Gerald Xhaferi: Gëzuar Shën Valentinin! Të dua shumë zemra ime

0
284

VESA BIGU

Shën Valentini nuk do të ikte kështu pa një deklaratë dashurie dhe nga ana e Big Bastës. Ai në rrjetin e vet social Facebook e ka uruar zemrën e tij, Vesa Luma, për festën e të dashuruarve. Nëpërmjet një urimi special në murin e Facebook-ut të Vesës ai i shpreh asaj dhe një herë dashurinë e tij të pafundme për të. Çifti simpatik e ka festuar Shën Valentinin duke performuar live në një nga lokalet e Elbasanit. Ja si shprehet Geraldi për këtë: “Mirëdita miq! Gëzuar Shën Valentinin! Sonte shihemi në Elbasan! Mezi pres ta djegiiiiiimmmm!!! Rosvelt Party, në Elbasan këtë Shën Valentin. Do jemi bashkë gjithë natën Big Basta dhe Vesa Luma, per tja kaluar sa më perfekt! Rinia e Elbasanit e kupton për çfarë bëhet fjalë…. për Boooommmm Faleminderit Elbasani! Jeni të mrekullueshëm!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency