

bashaNë mbledhjen e radhës në 28 shkurt, Këshilli Bashkiak pritet të miratojë një sërë projektvendimesh, mes të cilave edhe ngritjen e bustit të një nga figurave që ka kontribuar për vendin, Sabri Godon. Busti i politikanit, shkrimtarit dhe skenaristit Sabri Godo do të vendoset në lulishten përpara Parlamentit, ngjitur me shëtitoren “Murat Toptani”, nga Akademia e Shkencave, sipas planvendosjes bashkëlidhur këtij vendimi. Godo njihet si një penë e rrallë, në romanet me karakter historik, ku më të bujshmet e më të diskutuarat janë “Skënderbeu” dhe “Ali pashë Tepelena”. Mbi këto figura që i kalonin përmasat e kombit, ai nuk reshti së kërkuari. Këto romane janë ripunuar e ribotuar disa herë, janë përkthyer në disa gjuhë dhe vlerësuar lart nga kritika. Si një njohës i thellë i karakterit njerëzor, shkroi po me aq mjeshtëri romanet e novelat mbi luftën, për të cilat u akuzua nga censura e regjimit si shkrimtar i deheroizimit dhe vuajti pasojat. Në vitin 1974 u përjashtua nga Lidhja e Shkrimtarëve për “devijim nga realizmi socialist” dhe u dërgua për “riedukim” për 11 vjet (1974-1985).

Simbolet e diktaturës

Memorial për simbolet e diktaturës “Postbllok” do të ngrihet në lulishten që ndodhet në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”, përballë hotelit “Rogner”. Bashkia e Tiranës ka marrë vendimin për ngritjen e këtij memoriali që bashkon në një instalacion tri objekte të ngarkuara me simbolika lokale dhe universale. Karakteristikë e veçantë e këtij kompleksi është se të tria objektet janë autentike dhe vijnë në formë “artifakti”, çka do të thotë që bartin në vetë trupin e tyre gjurmët e asaj kohe. Gjithashtu, ndërhyrja artistike do të realizohet në një hapësirë urbane historike në hyrje të Bllokut, pra pikërisht në vendin ku bunkeri është instaluar qysh në kohën e diktaturës, ku do të ndërtohet memoriali si një metaforë e “arkeologjisë” së vuajtjes dhe dhimbjes. Bunkeri: me një simbolikë veçanërisht shqiptare, evokon izolimin e Shqipërisë, paranojat e diktaturës, mundin e njerëzve për t’i ndërtuar ato nëpër të gjithë territorin e Shqipërisë, si fragmente të një piramide gjigante absurde. Objekti i tretë është një organizim shtyllash betoni, i një fragmenti galerie miniere si ato ku kanë punuar ish të burgosurit. Ai synon të evokojë mundimin e kulakëve komunistë, punën e papaguar prej skllavi. Vizitori i memorialit ftohet jo vetëm ta vështrojë nga jashtë – rruga apo trotuari – instalacionin, por edhe të futet brenda tij, të ecë nëpër rruginat që lidhin tre objektet, të hyjë brenda bunkerit dhe të rrugëtojë nën dhe nëpër shtyllat e galerisë së Spaçit duke u kthyer me imagjinatë në atë kohë, për të evokuar kohën e diktaturës komuniste me mungesën e lirisë, vuajtjen, izolimin dhe persekutimin që e ka karakterizuar.

Busti i Jeronim de Radës

Busti i poetit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Jeronim de Radës, vepër e realizuar nga Odise Paskali, do të vendoset po në lulishten përpara Parlamentit, përballë rrugës “Jeronim de Rada”. De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare. Ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh; tradita poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Busti i Jeronim de Radës mban vlerën e dyfishtë, pasi është një nga punimet më të arrira të artistit Odise Paskali, “Skulptor i Popullit”. Po kështu, bashkia ka propozuar dhënien e titullit “Mirënjohja e qytetit” për humoristin e Estradës së Tiranës, Veli Rada, dhe artistit të mirënjohur të folklorit shqiptar, Haxhi Maqellara. Njëkohësisht, është propozuar edhe emërtimi i rrugës me emrin e profesor doktor Skënder Xhikut.

 

Rama, akuza për rrugët në Tiranë, bashkia: Është i dëshpëruar

“Pështy asfalt mbi asfalt deri në shiun e radhës Turp!” Kjo ishte akuza që ka bërë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në rrjetin social “Twitter”. Sipas Ramës, bashkia i është kthyer metodës së viteve ‘90. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës, e cila e ka quajtur Ramën si të dëshpëruar dhe të paturp kundër ndërtimeve që po bëhen në kryeqytet. “Ish-kryetari i bashkisë, Edi Rama, është i dëshpëruar dhe i paturp. Qytetarët mirëpresin punimet që nuk i patën për një dekadë nga ish-kryetari i bashkisë, Edi Rama. Në vend që të heshtë dhe të kërkojë falje, sulmon punimet që kryhen në Tiranë. Ne jemi të vendosur për një Tiranë moderne evropiane. Rama është kapitull i mbyllur”, – thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.

ShareTweetPin
Previous Post

Të gjithë për “Oscar 2013”!

Next Post

Taksitë 4+1, çmimet e reja me taksimetër ditën, natën dhe për festa

theboss

theboss

Next Post

Taksitë 4+1, çmimet e reja me taksimetër ditën, natën dhe për festa

Lajmet e fundit

Aktualitet

Denoncim i fortë nga gazetari: Ambasadorja shtëpi me qira 2000 euro në muaj

by theboss
23 February, 2019
0

Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka denoncuar ambasadoren shqiptare në Bullgari për shpenzime të shfrenuara të parave të arkës së shtetit. Sipas...

Read more

Trafiku i drogës në Shqipëri/ Investigim i RAI 2: Doreza për të mos lënë gjurmë, ja si blihen zgjedhjet me lekët e drogës…

23 February, 2019
Knut FLECKENSTEIN in plenary session week 50 2016 in Strasbourg

Fleckenstein dhe një delegacion prej 7 eurodeputetësh do të zbarkojnë në Shqipëri, për krizën politike…

23 February, 2019

Video-Investigimi i Rai-t/ Reagon Strazimiri: Shqiptar mos rri, po duku…

23 February, 2019

Nje kronike kushtuar narkoshtetit shqiptar!

23 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -