Provimi i Shtetit Lista e kandidatëve në degët Teknik Laboratori, Logopedi dhe Imazheri. Datat dhe oraret

0
724

Driçim Çaka

teknikRregullat që duhen pasur parasysh

Mënyra e zhvillimit të provimit

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar datat e provimeve për tri profesione të lira të cilat do të nënshtrohen testit. Studentët që janë diplomuar në degët Teknik i Lartë Laboratori, Logopedi dhe Imazheri do të japin provimin e shtetit në datat 28 shkurt dhe 1 mars. Të gjithë kandidatët që do të testohen gjatë kësaj faze në provimin e shtetit e japin provimin për herë të parë. Provimi për këto profesione do të jetë një risi pasi profesionet e tjera që janë testuar në provimin e shtetit kanë treguar dhe nivelin se ku ndodhen të rinjtë dhe për këto profesione do të mësohet se cilët janë kandidatët që do të konkurrojnë për një vend pune.
Rregullat
Kandidatët duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë në provimin e shtetit. Të jenë të pajisur me vërtetim regjistrimi. Të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit. Të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme për zhvillimin e provimit. Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi. Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit
Si zhvillohet provimi
Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmoj atë. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjetër!” Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhëse e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara.

Hungaria ofron bursa studimi falas për Master Shkencor
Ministria e Zhvillimit të Bujqësisë të Hungarisë ka shpallur programin e bursave të studimit sipas marrëveshjes së Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë pranë Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Qeverisë së Hungarisë. Ky program financohet nga Ministria e Bujqësisë e Hungarisë. Programi i studimeve fillon semestrin mësimor në vjeshtën e vitit 2013 dhe ofron kurse MSc për lëndët mësimore të lidhura me sektorin e bujqësisë. Organizatorët mbulojnë shpenzimet e fjetjes në konvikte si dhe shpenzimet e teksteve mësimore. Krahas mbulimit të këtyre shpenzimeve, organizatorët ofrojnë shumën mujore prej 78.750 HUF (~290Euro). Gjatë periudhës së studimeve në Hungari, studentët kanë të drejtën e pjesëmarrjes në sistemin e sigurimit shëndetësor të Hungarisë. Afati i fundit për aplikime për këto bursa është 28 Shkurt 2013. Të rinjtë mund të aplikojnë në adresën http://fao.org/capacitydevelopment/scholarships/en/.

            Më shumë kompetenca për njësitë vendore. Tabaku: Vendimi, në 28 shkurt

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Jorida Tabaku ka inspektuar dje punimet në rrugën “Zonja Çurre”, në njësinë bashkiake nr. 2. Rruga me një gjatësi 230 metra linearë do të ketë trotuare, kanalizime etj. Vlera e investimit është 5.9 milionë lekë dhe një financim i Njësisë Bashkiake nr.2. “Jemi sot (dje) këtu për të inspektuar punimet që njësia bashkiake nr.2 ka filluar në rrugën “Zonja Çurre”. Ky investim, krahas investimeve që ne po bëjmë aktualisht për bulevardin “Petro Nini Luarasi”, për rrugën “Mihal Grameno”, për rrugën “Gramoz Pashko” kompleton investimet në këtë zonë, të cilat në rrugën “Zonja Çurre” prekin rreth 3000 banorë. Ky investim vjen pikërisht në një moment kur Bashkia e Tiranës është duke u kaluar disa kompetenca të reja minibashkive. Ashtu siç e deklaroi edhe Kryetari i Bashkisë, në mbledhjen e datës 28 shkurt, ne do të prezantojmë një paketë të re sa i përket decentralizimit dhe me vjen mirë që ka disa njësi bashkiake të cilat i marrin me seriozitet kompetencat e tyre dhe realizojnë mbledhjen e të ardhurave që shërbejnë dhe investohen për komunitetin”, – theksoi Tabaku. Nënkryetarja Tabaku bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do të investojë për të plotësuar rrugën me gjelbërim, ndriçim e me të gjithë standardet që kërkon ndërhyrja në këtë rrugë, sikundër në çdo rrugë tjetër të Tiranës. Deputetja e zonës znj. Lajla Përnaska u shpreh: “Do të doja t’i bashkohesha me gjithçka sa u tha për sa u përket investimeve në njësinë bashkiake nr. 2. Unë besoj se jo vetëm jemi në një rrugë të mbarë por edhe në një ditë të mbarë. Sot bie shi por në traditën tonë shiu është bereqet. Prej shumë e shumë vitesh, ne si banorë të kësaj zone kemi vuajtur përbaltjen nëpër këto rrugë e rrugica ku askush, asnjëherë nuk kushtoi as minimumin e vëmendjes. Ne, me një besim shumë të fortë në veten tonë dhe në programin tonë elektoral për Bashkinë e “Tironës” dhe për minibashkinë nr. 2, për një nga lagjet më të bukura dhe më të vjetra të kryeqytetit premtuam me gojën plot që do të futemi në çdo rrugicë, në çdo cep të saj për t’i dhënë zhvillim dhe për t’i dhënë kësaj zone dinjitetin që i takon prej brezash”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency