Zbulimi, bota është përmbytur para 7500 vjetësh

0
234

permbysjaNjë ekip hulumtimi i përbërë nga ekspertë nga Turqia dhe Kina ka gjetur “Varkën biblike të Noes në malin Ararat”, sipas raporteve të shtypit turk. Një nga anëtarët e grupit, dokumentaristi kinez Yang Ving Cing, tha se kishte gjetur një strukturë të vjetër prej druri në një lartësi prej 4000 metrash në malin Ararat, që ndodhet në lindje të Turqisë pranë kufirit iranian. Eksploratori, një anëtar i një organizate ndërkombëtare të përkushtuar për gjetjen e varkës legjendare që i mundësoi Noes dhe familjes së tij t’i shpëtonin përmbytjes, tha se mbetjet e gjetura janë më të vjetra se 4800 vjet. ”Nuk është 100 për qind e sigurt që është pikërisht Varka në fjalë, por ne mendojmë se është 99,9 për qind”, – tha ai në një deklaratë për agjencinë turke Anadolu.

“Struktura e varkës ka shumë ndarje, mund të themi se këto mund të jenë hapësirat në të cilat ishin vendosur kafshët”, – tha ai.

Ving Cing tha se kishte kontaktuar tashmë me qeverinë turke për të kërkuar mbrojtjen e zonës dhe për të filluar gërmimet, dhe tha se do t’i kërkonte UNESCO-s për të përfshirë këtë rajon në listën e trashëgimisë botërore. Kjo nuk është hera e parë që një grup pretendon të ketë gjetur Varkën në Ararat, mali më i lartë në Turqi, ku (sipas Biblës) ka qëndruar Varka e Noes.

 

Përmbytja universale

 

Janë gjetur kohët e fundit prova të rëndësishme në Detin e Zi që konfirmojnë ekzistencën e përmbytjes universale. Falë spedicionit të arkeosubit Robert Ballard dhe sidomos falë ”Little Hercules” të tij, një nëndetëse-robot e telekomanduar, u gjetën 12 milje larg bregut turk dhe rreth 90 metra në thellësi, kallama të përzierë me baltë dhe argjilë, që korrespondon me trarë të vjetër të një kasolleje rreth 35 metra katror, ​​rreth të cilës gjenden objekte dhe mjete në gjendje të mirë, edhe pse për momentin ato kanë mbetur në fund, për studiuesit nuk ka asnjë dyshim: bëhet fjalë për një ndërtesë që daton që nga kohët e neolitit.

Nga një pikëpamje shkencore, historia e përmbytjes universale është një fakt shumë i shpjegueshëm, datuar në më shumë se 7.500 vjet më parë. Besohet, në fakt, që në atë kohë zona e gjerë sot e pushtuar nga Deti i Zi, të ketë qenë një fushë pjellore kultivuar nga popullsi bujqësore nga Lindja e Mesme. Ajo mbartte, në pjesën e saj më të ulët (depresion) një liqen të vogël dhe lartësia e saj ishte shumë nën nivelin e Detit Mesdhe aty afër.

Shumë gjetje guaskash të fosilizuara në shtratin e Detit të Zi që datojnë në atë periudhë, megjithatë, sjellin konfuzion në këtë fakt duke hipnotizuar, si pasojë e ngjarjeve të jashtëzakonshme atmosferike, derdhjen e papritur të ujërave të Mesdheut në përputhje ma pozicionin aktual të Ngushticës së Dardaneleve. Vendbanimet njerëzore u përfshinë në këtë mënyrë nga ujërat dhe u përmbytën.

Uji në këtë mënyrë kishte përmbytur ultësirën, duke rënë për muaj të tërë nga një ujëvarë e lartë 150 m, në sasi 600 herë më të lartë se ajo e derdhur nga Ujëvarat e Niagarës. Një ngjarje e tillë katastrofike ka çuar në lindjen e Detit të Zi dhe ka shtyrë njerëzit që jetonin në ato zona të zhvendosen, duke i dhënë jetë historisë biblike të përmbytjes universale.

“Përmbytja zgjati 40 ditë mbi tokë dhe ujërat u ngritën dhe e ngritën Varkën… Ujërat u bënë të fuqishëm dhe u rritën shumë mbi tokë… Për çdo qenie që lëvizte mbi tokë”. Kjo është shkruar në Dhjatën e Vjetër. Nuk është vetëm doktrina e krishterë që raporton këtë incident, por janë disa dokumente të ndryshme antike që i referohen.

Ndër ta, ekziston saga sumere e Gilgameshit (mbreti i famshëm), ku protagonisti Utnapishtim, bën veprime dhe përvoja të ngjashme me ato të Noes.

Gjithsesi, në ato lartësi nuk ekzistojnë banime njerëzore: një dru i atyre dimensioneve ose më mirë një tra, maksimumi mund të transportohet ose të përfundojë deri aty. Spedicionet janë kryer duke ndjekur me përpikmëri shkrimet në Bibël, dhe gjithçka përputhet. Varka, pas përmbytjes, është zhvendosur në malin Ararat dhe pastaj është thyer në mes si shkak i një tërmeti të mëvonshëm.

Varka del kështu në sipërfaqe pas më shumë se 4371 vitesh dhe është një zbulim shkencor i jashtëzakonshëm. Dëshmi të shumta janë dhënë dhe nga spedicione të tjera si ajo e francezit Navarra. Pas tyre kanë qenë dhe zbulimet satelitare amerikane.

 

 

Gruaja që vdiq dhe u rikthye përsëri në jetë

Të gjithë e dinin të vdekur, madje ishin mbledhur për ta vajtuar, por një grua 101-vjeçare u zgjua dhe e habitur pyeti se pse në shtëpinë e saj, ndodheshin aq shumë njerëz. Kjo është historia e Peng Xiuhua, një grua që jeton në qytetin Lianjiang në Kinë, e cila ndërroi jetë 2-3 javë më parë, por vetëm për pak orë. Pasi u kthye nga bota e përtejme, e moshuara vendosi të shihte anën pozitive të vdekjes, ajo ishte e kënaqur që kishte kaq shumë njerëz që e donin dhe që do të mërziteshin për largimin e saj nga kjo botë. Ç’është më e bukura, ajo përjetoi po ashtu përvojën unike, të ishte e pranishme “e gjallë”, në funeralin e saj dhe me sa duket i pëlqeu ajo që pa. “Jam një grua me fat. Jo vetëm që pashë sa shumë njerëz më donin, por shyqyr që u zgjova në kohë, para se të merrte fund çdo gjë”, – tha ajo. Mjekët ende nuk arrijnë të shpjegojnë atë që ka ndodhur, por një gjë është e sigurt, e moshuara do të jetë në këtë botë edhe për pak kohë.

 

 

Super-stuhia diellore rrezikon të lërë botën pa energji elektrike

Një “super-stuhi” diellore mund të përplaset në satelitët komunikues të Tokës si dhe të shkaktojë mungesë të rrezikshme të energjisë në rrjetin kombëtar dhe t’i shkatërrojë ndihmat madhore të navigacionit të aeroplanëve, thuhet në një raport, në një raport në një artikull të të përditshmes londineze “Independent”. “Është e pashmangshme që një stuhi ekstreme diellore e shkaktuar nga shkëputja e miliarda tonelatave të materies me energji të madhe të Diellit, që lëvizin me shpejtësi prej një milion miljesh në orë ta godasë Tokën, në një të ardhme të afërt, por është e pamundshme të parashihet më shumë se 30 minuta para se aktualisht të ndodhë kjo, ka tërhequr vërejtjen një ekip i inxhinierëve”-përmendin specialistët e fushë. Vlerësohet se super-stuhitë diellore ndodhin një herë në 100 ose 200 vjet, ndërsa një stuhi e fundit e këtillë e ka goditur Tokën në vitin 1859, shkruan “Independent” dhe shton se inxhinierët thonë se megjithëse asgjë nuk ka ndodhur në vitet e gjithësisë, ne jemi shumë më tepër të ndjeshëm tash sesa para një shekulli, për shkak të pranisë gjithëpërfshirëse të elektronikës moderne.

 

Stuhitë diellore

Në gjysmëshekullin e kaluar ka pasur një numër të “shmangieve nga caku”, kur një eksplodim “masiv i shkëputjes në formë kurore” të materies energjetike nga Dielli është përhapur në gjithësi, duke e anashkaluar për pak Tokën. Në vitin 1989, një stuhi relativisht e vogël diellore i ka goditur disa transformatorë kryesorë elektrik në rrjetin kombëtar të Kanadasë, duke shkaktuar mungesë të madhe të rrymës elektrike. Stuhi të ngjashme diellore në mënyrë domethënëse e kanë rritur nivelin e rrezatimit në vitet 1956, 1972, 1989 dhe në vitin 2003, kanë shkruar ekspertët në raportin e tyre. Profesori Paul Cannon, i cili e ka kryesuar grupin punues të Akademisë për stuhitë diellore, tha se qeveritë duhet t’i formojnë bordet e motit të gjithësisë për t’i mbikëqyrë masat që synojnë minimizimin e ndikimeve të stuhive diellore. “Një stuhi diellore do të jetë sfidë, por jo kataklizëm. Dy sfida për qeveritë janë spektri i gjerë i teknologjisë i prekur sot dhe emergjenca e ndjeshmërisë së papritur derisa teknologjia zhvillohet”, – tha ai. “Mesazhi ynë është: mos bëni panik, por përgatituni. Stuhia diellore do të ndodhë një ditë dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të”, – tha Paul Cannon, dhe shtoi se “tashmë janë ndërmarrë shumë hapa për ta minimizuar ndikimin e stuhive diellore në teknologjinë aktuale… Ne vlerësojmë se Mbretëria e Bashkuar edhe më tutje do ta minimizojë ndikimin”. Stuhitë diellore e godasin Tokën pothuajse rregullisht, por këto janë shumë më të vogla sesa goditja e vitit 1859, që është emëruar sipas astronomit britanik Richard Carrington, që ishte super-stuhia e fundit diellore e vërtetë. Një zhvillim i ngjashëm sot do të ndikojë në mënyrë shkatërruese në rrjetin elektrik, ku transformatorët janë veçanërisht të ndjeshëm, pastaj do të ndodhë degradimi i aktivitetit të satelitëve, navigacioni GPS, aviacioni dhe me gjasë rrjeti mobil telefonik, veçanërisht rrjeti i ri 4G, që varet nga satelitët e GPS-it. “Satelitët janë sigurisht në linjën e parë të super-stuhisë. Ata janë pjesë e infrastrukturës sonë dhe ne kemi shqetësime lidhur me mbijetesën e tyre në super-stuhinë diellore”, – thotë Keith Ryden, inxhinier i Gjithësisë në Universitetin Surrey, shkruan e përditshmja londineze.

 

Në 16 shkurt asteroidi kalon shumë afër tokës

 

Vetëm 27.000 km pranë Tokës do të kaloj më 16 shkurt asteroidi “2012 DA14”. Madhësia e këtij asteroidi, i cili ka diametër 45 m, nuk përbën ndonjë rrezik të madh për planetin tonë.

Sipas llogaritjeve të shkencëtarëve një përplasje e mundshme i “2012 DA14” me tokën, do të krijonte një shpërthim me fuqi sa një bombe prej 2.5 tonë TNT. Forca goditëse e një shpërthimi të tillë, do mund të rrafshonte një qytet të tërë. Asteroidi në fjalë, për çdo vit bënë një “xhiro” pranë Tokës. Këtë vit sipas llogaritjeve do të afrohet paksa më shumë, por jo deri në atë gradë saqë ai të përplaset me tokën.

Siç dhe shpjegojnë shkencëtarët e NASA-ës, një gjë e tillë ka gjasa që të ndodh vetëm në vitin 2110. Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt.

Asteroidi nuk do të mund të shikohet me sy, por vetëm me teleskop.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency