E dinin shtrigë, fshati djeg të gjallë 20-vjeçaren

0
131

shtrigaNjë nënë e re u torturua dhe më pas u dogj e gjallë, pasi akuzohej se kishte vrarë djalin 6-vjeçar të një komshiu duke përdorur magji. Kepari Leniata, 20 vjeç, u ‘rrëfye’ pasi e tërhoqën zvarrë nga kasollja e saj, e zhveshën dhe e torturuan me një shufër të nxehtë. Më pas u hodh në një vendgrumbullim plehrash dhe u dogj e gjallë. Ndërsa ajo ulërinte, njerëzit i hidhnin sipër goma të ndezura flakë. Ngjarja e tmerrshme ndodhi në malësitë e Papua në Guine të Re, ku shumë njerëz besojnë se shtrigëria ekziston dhe ajo përdoret për të vrarë armiqtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency