Kosova tërheq nga tregu qumështin shqiptar, i kontaminuar

0
244

qumeshti

Qumështi i dërguar nga Shqipëria drejt Kosovës është i kontaminuar, gjë që ka detyruar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës që të njoftojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë fakt. Disa lloje të produkteve kanë rezultuar si të dyshimta në bazë te rezultatit të parë të analizave. Këto produkte janë duke u hequr nga tregu nga Inspektorët Veterinarë të AUV-së dhe nga importuesit të cilët përmes pikave të tyre të shitjes janë urdhëruar që t’i heqin nga shitja deri ne marrjen e super analizës e cila vërteton rezultatin e parë ku në bazë të saj do të vendoset për kthim eventual ne treg apo për asgjësim. “Për të ju shmangur çfarëdo mundësie që këto produkte të vinë në kontakte të konsumatorit për përdorim lusim që llojet e produkteve sipas brendit, përqindjes se yndyrës, llojit te paketimit, serisë së prodhimit vendit të origjinës që po i prezantojmë me poshtë mos t’i blejnë dhe mos t’i konsumojnë.

1 . Qumësht “MEGGLE“ 3.2% me datë të skadencës 23.06.2013 me origjinë nga BIH,

2. Qumësht “Fast“ 3.5% me datë skadence 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria

3. Qumësht “Primalat” me origjinë nga Shqipëria, si 3.8% Data e sakadencës 05.08.2013 , Qumësht Primalat 1.5% ds. 10.03.2013, Qumësht Primalat 1.6% data sk. 04.04.2013 si dhe Qumështi Primalat 3.5 te dt. Skadencës 01.08.2013,

4. Qumësht ZOTT 3.5 % me datë skadence 10.06.2013 me origjinë nga BIH të cilat kanë qenë me data skadence të ndryshme si: 10.06.2013, 25.06.2013 20.05.2013, si dhe qumësht me 0.5% yndyrë me dt. Sakdence 05.07.2013 dhe qumësht 2.8% me datë skadence 05.07.2013

5. Qumështi Dukat 2.8% yndyrë me datë kadence 12,05,2013 dhe Qumështi Dukat për kafe të gjitha seritë

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke parë nevojën që është shfaqur për të rritur masën e kontrollit është duke punuar gjatë gjithë kohës në pika kufitare por edhe ne tregun e brendshëm ku deri me tani gjithçka është nen kontroll. Asnjë ngarkesë nuk është duke u lejuar të futet në treg për shitje pa i ju nënshtruar gjithë kontrollit të detajuar i cili garanton kontroll të plotë. Shumë sasi të qumështit janë të grumbulluara në depot e importueseve të cilat janë ndalur për qarkullim deri ne verifikim të plotë pjesa tjetër është ndaluar në kufij dhe do të qëndroj atje deri ne verifikim të shëndetit të produktit me anë te analizave, – thuhet në njoftim të AUV-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency