Bieber shijon beqarinë e tij

0
148

 

Justin Bieber in 2012Justin Bieber po shijon në maksimum rikthimin e tij beqar, pas ndarjes me aktoren Selena Gomez. Ditën e martë, 18-vjeçari i konsideruar si një idhull për shumë adoleshentë është parë duke u argëtuar me disa vajza për orë të tëra në klubet e natës së Londrës. Në mëngjes ai shkoi në hotel i shoqëruar prej dy prej tyre. Megjithatë, një ditë më pas, në ceremoninë e çmimeve më të mira muzikore në Britaninë e Madhe, Bieber u paraqit i shoqëruar nga një vajzë tjetër brune. E ndërsa emri i vërtetë i brunes, e cila duket se mund të jetë e dashura e re e Bieber nuk dihet, burime thanë në shtypin anglez se ajo është një aspirante këngëtare e një qyteti të vogël në Britani. “Që prej gjimnazit, ajo është përpjekur që të fitojë sa më shumë famë që të jetë e mundur. Megjithatë, mbetet ironik fakti se vetëm shoqërimi me Justin, vlen më shumë se gjithçka që ajo ka bërë më parë në drejtimin e famës”, – deklaroi një burim pranë këngëtares.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency