Sistemi i pikëzimit për përfitimin e bonusit të strehimit

0
286

Blerta Mrishaj

bashaNë sistemin e vlerësimit të aplikimeve sipas programeve në zbatim, kushtet ekonomike dhe të ardhurat e deklaruara nga familjet do të jenë kriter vlerësimi sipas sistemit të pikëzimit, ku pesha dhe pikëzimi që vendoset për këto familje varet nga numri i aplikantëve dhe prioritetet që vendosin njësitë e qeverisjes vendore

 

Për të zgjidhur problemet e strehimit në qytetin e Tiranës, Bashkia e Tiranës është duke ndërmarrë projekte të rëndësishme që do të krijojnë zgjidhje përfundimtare për strehimin nëpërmjet ndërtimit të banesave sociale me qira. Deri në momentin e shpërndarjes së apartamenteve të reja, Bashkia e Tiranës vijon zbatimin e një prej programeve të saj në fushën e strehimit atë të Bonusit të Strehimit, i cili është dokumenti që përcakton një shumë të ardhurash mujore që i takojnë një familjeje si ndihmë nga shteti, për të mbuluar pjesërisht pagesën e qirave të tregut të lirë. Duke pasur parasysh se komuniteti rom dhe egjiptian është prioritet në politikat e Bashkisë së Tiranës për strehimin, kjo kategori është vlerësuar e rëndësishme që të përfshihet në sistemin e pikëzimit që do t’i propozohet për shqyrtim dhe miratim Këshillit Bashkiak të Tiranës. “Për sa më sipër, për të mundësuar një trajtim sa më të drejtë dhe sa më pranë nevojave të familjeve për strehim, nisur nga numri i aplikimeve dhe bazuar në ligjin e strehimit për kategoritë që përbëjnë prioritet, Sektori i Menaxhimit të Strehimit paraqet për një ndryshim sistemin e pikëzimit për programin e banesave sociale me qira”-thuhet në vendimin që pritet ti dërgohet për miratim Këshillit Bashkiak të Tiranës.

 

Familjet që marrin bonus strehimi:

 

1.         Armela Demaj                                                          16870 lekë në muaj

2.         Alfred Alijaj                                                   6960 lekë në muaj

3.         Violeta Geci                                                  11790 lekë në muaj

4.         Frane Gjoklaj                                                            11700 lekë në muaj

5.         Haxhi Mehmeti                                                     8220 lekë në muaj

6.         Elton Emini                                                   6960 lekë në muaj

7.         Diana Zahaj                                                  16870 lekë në muaj

8.         Artit Çupi                                                       11790  lekë në muaj

9.         Bujar Çika                                                     6960 lekë në muaj

10.       Lejla Zahaj                                                    16865 lekë në muaj

 

SISTEMI I PIKËZIMIT PËR PROGRAMIN E BANESAVE SOCIALE ME QIRA

 

 

KRITERET E PIKËZIMIT

Pikët
1.1

KUSHTET E STREHIMIT

30
A Familje që përftiojnë nga ligji nr. 82/2012 “për miratimin e aktit Normativ nr. 3, datë 01.08.2012, “Për lirimin e e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarë të pastrehë banues në banesat ish- pronë e subjekteve të shpronësuara” 20
B Nuk disponon apartament në pronësi 3
C Banojnë në banesa në rrezik shembje 2
Ç Banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave ne fuqi 2
D Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore, ose zbatimit të një vendimi gjyqësor; 3
1.2

KUSHTET FAMILJARE

20
A Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar nga institucionet publike të përkujdesit shoqëror 5
B Familjet me më shumë se katër fëmijë ose familje një prindërore 5
C Familjet e policëve të rënë në detyrë 5
D Komuniteti Rom dhe Egjipian 5
1.3

KUSHTET SOCIALE

20
A Personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktimet e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave për këto kategori; 10
B Persona me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesit shoqëror e deri në moshën 30 vjeç 5
C Emigrant i kthyer, punëtor emigrant 2
Ç Viktima të dhunës në familje 3
1.3

KUSHTET EKONOMIKE

30
A Kufiri maksimal i të ardhurave deri 75% e të ardhurave mesatare kombëtare 5
B Kategoria 2 (niveli mesatar) 10
C Kategoria 3 (niveli minimal) 15

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency