Ekskluzive Investim në çdo cep, objektet që do të ndërtohen dhe rikonstruktohen gjatë 2013-ës

0
108

Ervin Kaduku

rrugetListat përkatëse dhe fondet e caktuara publikohen sot për herë të parë nga gazeta “Standard”

 

 

Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve ka vendosur financimin në vlerën rreth 12 milionë euro për infrastrukturën vendore për këtë vit. Në një vendim të tij, ky institucion i qeverisë ka akorduar 1.677.288.969 lekë, pjesë e fondit të buxhetit të vitit 2013, për Fondin për Zhvillimin e Rajoneve, të ndarë si më poshtë. Vlera prej 299.803.126 lekësh do të jepet për likuidimin e projekteve të infrastrukturës rrugore, ndërsa vlera prej 1.377.485.843 lekësh, për projekte në zbatim të infrastrukturës rrugore. Listat përkatëse dhe fondet e caktuara publikohen sot për herë të parë nga gazeta Standard. Këto lista tregojnë strategjinë e qeverisë, se në ç’drejtime do të punohet për realizimin e mëtejshëm të premtimit programatik të përafrimit të kushteve të jetesës për banorët e zonave rurale me ata të zonave urbane, për të krijuar një rrjet modern dhe efektiv të infrastrukturës për të gjitha zonat e vendit.

 

Listat me fondet dhe objektet që do të ndërtohen apo rikonstruktohen gjendet e plotë në gazetën “Standard”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency