9-vjeçarja në Meksikë lind një vajzë

0
107

bebe

Një vajzë nëntëvjeçare nga Meksika ka sjellë në jetë një bebe. “Vajza ishte pak më shumë se 8 vjeç kur kishte mbetur shtatzënë. Babai i foshnjës është një 17-vjeçar, por nuk po mund ta gjejmë, sepse është zhdukur”, – u ka thënë nëna e meksikanes Dafne autoriteteve lokale në shtetin Halisko të Meksikës. Meksikania 9-vjeçare e lindi foshnjën 2.7 kilogramë më 27 janar. Të dyja janë në gjendje të mirë dhe tashmë kanë dalë nga spitali. Por, mjekët po e ndjekin gjendjen e tyre për shkak të moshës së nënës së mitur. Rasti që ka tronditur Meksikën, është marrë në shqyrtim nga organet e drejtësisë. “Ne po e kërkojmë djaloshin për të dëgjuar edhe rrëfimin e tij, sepse vajza nuk po e kupton çfarë ka ndodhur. Bëhet fjalë ose për dhunim ose keqtrajtim seksual, – ka thënë një zyrtar i Prokurorisë së shtetit Halisko.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency