Deklarata e PD-së Asgjësuan PS-në dhe krijuan Partinë e Re Rama me programin e Nastradinit

0
130

Florenc Drizari

lauraPD: Keqardhje që s’do kemi opozitë të vërtetë në 23 qershor

 

Partia Demokratike reagoi dje në lidhje me konventën e Partisë Socialiste, duke e quajtur atë një parodi të krijuar nga lidershipit të majtë. Në deklaratën e PD-së thuhet se kreu i opozitës Edi Rama krijoi “partitë e tij të re” brenda së majtës duke përjashtuar nga radhët e PS-së, opozitën e vërtetë në të cilin mazhoranca e sotme është përballur përgjatë 20 viteve.
“Për dy ditë me radhë në një parodi të vërtetë në pallatin e kongreseve u legjitimua asgjësimi i plotë i PS dhe u themelua Partia e Re Rama, një amalgamë e pinjollëve të bllokut Hoxhist me 99shat dhe Rama me mjaftin e tij. Prej dy ditësh Partia Socialiste e Shqipërisë kundërshtarja tradicionale 20 vjeçare e Partisë Demokratike në të gjitha betejat elektorale kaloi në ilegalitet por tashmë jo në male apo budrume, por ajo u ndrydh në botën virtuale apo atë të Facebook-ut për të mos dalë dot më prej saj”, – tha një ditë më parë për mediat zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi. Zëdhënësja e PD-së vijoi më tej duke akuzuar përfaqësues të tjetër brenda së majtës, ish- drejtues të Mjaftit si Erion Veliajn etj për mashtrime dhe trillime në programin e PS-së dhe veprimtarinë e tyre para të së bëheshin pjesë e strukturave të PS-së. “Personazhet që recitonin programin e partisë Rama i cili për mashtrimet dhe trillimet mund të quhej programi i Nastradinit, drejtoheshin nga nënkryetari Erion Velia njeriu që pasi ndërtoi vila familjare me paratë e Mjaftit, vodhi kompjuterin e financave të kësaj organizate për të fshehur gjurmët e vjedhjes së tij nga Olta Xhaçka apo Miss Gjallica e Mjaftit dhe nga Ilir Beqja që me baxhanakun e “shokut Rama” ndanë qindra milionë lekë të taksapaguesve të Tiranës për çka, dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese ju hoq mandati i deputetit”, – tha Vorpsi.

Për opozitën

Deklarata e PD-së vijon me shprehjen e keqardhjes për mungesën e një alternative të vërtetë socialiste në zgjedhjet parlamentare dhe garancitë që jep e djathta për mbështetjen ndaj qytetarëve, përtej bindjeve të tyre partiake. “Partia Demokratike shpreh keqardhje që për herë të parë pas 20 vjetësh, në betejën elektorale të 23 Qershorit, nuk do të ketë përballë opozitën e vërtetë socialiste. Por ajo garanton socialistët e thjeshtë Shqiptarë se interesat e tyre qytetare nuk do të mbeten jetime dhe se në zgjedhjet e 23 qershorit së bashku do t’i rezervojmë “partisë Rama” apo partisë së Re të një grupi të vogël të pinjollëve të bllokut, 99-shave dhe Mjaftucëve të z. Rama fatin që i rezervuam  G99-ës në zgjedhjet e shkuara parlamentare”, – thuhet në deklaratën e PD-së. Në fund të deklaratës zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi ironizoi për bashkëpunimin me “Partinë e re Rama”, siç e quajti ajo. “Por duke e lënë të majtën shqiptare të merret me vetveten dhe duke mos hyrë në punët e brendshme të partive të tjera, Partia Demokratike duke uruar z. Rama për Partinë e re shpreh vullnetin e plotë se është e gatshme dhe e hapur të bashkëpunojë me “Partinë e re Rama”, për të krijuar infrastrukturën dhe klimën më të mire parazgjedhore në mënyrë që shqiptarët me 23 qershor 2013 të kenë zgjedhjet më të mira në historinë e Shqipërisë. Ne jemi të bindur se ky bashkëpunim dhe kjo klimë mirëkuptimi me Partine e re Rama mund të bëhet realitet në të mirë të Shqiptarëve, pasi për hir të së vërtetës, kjo nuk është hera e parë që ne kemi bashkëpunuar me këtë parti. Kujtojmë këtu bashkëpunimin e shkëlqyer dhe efikas që PD pati me “Partinë e re Rama”, me Mjaft -in dhe G99-ën ne vitin 2005 për të përmbysur qeverinë Nano. Ne ia dolëm atëherë, pse mos ia dalim dhe tani t’u japim Shqiptarëve zgjedhjet më të mira, më të ndershme dhe më të lira në historinë e Shqipërisë”, – deklaroi zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

 

 

Propozimi i ministres së Integrimit

Majlinda Bregu: Burgim të përjetshëm për vrasjet brenda familjes

“8 propozime për ndryshimin në Kodin Penal”

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në vijim të iniciativës së saj për të shtrënguar masat ligjore në luftën kundër dhunës në familje dhe ndaj gruas, propozon në 8 pika me ndryshime konkrete në Kodin Penal. Sipas ministres, vrasja me dashje e personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, të dënohet me burgim jo më pak se tridhjete vjet ose me burgim të përjetshëm. Në profilin e saj në internet, në Facebook, ministrja Bregu argumenton me pika të ndara 8 propozimet që duhen bërë në Kodin e Penal.

8 propozimet e Bregut
1. Të shtohet si një parim i Kodit Penal, “interesi më i lartë i fëmijëve”. Në Shqipëri, me përjashtim të Kodit të Familjes, ka një mungesë referimi për parimin e interesit më të lartë të fëmijëve.
2. Nenit 48 t’i shtohet një paragraf që parashikon që rrethanat lehtësuese ndërmjet personit që ka kryer veprën penale dhe të dëmtuarit, si p.sh. periudha e normalizimit të marrëdhënieve, nuk lehtëson dënimin e një personi që ka kryer një vepër penale ndaj fëmijëve apo një vepër penale të dhunës në familje.
3. Nenit 50 t’i shtohet rrethana rënduese, e cila është kryerja e një krimi gjatë ose pas dhënies së urdhrave gjyqësor të mbrojtjes nga dhuna në familje.
4. Nenit 79 i shtohet pika b: “Vrasja me dashje e personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, dënohet me burgim jo më pak se tridhjete vjet ose me burgim të përjetshëm.”
Po kjo vepër kur është kryer në kushtet e ekzistencës të jo më pak se dy rrethanave rënduese, sipas nenit 50 të këtij Kodi, dënohet me burgim jo më pak se dyzet vjet ose me burgim të përjetshëm.
5. Nenit 99 t’i shtohen fjalët “apo nga personi me të cilin ka marrëdhënie familjare ose bashkëjetese”. Në rastet e vetëvrasjeve, të specifikohet si rrethanë për tu penalizuar kur shkaktar për situatën kanë qenë personat me të cilët kanë pasur marrëdhënie familjare.
6. Nenit 102 t’i shtohet një paragraf me përmbajtje si më poshtë vijon: “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë midis bashkëshortëve apo bashkëjetuesve, pa pëlqimin e njërit prej tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.”
7. Nenit 121/a ku parashikohet dënimi për “Përndjekjen” (ngacmimin fizik etj, kjo jo vetëm e lidhur me dhunën në familje), t’i shtohet si vepër penale dhe ngacmimi nëpërmjet mjeteve të komunikimt elektronik, përfshi internetin e njohur si cyber-stalking.
8. Nenit 130/a që parashikon dënimet në rastet e dhunës në familje (si rrahja, kanosja serioze apo plagosja me dashje) t’i shtohet paragrafi “si rrethanë rënduese kur këto vepra kryhen në prezencë të fëmijëve.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency