Llojet e sigurimeve në Shqipëri, çfarë mbulojnë dhe çfarë përfitohet

0
1058

sigurimiNë Shqipëri ekzistojnë 23 lloje sigurimesh të cilat bëjnë të mundur mbulimin e çdo fushe nga shëndeti deri te aksidentet. Sipas të dhënave qytetarët shqiptarë janë më të preokupuar për të siguruar makinën se sa shëndetin e tyre

 

1. Sigurimi i aksidenteve përfshirë plagosjet industriale dhe sëmundjet profesionale.

2Sigurimi i sëmundjeve mbulon: të ardhura fikse financiare nga paaftësia shëndetësore si dhe rimbursimin e shpenzimeve të trajtimit spitalor.

 

3. Sigurimi i mjeteve tokësore (të ndryshme nga ato që lëvizin mbi shina) mbulon dëmtimet ose humbjet nga mjetet tokësore motorike dhe mjete tokësore jo motorike.

 4. Sigurimi i mjeteve lëvizëse mbi shina mbulon dëmtimet ose humbjet nga mjetet lëvizëse mbi shina.

 5. Sigurimi i avionëve mbulon dëmtimet ose humbjet e pësuara nga mjetet ajrore.

 6. Sigurimi i anijeve mbulon dëmtimet ose humbjet e pësuara nga:anijet lumore dhe të kanaleve; anijet e liqeneve; anijet detare.

 7. Sigurimi i mallrave në transport (përfshirë mallra, bagazhe dhe të gjitha llojet e tjera të sendeve) mbulon të gjitha dëmtimet ose humbjet e mallrave gjatë transportit ose bagazhet, pavarësisht nga mënyra e transportit.

 8. Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës mbulon dëmtimin ose humbjen e sendeve të ndryshme nga ato të përfshira në pikat 3-7 të shkaktuara nga:zjarret, shpërthimet, stuhitë, forcat e natyrës, energjia nukleare, shkarja e tokës.

 9. Sigurimi i dëmtimeve të tjera të pasurisë mbulon të gjitha dëmtimet ose humbjet në pasuri (të ndryshme nga ato që përfshihen në pikat 3-7) kur dëmi është shkaktuar nga breshëri ose nga ngrica dhe çdo ngjarje e tillë, si vjedhja, të ndryshme nga ato të përmendura në pikën 8.

10. Sigurimi i përgjegjësive civile nga përdorimi i automjeteve mbulon të gjitha përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i automjeteve mbi tokë (përfshirë përgjegjësitë e transportuesit).

11. Sigurimi i përgjegjësive civile nga përdorimi i avionëve mbulon të gjitha përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i avionëve (përfshirë përgjegjësitë e transportuesit).

12. Sigurimi i përgjegjësive civile për anijet (detare, të liqeneve dhe të lumenjve, si dhe ato të kanaleve) mbulon të gjitha përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i anijeve ose barkave (anije të vogla), që lundrojnë në det, liqene, lumenj dhe kanale lundrimi (përfshirë përgjegjësitë e transportuesit).

13. Sigurimi i përgjegjësive civile te përgjithshme mbulon të gjitha përgjegjësitë, përveç atyre të përmendura në pikat 10-12.

14. Sigurimi i kreditit mbulon:rrezikun e mos pagesës për shkak të paaftësisë paguese, kreditë e eksportit, kreditë e shlyera me këste, kreditë hipotekore, kreditë bujqësore.

15. Sigurimi i garancive që mbulon garancitë e drejtpërdrejta dhe garanci të tërthorta

16. Sigurimi i humbjeve të ndryshme financiare mbulon humbjet financiare të shkaktuara si pasojë e: rrezikut në punësim,pamjaftueshmërisë së të ardhurave, motit të keq, humbjes së të ardhurave, shpenzimeve të përgjithshme të paparashikuara, shpenzimeve tregtare të paparashikuara, humbjes së vlerës në treg, humbjes nga qiratë ose të ardhurat, humbjes nga tregtimi, humbjeve financiare.

17. Sigurimi i mbrojtjes ligjore mbulon:shpenzimet për shërbimet ligjore dhe ato gjyqësore.

18. Sigurimi i asistencës ndihmon personat që kanë vështirësi gjatë udhëtimeve ose në çaste të tjera të largësisë nga shtëpia ose vendbanimi i përhershëm.

19. Sigurim jetë – vdekje mbulon:sigurimin për mbijetesë deri në një moshë të caktuar,sigurimin për vdekjen,sigurimin për mbijetesë deri në një moshë të caktuar ose për vdekje të parakohshme, sigurimin e jetës me kthim të primeve.

20. Sigurim martesë – lindje mbulon:shpenzimet që shoqërojnë martesën ose lindjen e fëmijëve.

21. Sigurim jete i lidhur me fonde të investimeve mbulon:sigurimin e jetës, të lidhur me aksione në fondet e investimeve, ku i siguruari merr përsipër rrezikun e investimit në lidhje me vlerën e aksioneve ose letrave të tjera me vlerë.

22. Sigurimi i administrimit të fondeve kolektive mbulon:sigurimin e individëve të bashkuar për qëllime të kapitalizmit të kontributeve të tyre dhe shpërndarjes së aktiveve në raport me fondet e akumuluara midis personave që kanë arritur një moshë te caktuar ose midis përfituesve të sigurimit,në rast vdekje të personave të caktuar.

23. Sigurimi i fondeve për pagesa i cili mbulon sigurimin e jetës së bazuar në llogaritjet aktuariale, sipas të cilës, në këmbim të një pagese të vetme ose periodike të rënë dakord paraprakisht, i siguruari dëmshpërblehet për periudhën e caktuar dhe shumën përkatëse.

 

Letrat me vlerë, fillon hartimi i strategjisë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me mbështetjen e Korpusit Vullnetar të Shërbimeve Financiare, FSVC, filloi projektin për hartimin e strategjisë për zhvillimin e tregut të letrave me vlerë në Shqipëri. Në periudhën 4-8 shkurt 2013 ekspertët Igor Gvozdanovic nga Kroacia dhe William Jannace nga SHBA, bashkëpunuan me specialistë dhe drejtues të AMF-së në përcaktimin e fokusit kryesor ku do të përqendrohet zhvillimi i sektorit të letrave me vlerë në vend. Eksperti Igor Gvozdanovic është Drejtor Ekzekutiv i fondit të investimit “Platinum Invest” në Kroaci dhe sjell përvojën e sektorit privat të tregut të kapitaleve për një vend i cili shumë shpejt do të jetë anëtar i Bashkimit Evropian. Eksperti William Jannace, jurist i specializuar për tregun e letrave me vlerë dhe vullnetar i FSVC ka punuar edhe më parë në projekte të tilla asistence në Jordani edhe në Rusi. Grupi i punës për hartimin e kësaj strategjie zhvilloi takime në Kabinetin e Kryeministrit, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, Bankën e Shqipërisë, Bursën e Tiranës, Dhomën e Tregtisë, si edhe me subjektet private që operojnë në tregun e letrave me vlerë. Misioni i ekspertëve të huaj për tregun e letrave me vlerë do të synojë në:
– Vlerësimin e kuadrit rregullues legjislativ;
– Përcaktimin e nivelit aktual të zhvillimit dhe faktorëve kryesorë që e influencojnë atë;
– Dhënien e rekomandimeve për AMF lidhur me barrierat e mundshme si edhe mundësitë për zhvillim më tej të këtij tregu;
– Hartimin e strategjisë për zhvillimin e tregut te letrave me vlerë në vend.
Projekti dhe veçanërisht ndërtimi i strategjisë për zhvillimin e tregut të letrave me vlerë në Shqipëri është i rëndësishëm për momentin në të cilin ai po zhvillohet. Aktualisht tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë (bono thesari dhe obligacione) është segmenti më aktiv i letrave me vlerë në vend.
Një sinjal pozitiv zhvillimi ishte licencimi dhe fillimi nga veprimtaria, më 1 shkurt 2012, i fondit të parë të investimeve në vend, “Raiffeisen Prestigj”. Po kështu në shtator të vitit 2012 u licencua edhe Fondi i Investimit “Raiffeisen Invest Euro”. Gjatë vitit 2012, Bursa e Tiranës nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim rajonal, në krijimin e një platforme rajonale elektronike të tregtimit. Projekti parashikon integrimin e tetë bursave të rajonit në këtë platformë të përbashkët dhe ky zhvillim shihet si hap nxitës për tregun e brendshëm të kapitalit.
Të gjithë këta faktorë, e bëjnë ndërtimin e strategjisë për tregun e letrave me vlerë një nevojë për t’ju përgjigjur dhe paraprirë zhvillimeve ekonomike.

Nënshkruhet kontrata, Kurum bleu 4 HEC-et

Më datë 11 shkurt 2013 përfaqësuesit e qeverisë shqiptare nënshkruan me kandidatin fitues shoqërinë “Kurum International” sh.a., marrëveshjet përkatëse për blerjen e aksioneve të shoqërive “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha dhe “HEC Ulëz Shkopet” sh.a.
Në vijim të procedurave, kontratat do të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe organet e tjera përkatëse sipas ligjit, dhe së fundi në Parlament.
Këshilli i Ministrave miratoi ofertat e shoqërisë “Kurum International” sh.a., si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve, përkatësisht të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a. dhe shoqërisë HEC Ulëz Shkopet sh.a.
Shifra totale e ofruar nga kompania turke ishte 109.5 milionë euro, fonde që kalojnë në buxhetin e shtetit.
 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency