Klanet e PPSH-së, të ndara në bazë tarafi

0

 Çelo Hoxha

Loading...

DOKUMENTKQ i PPSH-së, çiftet: Enveri me Nexhmien, Mehmeti me Fiqretin, Hysniu (Kapo) me Viton, Josif Pashko me Elenin, Liri Belishova me Maqo Çomon, Pirro Kondi vëlla me Viton dhe kunat me Hysniun, Rrapo Dervishi kushëri me Kadri Hazbiun, Manush Myftiu me Pilo Peristerin, Vito dhe Pirro kushërinj me Kiço Ngjelën, Arben Puto me Pirron e Manushin

 

 

Kur dolën malit, komunistët ishin të rinj, të varfër dhe injorantë; s’kishin as familje, as kapital dhe as dije për punët që morën përsipër. Në rrugë e sipër i bënë të gjitha, në kurriz të gjithë popullit shqiptar. Pas dhjetë vitesh, kur ishin bindur që e kishin marrë plotësisht pushtetin, komunistët hodhën një sy rrotull dhe panë se ishin KQ i PPSH-së ishte një bashkësi çiftesh – burrë e grua, kunetërish, baxhanakësh, kushërinjsh. Çiftet ishin: Enveri me Nexhmien, Mehmeti me Fiqretin, Hysniu (Kapo) me Viton, Josif Pashko me Elenin, Liri Belishova me Maqo Çomon, Pirro Kondi vëlla me Viton dhe kunat me Hysniun, Rrapo Dervishi kushëri me Kadri Hazbiun, Manush Myftiu me Pilo Peristerin (e thotë Hysni Kapo, unë nuk e di lidhjen), Vito dhe Pirro (Kondi) kushërinj me Kiço Ngjelën. Këto ishin më të fuqishme në krye të PPSH-së, që në popull vazhdojnë të përmenden me termin klane. Aq e rënduar ishte gjendja, sa dhe Mehmet Shehu, një kriminel i përmasave të mëdha, deklaron: “Ne duhet të pranojmë këta që jemi i vetmi komitet qendror në botë që kemi këtë gjendje familjariteti”. Nepotizmi vazhdon dhe më poshtë në hierarki. Rira Marko flet për “çthuerjet e Arben Putos”, i cili nuk ishte në KQ, por kishte lidhje familjare me Manush Myftiun e Piro Kondin. Degjenerimi ishte pasoja më e butë e këtij nepotizimi, sepse pasoja më e rëndë ishin krimet, që bëheshin gjoja në emër të shtetit. Një lexues i pavëmendshëm mund të mendojë se kjo bisedë është reflektim, por nuk është ashtu. Edhe në Plenumin e Beratit, 1944, thuajse të njëjtit njerëz, denoncuan krimet që kishin bërë vetë ose shokët e tyre, por pas mbledhjes vazhduan të bënin krime të tjera.

 

Unë me Pirron, Liria me Maqon, Rrapon me Kadrinë, Manushi me Pilon, të tërë kemi të bëjmë me njëri-tjetrin.

 

DOKUMENTI

Proces-verbal i mbledhjes së byrosë politike të Komitetit qëndror të PPSH, më 22.5.1956

 

Reni i ditës:

Mbi përgatitjen e listës së kandidatyrave për zgjedhjen e antarëve të plenumit të K.Q të PPSH nga Kongresi i III

 

Shoku Enver Hoxha: – Eshte detyra jonë të përgatisim listën e anetarëve të komitetit qëndror dhe pastaj mbi të le të vendosi komisioni i përfaqësive. Mendimi im është që, pa caktuar numrin, ta zgjerojmë Komitetin qëndror dhe mos të qëndrojmë në një numër të ngushtë prej 37 vetësh si gjer tani, sepse edhe punët janë zgjeruar, prandaj Komitetit qëndror ka nevojëa për kuadro të reja, për gjak të ri që ta forcojë. Kështu me një komitet qëndror të zgjeruar të mundim t’i drejtojmë punet me mirë se gjer tani.

Çështja e dytë që mendoj unë është që zgjerimin e K.Q ta bëjmë sidomos me kuadro të cilat do të kenë karakteristikat e nevojshëm për K.Q dmth anën politike, po edhe ngritjen tekniko preofesionale, K.Q. duhet të zgjerohet kryesisht ne sektorët ekonomikë dhe jo në ato të sigurimit dhe të ushtrirsë, sepse këto sektorë, pavarisisht se ne to, kemi shokë të mirë, po këto sektorë përfaqësohen mirë në K.Q. Tani ne kemi nevojë për kuadro ekonomikë, sepse edhe detyrat nga më të rëndësishmet që i vihen tani përpara partisë janë çështjet ekonomike.

Çështja e tretë është që duke gjykuar kuadrot që do të kemi në udheheqje, të jenë sa të jetë e mundur të fotë, të jenë elementë të klasës punëtore për të forcuar përbërjen e K.Q. Natyrisht, në bazë të këtyre listave që u kam hedhur një sy, çështja është të shikojmë me kurajo dhe perspektivë, po të mos harrojmë atë që na intereson më shumë, futjen në komitetin qëndror të shokëve me origjinë punëtore. Në fillim të gjithë ishin të ulet, po fakti është se ka kaluar mjaft kohë dhe shokët kanë fituar eksperiencë, edhe shokët puntorë kanë fituar një eksperiencë shumë të mirë në lidhje me drejtimin e punëve shtetërore. Pra tani që partia i ka të gjitha mundësitë, ashtu një situatë tjetër, tani puna për edukimin e njerëzve është organizuar shumë mirë, prandaj mendimi im është që në rast se kemi ecur ngadalë në përmirësimin e përbërjes së plenumit, për aresye se elementët e klasës punëtore ishin të pakët, ose të papërgatitura, këtë firkë tani, gjer ne një fare shkalle duhet ta heqim dhe ta synojmë zgjerimin e plenumit me elementë të klasës punëtore. Duhet të kemi parasysh se po të kemi një K.Q të zgjeruar do të kemi edhe mundësi më shumë për të dërguar njerëz nëpër shkolla.

Pasi të diskutojmë këto çështje parimore unë mendoj të fillojmë nga kandidatë e rinj. Mendimi im është se plenumi mund të arrijë gjer në 65 vetë, antarë kandidatë, në mos më shumë. Pra, me pak kurajo mund të ngremë një numër kuadrosh të reja në udhëheqje. Pra, mund të fillojmë nga kandidtatët e rinj e pastaj kalojnë nga të vjetrit për të parë nese mund të bëjmë ndonjë ndryshim.

 

Shoku Mehmet Shehu: Po të arrijë 65 veta numri i anëtarëve të plenumit, të rinj do të jenë 28 veta dhe po të arrijë 75 të rinjtë do të jenë 38 veta.

 

Shoku Enver Hoxha: Unë mendoj që numri të jetë 65 ose 71.

 

Shoku Mehmet Shehu: Unë mendoj të fillojmë nga propozime tuaja, të arrijmë gjer në 65 veta. Po ta tejkalojmë këtë shifër do të jetë më mirë. Në këta 65 veta sa do të jenë anëtare dhe sa kandidatë?

 

Shoku Enver Hoxha:- Unë mendoj 41 antarë dhe 24 kandidatë.

 

Shoku Hysni Kapo: Unë jam dakord me kriteret e parashtruara nga shoku Enver për përbërjen e komitetit qëndror, si për zgjerimin ashtu dhe për përmirësimin e përbërjes. Ne duhet ta përmirësojmë gjendjen e plenumit me futjen e elementeve punëtore. Tani kemi mundësi ta bëjmë këtë se kemi kuadro të mira. Është e vëretë se ne ushtri dhe sigurim kemi njeërz, po tani sektori kryesor është i ai prodhimit. Me gjitëh atë edhe në këtë listë nuk përjashtohet të fusim edhe emra ushtarakësh, po në përgjithësi kuadro nga ekonomia.

 

Shoqja Liri Belishova: – Edhe unë jam dakord ta shtojmë numurin e anëtarëve të plenumit, por si kriter ne duhet të fusim të tillë njerëz që janë punëtorë të rinj dhe që gjer tani nuk kanë pasur përgjegjësira partije.

 

Shoku Enver Hoxha: Ahere të shohim listën si teresi (lexohet lista)

 

Shoku Mehmet Shehu: _ Këtu unë nuk shoh kryetarë kooperativash bujqësore, se kemi njerëz të mirë nga këta. Edhe në Bashkimin Sovjetik kanë futur në plenum njerëz të tillë. Edhe tek ne në fshat po bëhet një revolucion i tërë, prandaj pse të mos veme edhe njerëz të përparuar në sektorin e bujqësisë dhe që kanë qenë partizanë, shokë të vjetër të luftës.

 

  1. Shoku Enver Hoxha
  2. Myqerem Fuga   per anetar, te mbetet ne Tirane
  3. Xhafer Spahiu
  4. Prokop Murra
  5. Tonin Jakova
  6. Mustafa Pajenga Kandidat
  7. Tahir Mixhozi
  8. Pjetrush Kosta
  9. Petro Pobicka  anetar

10. Piro Gusho   kandidat, të mbetet në listë

11. Mihallaq Gjirikasi, anëtar, të mbetet në listë

12. Sulë Baholli, për

13. Abdyl Kellezi

14. Ismail Çaushi

15. Remis Xhabia, kandidat

16. Lamçe Sheme

17. Petraq Magjistari

18. Sotir Kamberi, për

19. Shaban Sula

20. Zoi Themeli

21. Ahmet Kadria

22. Frrok Pjetër Gega

23. Rahman Hanku  per

24. Bexhet Zagoriçani

25. Rrapi Gjermeni  për antar

26. Jorgji Premti  kanditat

27. Todi Lubonja anetar

28. Seit Bushati  kandidat

29. Selim Shehu

30. Behar Shtylla

31. Thoma Deliana

32. Piro Dodobiba, anetar

33. Enver Hoxha

34. Mehmet Shehu

35. Hysni Kapo

36. Gogo Nushi

37. Beqir Balluku antar, te mbetet ne liste

38. Liri Belishova

39. Pilo Peristeri

40. Spiro Koleka

41. Rita Marko

42. Manush Myftiu

43. Shefqet Peçi

44. Haki Toska

45. Koço Theodhosi

46. Rrapo Dervishi

47. Petrit Dume

48. Piro Kondi

49. Josif Pashko

50. Ramis Alia

51. Sadik Bekteshi

52. Fadil Paçrami

53. Nexhmije Hoxha….. ose kandidate

54. Panajot Plaku

55. Kadri Hasbiu

56. Fiqrete Shehu kandidate

57. Mihallaq Ziçishti, antar

58. Adil Çarçani

59. Mihal Prifti kandidat

60. Maqo Çomo,  kandidat………… ose anetar

61. Ramadan Xhangolli, kandidat

62. Feti Shamblli,  antar

63. Vito Kapo    kandidate

64. Haxhi Lleshi,  antar

65. Kiço Ngjela antar

66. Sadik Bocaj   kandidat

67. Hito Çako

68. Etem Gjinushi

69. Eleni Terezi

 

Rezerve

 

70. Dasnor Mamaqi, kandidat të mbetet ne liste

  1. 71.  Zihni Sako

72. Jashar Menelxhiu

73. Pipi Mitrojorgji

74. Petro Papi

75. Zeri Lika

 

Shoku Hysni Kapo: – Përsa i përket kandidaturave në afërsi familjare të shtrohet çështja ka apo nuk ka rrezik nuk më duket e drejtë, unë kam lidhje familjare edhe Piro Kondin, dhe kjo s’ka të bëjë me punën. Në rast se ka një semundje të tillë në komitetin qëndror, këtë duhet ta godasim, po me zgjerimin që i bëhet tani komitetit qëndror mendoj se nuk ka rrezik familjariteti. Prandaj s’ka pse të shtrohet çështja Mehmet –Fireqt, Hysni –vito ose Liri –Maqo.

 

Shoku Gogo Nushi: Zgjerimi është një anë tjetër po edhe çështjen e afërsive të gjinisë duhet ta shohim.

 

Shoku Rita Marko:- Unë mendoj se ka rrezik; prandaj me mirë është të mos ekzistojnë gjera të tilla. P.sh për manifestimin jo të shendoshë dhe ç’thurjet e Arben Putos, Piro Kondi nuk i sjell me forcën e duhur.

 

Shoku Mehmet Shehu: Unë nuk jam dakord me Ritën. Unë them se nuk ka rrezik nga një gjendje e tillë. Këtë e them nga ana parimore që një gjendje e tillë nuk duhet të ekzistojë. Unë çështjen nuk e shtroj se ka rrezik, sepse shokët që kanë gratë ose burrat e tyre në plenum, nuk kanë dhënë asnjë shenjë familjariteti. Po ta shtrojmë çështjen mirë, duhet të mos ketë të tilla gjera, po jo se tek ne, ose unë psh janë ne pozita familjariteti. Këtë çështje ta kemi të qartë dhe të qartë duhet ta bëjnë përpara kongresit dhe partisë, ndryshe bëjmë ashtu si thotë armiku.

 

Shoku Beqir Balluku: – Unë nuk nisem nga ajo që në Komitet qëndror tonë ka pasur frymë familjariteti, po kjo gjë ne duhet të na preukupojë, nuk është mirë që në komitetin qëndror të ketë dy nejrëz nga e njëjta familje. Prandaj çështjen e shoqeve ta shikojmë me masën që duhet, por mos të ikim edhe nga ana tjetër që shoqet që janë t’i heqim. Familjaritet në plenumin tonë nuk ka pasur, po parimisht kjo nuk është mirë të ndodhi. Unë jam i mendimit që Fiqreti, Vitua, dhe Eleni Tereziu të mos jenë në plenum, kurse Nexhmia të jetë, sepse është një shoqe e vjetër, ka një kockë partie ndryshe nga shoqet e tjera. Të marrim psh Fiqretin, ajo është shoqe e vjetër, po në vijën e partisë, ajo ka gabuar tre herë dhe piëkrisht këtu në tiranë dy herë dhe tani më së fundi. Sa për Viton, dhe për atë, mendoj se edhe ajo nuk është ndonjë kategorie me Nexhmijen as si aktivitet, prandaj edhe kjo mundet të mos jetë në listë. Edhe atje ku e kemi vënë përsëri Vitua është afër, komitetit qëndror. Ajo ka rrugën dhe qëndrimet e saj në parti, po me këtë rast unë mendoj që të hiqet.

Edhe për Elenin mendoj mos të jetë në komitetin qëndror, të mbetet drejtore e kombinatit atje ku është ose ta vëmë me punë në ndonjë vend tjetër.

Pra unë mendoj që nga këto shoqe vetëm Nexhmia mund të mbetet në Komitetin Qëndror.

Përsa i përket shokëve ushtarake, mendoj që të kishte më pak kandidatura nga organet e Ministrisë së puënve të brendshme. Psh unë mendoj që Mihallaqi mos të jetë në plenum, mund të mos jenë gjithashtu edhe Etem Gjinushi me Hito Çakon.

 

Shoku Pilo Peristeri:- Në rast se ne do të shohim c’thonë të tjerët ahere s’bëjmë gjë. Ne nuk duhet t’i shohim kështu punët. Çështja e dytë që dua të them është që ne të zgjedhim njerëz që kanë punuar dhe ndihmuar me të vërtetë partitë dhe përsa i përket atyre që kanë të meta,m ata duhen sqaruar, pavarësisht se është gruaja e Enverit ose e mehmetit. Kështu jemi drejt në rrugën e partisë, tek ne ndodhen e u bënë këto gjëra, mundet që edhe gjetkë të ngjasin, psh Jorgjia Premit neser mund të martohet me një tjetër pa ti ‘ti mbyllësh rrugën. Prandaj ky mendim nuk është i drejtë. Unë them në rast se kemi gjë për këto shoqe që të dëhsmojnë se nuk vlejnë t’i heqim, po në rast se kanë punuar mirë ahere duhet ‘ti lëmë ne plenum.

Për shoket e ushterise edhe une jam dakord me sa tha shoku Enver, kurse gratë që janë të zonjat t’i lëmë në komitet qëndror. Jashtë le të flasin po në komitetin qëndror familjaritet nuk ka pasur. Shoket që kanë gratë e tyre në plenum, i kanë goditur edhe më shumë nga ç’duhet kur kanë gabuar.

 

Shoku Enver Hoxha: – Unë këtë çështje e mendoj kështu: Familjariteti në Komitetin qëndror nuk është çfaqur, po influencime kanë ekzistuar. Këtë çështje unë e marr nga ana ime dhe e kam thënë edhe herë tjetër, që kur i jep ndonjë urdhër Nexhmijes nuk e zbaton ashtu sikurse bën Liria, Fiqreti ose Eleni. Por kjo nuk është bërë e rrezikshme. Prandaj ne këtë drejtim duhet që këto shoqe të bëjnë më shumë kujdes në këtë drejtim dhe këtë nuk e them si shqipo, po them se burat influencojnë më shumë tek gratë dhe me përjashtim të Lirisë që është anetare e byrosë politike shoqet e tjera janë më të ulëta.

Është fakt që në plenum disa nga ne janë burra e grua, kunat e kunata, motër e vëlla etj. Po të mos ishte një gjendje e tillë do të ishte më mirë, po këtë çështje unë e kam menduar thellë dhe mendoj se çështjen duhet ta gjykojmë lidhur edhe me aktivitetin e këtyre shoqeve të luftës.

Prandaj kandidatura e tyre duhet parë në qëndrimet e tyre gjatë luftës, me qëndrimet e tyre politike dhe në ato të partisë dhe nuk duhen gjykuar kështu në bllok se u mblodhen gratë tona. Po ta marrim nga aktiviteti i tyre, ato kanë qenë në komitetin qëndror, po në punë ato kanë edhe dobërisa.

Unë do të isha i mendimit kështu që këto shoqe mos të hiqeshin nga komitetin qëndror, dhe me përjashtim të Lirisë, të gjithë të jerat t’i bëjmë kandidate të Komitetit qëndror, dmth të evitojmë çështjen e votës.

Kjo nuk është formale se çështja e votës në udheheqje është vendimtare.

Po ta marrim kështu unë kisha këtë vrejtje që Fiqreti të ulet nga antare në kandidate e plenumit për gabimet që ka bërë. Unë mendoj të qëndorjë kandidate, sepse ka një të kaluar dhe ka luftuar për partinë, po qe ka bërë edhe këto gabime që dimë. Shoqet e tjera kanë edhe ato të meta në punë, po gabime politike ato nuk kanë bërë si Fireti.

Prandaj unë mendoj që këto shoqem, me aktivitetin e tyre që kanë mos të hiqen fare po të zbresin në kandidate të komitetit qëndror,. Po Nexhmija pse të zbresi kandidate? Çështja është jo vetëm mos të ketë votë, po ajo duhet të gjallërohet një çikë ka shumë në punë, dmth të lidhet më shumë me punën dhe me bazën. Me një fjalë të jetë më aktive. Kjo duhet bërë për faktin jo vetëm se është gruaja ime dhe pra për mos të pasur familjaritet tek ne, po se pse edhe saj duhet t’i shërbejne këto vrejtje që bëra se e njoh mbasi e kam në shtepi.

Përsa u përket oficereve them të qëndrojnë aty ku jemi megjithëse ata të kaluarën e luftës e kanë të tillë që mund të jenë në komitetin qëndror dhe atje ku janë ata kanë dhënë. Qe të tre ata që tha Beqiri si Mihallaqi, Etemi dhe Hitua nuk kanë dhënë, po dueht parë pak edhe sektori. Është e vërtetë që në plenum flet Piro Kondi, po ai ka gjithë jetën e partisë në dorë, ose Fadik Paçrami që ka në dorë gjithë shtypin e partisë që është i lidhur me të gjitha problemet.

Për Etem Gjinushin unë mendoj se jemi shpejtuar ashtu siç mund që shpejtohemi edhe tani për disa njerëz. Me Etemin mund të shohin dhe atij nuk duhet ‘ti vijë keq, sepse politikisht nuk kemi ndonjë gjë për të.

Këtu ne kemi shokë më të dobët se ai, po Etemin ne duhet ta shkundim, t’i kërkojmë llogari, ta ndihmojmë dhe pastaj po të eci përpara mirë e sjellim prapë, po të mos eci le të qëndrojë ku është. Të vazhdohej lufta në punë në mënyrë kritike që kur të vijë ai tjetri në komitetin qëndror ta kuptojë mirë përgjegjësinë. Kështu edhe Etemi duhet a kupotjë këtë gjë, se i është dhënë ndihmë e madhe. Katër vjet ka qenë në shkolë dhe tani duhet të japi prova. Prandaj edhe unë jam dakord me propozimin e Beqirit, se ka dobësira në punë.

 

Shoku Gogo Nushi: Edhe unë ashtu si shoku Enver mendoj, po mendoj që Hito Çakua pse mos të jetë në listë si ka punuar mirë atje ku është, kurse Panajot Plaku nuk ka punuar mirë dhe është për këtë që unë them se Nexhmia duhet të mbetet antare e komitetit qëndror.

Përsa i përket shoqeve të tjera unë mendojs e edhe vitua, se edhe Vitua, edhe Eleni duhet të jenë në plenum, kurse Fiqreti jam dakord që të zbresi kandidate. Kështu mendoj të mbeten ne plenum edhe Hitua me Etemin. Unë mendoj që njerëzit duhet t’i aktivizojmë më shumë.

 

Shoku Manush Myftiu: Unë nuk jam dakord me Pilon që ne mos të dëgjojë çfarë thuhet përjashta. Këtu është komitet qëndror dhe njerëzit nuk duhet të thonë asgjë për Komitetin qëndror se kur thonë se këtu ka akroballeqë dmth në këtë rast preket prestigji i komitetit qëndror. Prandaj ne edhe nga kjo anë duhet ta shohim përbërjen, për një besim akoma më të madh ndaj Komitetit qëndror. Unë mendoj se çështjen e shoqeve ta shohim me shumë nga ana e interesit të partisë, se përsa i përket akvititetit të këtyre shoqeve, kjo nuk diskutohet. Unë gjithashtu nuk jam as për Jorgjia Premtin, që të jeë në plenum se do të zvogëlojë lidhjet. Sa për Nexhmien dhe Fiqeretin jam dakord me shokun Enver.

 

Shoku Hysni Kapo: Është e drejtë që ne të të shohim interesin e partisë dhe të nisemi nga kjo që nuk duhet të jenë dy nga një familje. Tani këtu është çështja ne se duhet të jenë këtu disa shoqe apo jo. Çështjes së familjartitetit nëse ka, ne duhet ‘ti hymë gjer në rrënjë. Unë me Pirron, Liria me Maqon, Rrapon me Kadrinë, Manushi me Pilon, të tërë kemi të bëjmë me njëri tjetrin, prandaj jam darkod me mendimin e shokut Enver me përjashtim që po të shtrohet që të vinte edhe Nexhmia kandidate e komitetit qëndror unë nuk jam dakord, sepse ajo nuk mund të transferohet me Viton. Unë pra mendoj që Nexhmia të mbetet antare e komitetit qëndror dhe Fiqreti me të dy shoqet e tera kandidate. Për heqjen e shokëve nga plenumi unë nuk jam darkod, këtë gjë mendoj të mos e shikomë.

 

Shoku Beqir Balluku: Është tjetër çështe të jesh baxhanak dhe tjetër të jesh burrë e grua në plenum.

 

Shoku Hysni Kapo: Në rast se këtu konstatohet gjeja më e vogël më duhet t’ia vëmë në duke njeri tjetrit, Prandaj unë mendoj që Nexhmia të mbetet antare e Komitetit qëndror, po thuhet se ao ka të meta në punë, kështu kemi të gjithë ne, ahere ta kritikojmë dhe ta ndreqim. Për Fiqretin jam dakord që të zbresi në kadidate. Për Etemin edhe unë mendoj të mbetet në plenum, me gijthëse është ma i dobti.

 

Shoku Rita Marko: Për shoqet unë e thashë mendimin tim, që për inters të partisë ne mund të bëjmë gjësendi, psh mund të hiqen Vitua me elenin që janë burrë e grua respektivisht me Hysninë dhe Josifin.

Elenin unë mendoj se mund ta heqim, sepse këtu është plenum i komitetit qëndror dhe bëhet analizë e çështjeve, kritika dhe autokritikta në punë. Eleni nuk ka punuar mirë si drejtor politik dhe ky ësht ënë fakt që meriton për ta larguar nga penumi, kurse Vitua mund të lihet. Edhe Panajoti mund të shikohet, sepse ai merr pjesë në diskutim dhe me gjithëse disa herë ka gabuar dhe nuk ka punuar mirë, prapë mund të qëndrojë se është shok i mirë. Në vend të Elenit po ta heqim mund të ngremë ndonjë shok tjetër që ka punuar mirë.

 

Shoku Hysni Kapo: Në qoftë se duam të ndreqim punë, e vetmja masë që mund të marrim është vetëm për Viton, jo se nuk e meriton, po disa nga ne jemi më të pleksur nga të tjerët, dhe ajo jo vetëm si gruaja e ime po edhe si motër e Piros. Po të shqyrtohet çështa e saj besoj se nuk kemi kundërshtime të tjera.

 

Shoqja Liri Belishova: Edhe unë is shokët e tjerë mendoj për çështjen e shoqeve, ato e meritojnë këtë vend, po edhe ajo c’thonë të tjerët ka rëndësi dhe për këtë nuk e kam fjalën për elementet antiparti. Në komitetin qëndror shenja familjariteti gjer tani nuk ka, po ne jemi një vendi vogël dhe rreziku ekziston, ai që nnuk është në komitetin qëndror një të tillë mund ta mendojë.

Mendimi im tani është që të lëmë çështjen si thotë mbledhja e përfaqësueve, po përpara se të vijë në mbledhe unë kisha menduar për Viton dhe për Elenin, sidomos për Viton që është shumë më e pleksur nga të tjerat.

 

Shoku Hysni Kapo: Vitua është motër e Piros, kushurirë e Kiço Ngjelës, Eleni është e shoqja e Josifit, prandaj mund të hiqen se edhe ndonjë ndihmë shumë të madhe nuk i kanë dhënë Komitetit qëndro. Prandajj unë mendoj që të dyja këto shoqe mund të ikin nga komiteti qëndror, ato kanë mundësi që Komitetin qëndror ta ndihmojnë edhe nga jashtë.

 

Shoku Mehmet Shehu: Kjo çështje duhet parë me kujdes. Ose të nisemi nga çështa që qenien e shoqeve në marrëdhënie gjinie në plenum ta kufizojmë me maksimum, duke pasur paraysh interesin e partisë që të qëndrojnë në plenum po ta meritojnë, ose t’i vemi gjer në fund problemit. Po të duan t’i mbyllim gojën elementit armik ahere çështja duhet shtruar këshut që Nexhmia, Maqua, eleni, Fiqireti dhe Vitua të hiqen nga komiteti qëndror, nëse kjo që nuk i lë asnjë shteg ku të kapet armiku. Unë jam për këtë variant, dmth të hiqen këta pesë shokë, dhe jo për faktin se nuk e meritojnë po sepse ata duhet t’i sakrifikojnë për interesat e larta të partisë. Po ta marrësh hollë hollë, ne jemi pesë çiftë në Komitetin qëndror, prandaj ta gjykojjmë mirë gjendjen që është so tnë komitetin qëndror. Mendimi im është që Nexhmia dhe Maqua të jenë kandidë të komitetit qëndror.

 

Shoku Enver Hoxha: Për Maqon unë mendoa të ish antar i Komitetit qëndror se është shok i mirë dhe e meriton dhe ka më tepër perspektivë nga Nexhmija, është edhe më energjijk e më puntor.

 

Shoku Mehmet Shehu: Do të ish më e drejtë të veprohej ashtu si thashtë unë. Kështu problemi bëhet akoma më preokupant dhe nuk merr zgjidhje.

 

Shoku Enver Hoxha: Unë mendoj që Maqua të vijë anetar i Komitetit qëndror dhe Nexhmija mund të zbresi kandidate. Maqua është shok me perspektivë, punëtor dhe energjik.

 

Shoku Mehmet Shehu: Unë mendojj mos ta lëmë çifte me të drejtë vote në Komitetin qëndror, bile kjo çështje që u ngritur nga shoku Enver Hoxha mua as që më kishte shkuar fare ndër mend. Për fiqiretin do t’i themi Kongresit që ka bërë këto gabime, po sipër Fiqretin dhe për Maqon do t’u themi njëkohësisht se e meritojnë të jenë anatarë të plenumit, po janë edhe këto.

Aresye që nuk mund të jenë antarë. Po të bëjmë këtë, ne kemi bërë një hap të madh përpara, ndryshe jemi në pozitat që ishim.

 

Shoku Pilo Peristeri: Mendoj se po të shkojmë pas atyre që thonë mileti, duhet të mos lëmë asnjë familjaritet në Komiteitn qëndror. Mua më duket se në parimin nuk jemi keq dhe sa për njerëzit ata duhet t’i gjykomë sipas punës, sepse të gjithë këta për të cilët bëhet fjalë kanë dalë gjatë luftës. Fiqireti ka aresye që të zbresë si kandidate e Komitetit qëndror. Unë them se Maqua meriton të ngrihet anetar i komitetit qëndror.

 

Shoku enver Hoxha: Që t’i mbajmë disa shokë kandidatë kurse e meriton antar s’e bën dot. Edhe sikur ta bësh, Maqua do të eci përpara, kur të vijë kongresi tjetër e mban do më në vend?

 

Shoku mehmet Shehu: Ne duhet të pranomë këta që jemi i vetmi komitet qëndror në botë që kemi këtë gjendje familjariteti. Me këtë ne i kemi dhënë në farë shkase elementeve jjo të mirë që të flasin. Prandaj nuk duhet ta lëmë të vazhdojë kështu kjo gjendje.

 

Shoku Pilo Peristeri: Këtu me gijthë atë nuk ka ndonjë shkelje me duket mua.

 

Shoku Mehemet Shehu: Ahere si e shtruam ne duhet të kthehemi prapë. Unë nuk jam dakord kështu, kjo është një plagë tek ne.

 

Shoku Beqir Balluku: Po ne për këte konkluduam tani.

 

Shoku mehmet Shehu: Unë nuk jam i bindur për vehte, me duket se nuk është e drejtë kështu si kemi vendosur ne.

 

Shoku Beqir Balluku: Parimisht unë jam dakord kështu, po ne këto momente ne kështu duhet të veprojmë.

 

Shoku Enver Hoxha: Unë vetem për çështjen e Maqos nuk jam dakord me Mehmetin.

 

Shoku Mehmet Shehu: Dhe unë nuk jam darkod që të ngrihet Maqua. Unë mendoj të mos ketë asnë çift anetarë të Komitetit qëndror dhe kandidatë vetëm në ndonjë rast të jashtëzakonshëm.

 

Shoku Enver Hoxha: Po ja ne kemi çështjen e votës.

 

Shoku Gogo Nushi: Po të jetë çështa e situatës si antare, si kandidat, njësoj është për popullin dhe antaret e thjeshtë, prandaj edhe kjo që thotë Mehmeti nuk është e drejtë. Me zgjerimin që i bëhet tani Komitetit qëndror gjendjen na e kemi kompesuar dhe përmirësuar.

 

Shoku enver Hoxha: Ne mund ta zbresim dhe Nexhmien ashtu si thotë Mehmeti.

 

Shoku Hysni Kapo: Unë me këtë nuk jam dakord. Gjer sa nuk ka fajj ta lëmë si ç’është, pse ta zbresim? Apo për hir të thashethemeve. Ne duhet të bëjmë edhe diferencim midis Fiqretit dhe Nexhmies. Për Maqon edhe jam i mendimit se duhet të vijë në Komitetin qëndror.

 

Shoku Mehmet Shehu: Ahere me këtë mënyrë problemi i lidhjeve familare tek ne nuk gjen zgidhje dhe jam i bindur se kështu gabojmë.

 

Shoku Enver Hoxha: Po të zbresi Nexhmia dhe të ngrihet Maqua ka edhe një ndryshim se Liria është antare e Byrosë politike po edhe unë am antar i Byrosë politike, duke qenë kështu partia na konsideron më të pjekur dhe as lart nga natarët e Komiteitt qënndror. Prandaj si Liria dhe unë influencojmë më shumë te këta të dy. Pra, Nexhmia mund të ulet dhe Maqua mund të ngrihet.

 

Shoku Mehmet Shehu: Mendoj se çështja duhet shtruar kështu, ne kësa situate duhet ‘ti japim zgjidhje se këtu nuk po bëjmë asgjë përveç zgjerimit të Komiteitt qëndror.

 

Shoku Hysni Kapo: Unë jam i mendimit edhe Maqua të vijë në Komitetin qëndror dhe Nexhmia të mbetet siç ka qenë dhe them se këtë çështe e zgjidhim në mënyrë të drejtë.

 

Shoku mehmet Shehu: Unë mendoj se kështu nuk e zgijdhim drejt. Ne duhet ta likuidojmë këtë situatë, po në rast se nuk e bejmë dot këtë gjë hë për hë, të paktën të bëjmë një riaprim. Ne duhet të fusim në shpirtin e antarëve të partisë frymën e guximit. Antarët e theshtë besnikë të partisë haptazi nuk e thonë, prandaj ne nuk duhet të lëmë asnjë farë rezerve tek antarët e partisë, ne duhet të sakrifikojmë për hir të intersave të partisë, kështu partia nuk ndihmohet.

 

Shoku Enver Hoxha: unë jam dakord që Nexhmia të ulet po Maqua duhet të vijë në Komitetin qëndror, ka më shumë rreziqe që të bjerë në influencime Nexhmia se sa Maqua, si është burrë dhe me origjinë puntore dhe çështja e originës nuk është një gjë e kotë.

 

Shoku Mehmet Shehu: Unë e mendoj çështjen nga ana parimore.

 

Shoqja Liri Belishova: Unë mendoj që Eleni dhe Viton t’i heqim nga Komiteti Qëndror.

 

Shoku Mehmet Shehu; Unë nuk jam dakord, kështu i japim armë armikut të na luftojë.

 

Shoku Enver Hoxha: Ne nuk i mbajmë ato në qoftë se nuk e meritojne.

Shoku Mehmet shehu: Mund te vendoset kështu, po unë nuk jam dakord se ashtu i japim mundesi partise te kete rezerva.

 

(AQSH, F. 14, V. 1956, D. 52, Fl. 11-26)

 

 

Loading...