Bie në pranga, kunati i Prendit kapos së bandës Italo-Shqiptare

0
194

Elton Qyno

gomoniaMario Sheko, arrestohet në Vlorë. I doli emri në përgjimet e bisedave të Ilia Prendit, për trafikun e drogës

 

Bie në prangat e policisë së Vlorës, kunati i një prej drejtuesve të një grupi kriminal që kryente trafikimin e drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Ka mjaftuar një urdhër-ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, që policia e Vlorës të vihen në lëvizje, duke arritur të arrestojë teksa ishte duke pirë kafe shtetasin Martin Sheko, person ky i implikuar në disa raste të trafikut të drogës. Sheko, njihet si kunati i Arben Shtëmbarit ose Ilia Prendit, i cili i ka marrë motrën e tij Laura Sheko për grua, me të cilën ka dhë fëmijë. Burime pranë policisë së Vlorës thanë për gazetën “Standard”, se Arben Shtëmbari, konsiderohet si i forti i lagjes “Çole” në Vlorë, ndërkohë që kunati i tij, ka qënë krahu i djathtë, për sa i përket besimin dhe kryerjes së punve të rëndësishme. Martin Sheko, është interceptuar në disa biseda telefonike, ku nga analizmi i tyre është mësuar se ai është pjesë e një grupi shqiptaro-italian, që ka si specialitet trafikun e drogës me gomone nga Shqipëria në Itali. Ky grup drejtohet nga kunati i tij Arben Shtëmbari, i cili aktualisht është i izoluar në burgun 313 pas arrestimit të tij nga policia në muajin Maj të vitit të kaluar.

Implikimi në trafiqe

Për shkak të implikimit të kunatit të tij Arben Shtëmbari në disa ngjarje kriminale, përfshirë këtu dhe vrasjen e shtetasit Artan Shenko, edhe kunati i tij disa vjet me i vogël ka hyrë në botën e krimit, duke u bërë ushtar besnik i Shtëmbarit. Burime pranë policisë thanë se në muajin Maj të vitit të kaluar kishin bërë arrestimin e Martin Shekos, por për shkak të mungës së provave është urdhëruar sërisht lirimi i tij. Mirëpo gjatë transkriptimit të bisedave telefonike nga ana e hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët janë duke hetuar dhe aktivitetin kriminal të katër personave të tjerë, në biseda ka dalë dhe emri i shtetasit Martin sheko. Menjëherë pas kësaj është urdhëruar arrestimi i tij si i implikuar dhe pjesë e organizatorëve të trafikimit të një sasie prej 95 kg drogë, e cila ishte planifikuar të transportohej në Itali me një gomone 7 metra të gjatë. Sipas prokurorisë, Martin Sheko, ka qënë në dijeni të këtij trafiku dhe është marrë më tepër me strehimin e gomones, sigurimin e lëndës djegëse, dhe bërjen gati të mjetit lundrues, me qëllim dërgimin e drogës në Itali. Në dosjen ku tashmë po hetohen Martin Sheko, kunati i tij Arben Shtëmbari, Mario Gjata, 37-vjeç, Artur Haxhiaj, 26-vjeç, dhe Artjol Haxhiaj, 31-vjeç, janë duke u kryer një sërë veprimesh të kordinuara me prokurorinë Italiane, pasi grupi vepronte dhe në Itali, ku deri tani në brigjet e këtij shteti janë arrestuar dy korrierë shqiptarë.

Trafiku i 550 kg drogë

Hetimet kanë zbardhur se Arben Shtëmbari është edhe organizator edhe i trafikimit të sasisë prej 550 kg lëndë narkotike të trafikuar më 22 prill në Itali, ku janë arrestuar për këtë sasi droge në bashkëpunim me autoritetet shqiptare Krenar Dulellari dhe Renato Xhoxhaj. Arben Shtëmbari është sipas policisë edhe autor i një rasti gjobvënie të ndodhur po më prill 2012 në dëm të një biznesmeni të identifikuar si D.B., në qytetin e Vlorës, i zbardhur po nga i njëjti hetim. Ndërkohë që në maujin Maj të vitit 2006, Arben Shtëmbari ka ekzekutuar me një plumb në kokë dhe më pas ka djegur në makinën e tij shtetasin Artan Shenko, i cili kishte qënë për disa kohë i fejuari i gruas së Arben Shtëmbarit, shtetases Laura Sheko. Vrasja dhe djegia e kufomës së bashku me makinën është bërë për shkak të xhelozisë, ndërkohë që gjykata e Vlorës e ka dënuar me 25 vite burg, ka qënë gjykata e Lartë ajo që ka prishuar vendimin dhe rikthimin e çështjes për gjykim, gjë e cila i solli lirimin nga burgu Shtëmbarit për shkak të përfundimit të afateve të hetimit.

 

 

Analiza në Elbasan, rritet numri i

dosjeve kryesisht dhe krimit ndaj jetës

Statistikat vjetore në prokurorinë e Elbasanit, rregjistrohen 2594 procedime, 36 janë kundër sistemit të drejtësisë

Elton Qyno

Mbi 53 dosje hetimore janë nisur kryesisht nga prokuroria e Elbasanit gjatë vitit 2012, ku si pasojë e hetimit janë arrestuar dhe gjykuar dhjetëra persona. Ky ka qënë numri më i lartë, i këtyre viteve për sa i përket nisjes së hetimeve me vullnetin e vetëm të prokurorit, ndërkohë që për sa i përket hetimit të dosjeve të ardhura nga nënpunësit të administratës publike, numri i tyre kap shifrën e 255 dosje në një vit. Ajo që vihet re gjatë punës hetimore të prokurorisë së Elbasanit, është se në këtë prokurori janë ndjekur dhe 36 çështje penale ndaj personave që kanë dhunuar sistemin e drejtësisë. Ka qënë prokurori i rrethit Elvin Gogaj, i cili në prani të kolegëve të tij dhe Oficerëve të Policisë Gjyqësore, ka vënë në dukje të gjithë punën 1-vjeçare të organit të akuzës që ai drejton. Gjatë zhvillimit të analizës është theksuar se çështje penale të rregjistruara për vitin 2012 kanë qënë gjithsej 1778, me 277 persona nën hetim, 547 të pandehur dhe 273 të arrestuar dhe gjithashtu ka pasur edhe 434 çështje penale të mbartura nga viti i kaluar, me 47 persona nën hetim, 213 të pandehur dhe 73 të arrestuar. Ndërkohë që për sa i përket dosjeve penale të dërguara në gjykatën e Elbasanit, numri i tyre kap shifrën 617 me 761 të pandehur e 270 të arrestuar. Por ashtu si vitin e kaluar vendin kryesor e zene veprat penale në sferën ekonomike dhe kundër pasurise. Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka pasur gjithsej 426 arreste në flagrancë dhe ndalime me inisiativë të policisë gjyqësore apo me urdhër të prokurorit. Gjithsej të pandehur të mitur kanë qenë 60 persona, ku të gjithë i përkasin seksit mashkull, kryesisht per veprat penale të vjedhjes. Të pandehur gjithsej mbi moshën 18 vjeç kanë qenë 1337 persona nga të cilët 1287 meshkuj dhe 50 femra, kryesisht për veprat penale në sferën ekonomike dhe kundër pasurise. Në raport të përkatësisë gjinore gjithsej kanë qenë 1347 meshkuj dhe 50 femra. Gjithsej 1397 të pandehur. Femrat evidentohen në pjesmarrje të kryerjes së veprave penale të vjedhjes, plagosje të lehtë, falsifikim, prostitucion, mashtrime etj. Janë pushuar gjithsej 620 çështje penale ose akuza. Është për t’u theksuar se numri i madh i pushimeve të procedimeve penale vitin e kaluar, ka si faktor ligjin për amnistinë të vitit 2012 si dhe depenalizimin e disa veprave penale si ato për fyerje apo shpifje për shkak të detyrës. Gjithashtu një faktor vendimtar është pushimi edhe në veprat penale që ndiqen me ankim kur i dëmtuari ka tërhequr ankimin apo ka refuzuar ta paraqesë atë si dhe në çështje penale të pushuara për shkak të parashkrimit.

Tabela

  • 2594 çështje penale
  • 324 persona nën hetim
  • 761 të persona të pandehur
  • 640 çështje ngjarje
  • 382 çështje nga shtetasit
  • 339 kanë qenë referime
  • 255 çështje nëpunësit publikë
  • 102 çështje nga ankimet
  • 53 proçedime kryesisht
  • 36 çështje kundër drejtësisë

 

 

Avokati i Malltezit paraqet provat kundër deputetit Balla

Pas thirrjes publike të Argita Berisha (Malltezit) që deputeti i OS-së Taulant Balla të mos bëhet pengesë për procesin gjyqësor, duke munguar në seancat e kaluara, dje ky i fundit është paraqitur bashkë me avokatin në seancë. Në procesin e djeshëm, i cili zgjati afro 45 minuta, trupi gjykues u njoh me provat që dispononte pala paditëse, të cilat u referohen akuzave që deputeti Balla ka bërë kundër Argita Berisha (Malltezit) lidhur me pagat e saj në universitetet ku punon si pedagoge, ato mujore dhe vjetore, si dhe të ardhura të tjera të cilat ajo i ka deklaruar në ILDKP. Pas paraqitjes së provave të palës paditëse, gjykata i dha kohë palës së paditur të njihet me provat dhe të bëjë deklarimet në seancën e radhës.

 

Abuzoi me të miturën, lihen të burg piktori

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg, Andon Sallon, 41-vjeçarin me profesion piktor, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën. Trupi gjykues ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 41-vjeçarin i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare të cilat kishin shkuar tek ai për të bërë tatuazhe. Sipas policisë Andon Sallo kishte marrë një ambient me qira në lagjen nr. 1, në Pogradec, në të cilin u bënte tatuazhe personave të ndryshëm. Më datë 4 shkurt të këtij viti dyshohet se një 16-vjeçare me iniciale J. J., nga Pogradeci ka shkuar për të bërë një tatuazh, por ka rënë pre e abuzimit seksual të 41-vjeçarit.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency