Përfundon studimi i fizibilitetit, ja çfarë do të përmbajë terminali i ri i Tiranës

0
139

terminaliNë terminalin multimodal të kryeqytetit do të jetë stacioni i tramit, shërbim i cili në Tiranë dhe Shqipëri do të ofrohet për herë të parë

 

Ka përfunduat studimi i fizibiliteit për terminalin e i të Tiranës. Kompania italiane “Ital – Ferr” i ka dorëzuar Bashkisë së Tiranës studimin e fizibilitetit dhe termat e referencës, për koncesionin e terminalit të ri të pasagjerëve në Tiranë. Terminali është pjesë e një strategjie të gjerë të transportit urban i cili do t’u japë zgjidhje nevojave urgjente për përmirësimin e trafikut në Tiranë, nëpërmjet parkimit të gjithë mjeteve të transportit të udhëtarëve nga i gjithë vendi dhe krijimin e kushteve optimale për transportin e tyre në Tiranë.

Dokumenti i dorëzuar Bashkisë së Tiranës përmban studimin dhe analizat ekonomike të zhvillimit të transportit të udhëtarëve, për një afat 15-vjeçar, duke konceptuar dhe propozuar strukturën e terminalit, në një sipërfaqe prej 80.000 m², në afërsi të kthesës së Kamzës.

Në këtë terminal do të vendoset stacioni i ri i trenit, i cili pritet të nisë brenda muajit mars për t’i hapur rrugë fillimit të ndërtimit të bulevardit të ri, projektuar nga studio arkitekturore britanike “Grimshaë”. Në terminalin multimodal të Tiranës do të jetë stacioni i tramit, shërbim i cili në Tiranë dhe Shqipëri do të ofrohet për herë të parë. Stacioni tramvaj do të përfshijë edhe një depo për operacionet e mirëmbajtjes.

 

Terminali

 

Pas sugjerimit të Bashkisë është parashikuar në terminal dhe parkim nëntokësor, si një zgjidhje tepër eficiente dhe e përshtatshme për realizimin e plotë në funksionimin e këtij terminali, i cili do të funksionojë për parkim makinash private dhe autobusë.

Në mënyrë që të garantohet siguria, funksionaliteti i lëvizjes si dhe komoditeti i pasagjerëve, gjurmët e automjeteve dhe rrugët e udhëtarëve janë parashikuar të ndara. Rrugët e këmbësorëve janë ndërtuar kryesisht në 6,00 m mbi oborrin e terminalit, brenda dy hapësirave dhe dy ura në formë ndërtesave të pasagjerëve, në mënyrë që të minimizojë lëvizjen e udhëtarëve në nivelin e rrugës. Hapësirat e këmbësorëve dhe dy ndërtesat e pasagjerëve janë të lidhura me platformat e terminalit, nëpërmjet shkallëve fikse, shkallëve lëvizëse dhe ashensorë, të cilët lejojnë shkëmbimin midis mënyrave të transportit të ndryshëm. Brenda muajit shkurt, konsulenti do të paraqesë pranë Bashkisë së Tiranës strategjinë për zhvillimin e koncesionit si dhe gjithë dokumentacionin përkatës në lidhje me këtë, koncesion i cili do të shqyrtohet dhe miratohet nga Bashkia e Tiranës dhe BERZH. Pas miratimit hapet dhe procedura ndërkombëtare e tenderit, për ndërtimin e terminali të parë multimodal në Tiranë.

 

Në terminal parashikohet:

  • Në katin përdhe stacioni i tramvajit dhe trenit, depoja e tramvajit, si dhe qendra e pajisjeve hekurudhore;
  • stacion për autobusët ndërkombëtare në pronësi të kompanive të transportit shqiptar;
  • stacion për autobusë ndërqytetas;
  • stacion për autobusët ndërkombëtarë, në pronësi nga kompanitë e huaja të transportit;
  • Taksi-van zonë parkimi dhe një tarracë në formë katrore publik, në kufi në perëndim me terminalin e autobusëve urban;
  • parkimin e autobusëve, mikrobusëve dhe automjeteve të tjetra të transportit të pasagjerëve;
  • linjën për stacionimin e tramvajit, si zgjidhje alternative e transportit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe do të dalin nga Tirana;
  • rrugët e brendshme të qarkullimit të automjeteve, tramit etj., në territorin e terminalit; ambientet ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit; ambientet sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve

Vendet e parkimeve të autobusëve, mikrobusëve, taksive dhe automjeteve private, për fazën e parë janë:

  • autobusë të linjave ndërkombëtare – 34
  • autobusë të linjave ndërqytetës – 57
  • autobusë të linjave urbane – 15
  • mikrobusë – 48
  • parkim autobusësh – 26
  • taksi – 20
  • parkim i automjeteve private – 100

Nga ky terminal parashikohet të nisen:

  • automjete – 10 000
  • mikrobusë – 3 700
  • autobusë – 900
  • autobusë ndërkombëtarë – 100
  • autobusë urbanë – 180

Në 5 vjeçarin e parë (2020) pritet një rritje e kapacitetit prej 20%;

Në 5 vjeçarin e dytë (2025) kemi një rritje prej 25%, krahasuar me 2020; Në 5 vjeçarin e katërt (2035) kemi pothuajse dyfishim, krahasuar me 2025;

 

 

 

Bashkia aktivitete me rastin e 100 -vjetorit te pavarsisë së Kosovës

Bashkia e Tiranës do të organizojë ditën e sotme, duke nisur nga ora 11.00 deri në orën 20.00 aktivitete kulturore përgjatë rrugës “Murat Toptani”. Këngëtarët më të mirë, grupet më të suksesshme do të performojnë, në 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Të gjithë qytetarët e Tiranës që duan të festojnë sot Pavarësinë e Kosovës do të kenë mundësi të shijojnë muzikën më të mirë të vendit dhe të huaj. Drejtori i Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës, z. Arben Skënderi ka bërë të ditur axhendën e aktiviteteve dhe artistët pjesëmarrës. “Pesë vjet më parë kombi shqiptar festonte Pavarësinë e Kosovës dhe ja, pesë vjet më pas, kjo datë e shënuar po afron. Sot, data 17 është festa e të gjithë shqiptarëve e jo vetëm e Kosovës. Bashkia e Tiranës ka vendosur ta festojë dhe këtu, në një formë shumë të hareshme, shumë të gëzueshme. Festojmë të gjithë qytetarët, gjithë artëdashësit, me këngëtarët që siç e shikoni jemi sëbashku këtu! Gjatë gjithë ditës, që nga ora 11.00, tek rruga pedonale e deri në orët e para të mbrëmjes do të ketë aktivitete nga më të ndryshmet, një koncert madhështor me Juliana Pashën, Vedat Ademin, Valon Shehun, Marselën, me grupin NA dhe shumë të tjerë. Do të jetë cirku i Tiranës që do na dhurojë një spektakël të magjishëm e do të kemi shumë surpriza të tjera për qytetarët e Tiranës, në mënyrë që kjo festë të ndihet në mbarë trojet shqiptare. Sigurisht që festa nesër do të jetë e përqendruar në Kosovë. Bashkia e Tiranës, Tirana,kryeqyteti ynë që e ka mbështetur dhe gjithë ky komunitet këtu duhet që patjetër të vijë të festojë me ne!Nesër (sot) është një ditë e shënuar, ndaj kjo ditë duhet mbajtur mend dhe ne duhet të mblidhemi të gjithë, për ta festuar sa më hareshëm” – u shpreh z. Skënderi.

 

 

Mësuesit, në prill provimi i kualifikimit, përcakton rritjen e pagës

Në muajin prill mësuesit do të japin provimin e kualifikimit. Sipas Ministrisë së Arsimit ky provim do të tregojë nëse mësuesve do tu rritet paga apo jo. Në 27 prill mijëra mësuest do të testohen lidhur me aftësitë e tyre kualifikuese. Programet e kualifikimit për të gjitha profilet lëndore, ku mund të mbështeten mësuesit që do të marrin pjesë në provim janë shpallu në sajtet e derjtorive arsimore.  Në rregulloren e provimeve, përcaktohet se kandidatët për provimet e kualifikimit duhet të plotësojnë formularët e aplikimit për të marrë pjesë në provimin final duke dorëzuar edhe “portofolat profesionale” sipas profileve lëndore përkatëse, brenda datës 20 shkurt 2013.  Listat e kandidatëve për provimet e kualifikimit, së bashku me vlerësimet e portofolit, i harton Drejtoria Arsimore brenda datës 15 mars 2013, të cilat publikohen në vende të dukshme. Nëpërmjet kësaj liste arsimtarët mund të mësojnë nëse plotësojnë kushtet për të hyrë në provim ose jo.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency