Evropa në gjunjë, plas skandali i mashtrimit me mishin e kalit

0
189

mishi i kalitSkandali për mishin e kalit të deklaruar në mënyrë të rreme, ka filluar rreth një muaj më parë. Atëherë u gjetën gjurmë mishi kali në hamburgera që shiteshin në supermarkete në Britani të Madhe dhe Irlandë

 

Në Evropë ka shpërthyer një tjetër skandal me produkte ushqimore. Në vend të mishit të lopës në gjellë të gatshme është përdorur mish kali. Ministrat e BE do të konsultohen për masat e nevojshme dhe siç bëhet e ditur Gjermania është ende e paprekur.

Deri tani nuk njihen as përgjegjësit dhe as përmasat e vërteta të skandalit me mishin e kalit. Kjo duhet të ndryshojë së shpejti. Ministri britanik për Ushqimin, Ouen Paterson ka thirrur një tjetër takim krize me përfaqësues të lartë të industrisë ushqimore, për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Ai urdhëroi kontrolle të të gjitha produkteve me mish lope. Të mërkurën u mbajt një takim ministrash në nivel të BE-së.

 

Origjinë e panjohur

Skandali për mishin e kalit të deklaruar në mënyrë të rreme, ka filluar rreth një muaj më parë. Atëherë u gjetën gjurmë mishi kali në hamburgera që shiteshin në supermarkete në Britani të Madhe dhe Irlandë. Javën e kaluar provat laboratorike treguan se edhe lazanjat me mish lope përmbanin mish kali, madje në disa rast deri në 100 për qind. Gjurmët e para çuan tek prodhues francezë, që mishin e merrnin ndër të tjera nga Rumania.

Autoritetet në Francë dhe shtete të tjera të BE-së deri tani nuk e dinë se kur ka filluar mashtrimi me mishin e kalit dhe cilat janë përmasat e tij. Kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta deklaroi se nga provat kishte rezultuar se asnjë firmë në hapësirën rumune nuk ka shkelur rregullat e BE-së.

Mashtrim i konsumatorëve por pa pasoja për shëndetin

Javën e kaluar rrjeti i supermarketeve gjermane “Kaiser’s Tengelmann” hoqi nga shitja lazanjat e ngrira si masë parandaluese. Por të hënën ministrja gjermane për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ilse Aigner deklaroi se deri tani nuk ka të dhëna se “në Gjermani kanë hyrë në treg produkte me mish kali me përshkrim të rremë”. Nëse kjo do të kishte ndodhur do të bëhej fjalë për mashtrim të konsumatorëve, thotë Ariane Girndt, zëdhënëse për shtypin e Ministrisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, në bisedë me Deutsche Ëelle-n. “Kjo do të ishte një shkelje e paragrafit 11 të ligjit për produktet ushqimore”. Pra një shkelje e detyrimit të deklarimit, por përzierjet e mishit të gjetura deri tani në gjellët e gatshme nuk janë të dëmshme për shëndetin.

 

Mashtrimi

 

Edhe pse autorët nuk njihen ende, motivi për mashtrimin me deklarimin e rremë dyshohet të jetë thjesht etja për fitim. “Nëse përzien mish kali në mishin e lopës mund të kursesh shumë para”, thotë eksperti për produktet ushqimore Udo Pollmer, nga Instituti Evropian për Studime të Ushqimit dhe Produkteve Ushqimore. “Në disa vende të Evropës Lindore kuajt përdoren ende si kafshë pune dhe mishi i kalit është i lirë”. Për fitime më të larta nganjëherë mjafton edhe një përqindje e vogël e një mishi tjetër, shton Pollmer. Këtë e tregojnë edhe raste nga e kaluara, kur prodhuesit janë paditur pasi kishin përzier mish të grirë lope me mish derri, i cili është më i lirë.

Origjinën e mishit të kalit nga Evropa Lindore, Pollmeri e sheh si problem të vogël. “Unë do të gëzohesha nëse mishi i kalit ka ardhur nga Evropa Lindore, pasi tek ne rritësit e kuajve u japin kafshëve të tyre të gjitha llojet e ilaçeve që konsiderohen të mira. Në Evropën Lindore paratë për këtë mungojnë.” Nëse mishi i kalit i përdorur rezulton me origjinë nga Evropa Perëndimore, skandali do të ishte më i madh. Kjo do të nënkuptonte që është përpunuar mish kali, i cili nuk është parashikuar aspak për konsum nga njerëzit, por në rastin më të mirë për prodhimin e ushqimit për kafshë. Kështu për shembull autoritetet irlandeze për ushqimin po kontrollojnë produktet e mishit për përmbajtje fenilbutazoni, një lëndë që u jepet kuajve në rast dhimbjesh dhe temperature. Mishi i një kafshe të trajtuar me këtë medikament është i ndaluar të përdoret për produkte ushqimore.

 

 

 

 

Bode: Ja pse hoqëm TVSH-në për pajisjet e makineritë

Heqja e TVSH-së në import për makineritë dhe pajisjet që lidhen direkt me investimet do të shmangë procedurat e shtyrjeve të pagesë së TVSH në import. Ministri Ridvan Bode bën të ditur në faqen e tij zyrtare në Facebook, se ky propozim, që u mor parasysh dje nga Këshilli i Ministrave, lidhet me uljen e kostove të investimeve të mëdha të cilat në momentin e parë të punimeve kanë investime të konsiderueshme në makineri dhe pajisje dhe përkatësisht TVSH e paguar për importet e tyre rrit me 20 për qind koston e të tillë investimeve. “Me qëllim që të shmanget procedura e shtyrjeve të pagesës së TVSH në import si dhe uljes së kërkesave për rimbursim pranë administratës tatimore, në shuma të konsiderueshme, Ministria e Financave propozoi që në rast të investimeve mbi vlerën prej 50 milionë lek, makineritë dhe pajijset të përjashtohen nga pagesa e TVSH në import. Procedura e përjashtimeve do të përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të akordohet vetëm makinerive dhe pajisjeve që janë direkt të lidhura me investimin”, shprehet ministri.

Në VKM është propozuar që importimi i materialeve të ndërtimit të përdoruara si lëndë e parë në ndërtimin e hidrocentraleve është furnizim i përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Në momentin e fillimit të prodhimit, e gjithë TVSH në import, është e kreditueshme tek administrata tatimore, duke rritur në këtë mënyrë kërkesat dhe shumat për rimbusim nga kjo administratë. Në bazë të të dhënave të administratës doganore, për vitin 2011, TVSH e shtyre në import për investime ka qënë 2.3 miliardë lekë.

 

 

BE-SHBA pranë marrveshjes për tregtinë e lirë

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin negociatat për një marrëveshje për tregtinë e lirë. Këtë fakt e bëri të ditur Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barrozo gjtë një dalje për mediat. “Do të jetë një marrëveshje e kuptueshme që do të tejkalojë tarifat duke integruar tregjet dhe duke hequr barrierat. Vlerësohet se kur kjo marrëveshje të zbatohet ekonomia europiane do të rimëkëmbet sepse mendohet se do të jenë me miliarda euro fitime cdo vit, dhe dhjetëra mijëra vende pune”. Raporti vjen disa ditë pasi presidenti amerikan Barak Obama bëri apel për arritjen e një marrëveshje me 27 vendet anëtare pikërisht për tregtinë e lirë.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë krijuar tashmë marrëdhënien më të madhe ekonomike në botë dhe një nga më të komplikuarat.

Një marrëveshje e radhës do të lidhte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekonominë më të hvilluar në botë me katër vende të tjera gjithashtu të fuqishme si Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency