Qeveria përcakton financimet për fetë, myslimanët marrin më shumë se katolikët dhe ortodoksët

0

Driçim Çaka
feteBuxheti i plotë për bashkësitë fetare do të jetë 105 162 000 nga të cilat 30 492 000 shkojnë për komunitetin myslimanë

Loading...

Komuniteti Myslimanë do të marrë pjesën më të madhe të financimit për fetë nga buxheti për vitin 2013. Qeveria ka miratuar ditën e djeshme vendimin që përcakton shumën që do të përfitojë çdo komunitet fetar. Buxheti i plotë për bashkësitë fetare do të jetë 105 162 000 nga të cilat 30 492 000 shkojnë për komunitetin myslimanë, 24 948 000 shkojnë për Kishën Ortodokse Autoqefale, 24 948 000 do të përfitojë Kisha Katolike në Shqipëri si dhe 24 774 000 do të shkojnë për Kryegjyshata Botërore Bektashiane.
Ja sa përfiton çdo bashkësi fetare
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 30 492 000 (tridhjetë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, të ndarë përkatësisht:

-11 340 000, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 90 punonjës të administratës;
-19 152 000, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 152 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar:
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 24 948 000 (njëzet e katër milionë e nëntëqind e dyzet e tetë mijë) lekë, të ndarë përkatësisht:

-19 908 000 për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 158 punonjës të administratës;
-5 040 000, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 24 948 000 (njëzet e katër milionë e nëntëqind e dyzet e tetë mijë) lekë, të ndarë përkatësisht:

-5 670 000, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 45 punonjës të administratës;
-19 278 000, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 153 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 24 774 000 (njëzet e katër milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e katër mijë) lekë, të ndarë përkatësisht:

– 3 528 000 për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 28 punonjës të administratës;
– 14 246 000 për ndërtimin e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane (Odeonit);
– 7 000 000 për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj, në kërkesën e vitit 2013, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur për kryerjen e veprimtarive të parashtruara.
Ja sa u përfitua një vit më parë
-Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfitoi shumën 28 160 000
-Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfitoi shumën 24 370 000
-Kisha Katolike në Shqipëri përfitoi shumën 24 720 000
-Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfitoi shumën 21 993 000

 

Tenderi i ujërave të zeza në Tiranë, 4 kompani në garë
Katër kompani të njohura në botë janë në garë për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të ndotura në Tiranë. Ky projekt financohet nga banka japoneze për Zhvillim dhe zhvillohet konform kërkesave të vendosura nga ky institucion, përfshirë edhe monedhën e ofertave, vlera e të cilave është në jen japonez. Banka ka vendosur një financim prej 90 mln euro për ofertën më të mrië. Gjatë tenderit të hapur u prezantuan ofertat më të përshtatshme, ku më të ulta rezultuan oferta e kompanisë italiane donti e bogota me një vlerë prej rreth 58 mln euro. Hapi tjetër i këtij tenderi është shqyrtimi i ofertave dhe shpallja e fituesit, i cili do të bëhet pas disa ditësh.

Tafaj: Kërkimi shkencor ende mbrapa por do të përparojë
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj pranoi se kërkimi shkencor është ende mbrapa krahasur me vendet kryesore të Bashkimit Europjan. Këtë deklaratë ministri e bëri në Unversitetin Politeknik ku nënvizoi se kërkimi shkencor mund të përparojë vetëm në sajë të ngritjes së qendrave të kërkimit pranë çdo departamenti. Tafaj thekësoi se duhen fonde, por universitetet shqiptarë mund të përfitojnë nga programet ndërkombëtare sic është ai “tempus” ku Shqipëria bën pjesë dhe fondi i tij kap shifrën e 1.2 milionë eurove. “Ne nuk po pretendojmë që kemi një kërkim shkencor të zhvilluar në universitetet tona, aq më pak një kërkim fondamental. Por ky nuk është një parakusht i pakapërcyeshëm, mjafton të kemi kërkime të aplikuara dhe që këtu mund të prodhojmë dije. Çdo departament i fakulteteve të universiteteve tona ka çfarë të ofrojë rajonit, komunitetit dhe gjithë vendit përmes projekteve të zhvillimit, ofrimit të trajnimit të specialistëve dhe ekspertëve”, – përmendi Myqerem Tafaj

Loading...